BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

PD: Ndërton pallat pa leje daja i Veliajt, policia hesht

PD: Ndërton pallat pa leje daja i Veliajt, policia hesht
Deputeti i Partisë Demokratike,  Aldo Bumçi denoncon zbatimin e ligjit sipas dëshirës së pushtetarëve. Ai në një deklaratë për mediat bëri të ditur se dyshja Rama-Meta po demonstron çdo ditë se për ta ka dy standarde për shtetin ligjor dhe zbatimin e ligjit. 
 
Sipas Bumçit, ligji është opsional dhe i zbatueshëm sipas dëshirës kur vjen puna për njerëzit e tyre.  Bumçi theksoi se ligji është i ashpër për qytetarët e tjerë të vendit, të cilët nuk janë pjesë e oligarkisë. 
 
"Dyshja Rama-Meta po demonstron çdo ditë, se për ta ka dy standarde për shtetin ligjor dhe zbatimin e ligjit. Ligji është opsional, fakultativ, i zbatueshëm sipas dëshirës kur vjen puna për njerëzit e tyre. Dhe ligji është i ashpër për qytetarët e tjerë të vendit që nuk janë pjesë e oligarkisë. Mediat raportojnë çdo ditë arrestime dhe procedime penale të shumëkujt që rregullon avllinë, suvaton muret e shtëpisë, riparon çatinë.
 
Kryetari i Komunës Blinisht arrestohet për murin e jashtëm të shtëpisë. Kryetari i Bashkisë së Urës Vajgurore, që ndërton pallat në mes të ditës në mes të qytetit jo vetëm nuk është arrestohet por as nuk procedohet dhe madje as qortohet. Kemi këtu vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Vlorës, që e shpall të paligjshme lejen e dhënë nga ky kryetar Bashkisë, për ndërtimin që ai vetë po bën. Pra ai po ndërton pa leje", tha Bumçi.
 
Ndër të tjera deputeti i PD-së nënvizoi se për kreun e Bashkisë së Urës Vajgurore nuk e kap ligji se është daja i Ministrit të Erion Veliaj. 
 
"Por Kryetarin e Bashkisë së Urës Vajgurore nuk e kap ligji se është daja i Ministrit Erion Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Urës Vajgurore nuk e zbaton vendimin e Gjykatës, sepse Vendimet e Gjykatave nuk i zbaton Edi Rama, Vendimet e Gjykatave nuk i zbaton Ilir Meta. Oligarkia thotë se udhëheq me shembull personal. Ja shembulli personal; ndërtimi pa leje, moszbatimi i ligjit, moszbatimi i vendimit të gjykatave.  Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të nisë menjëherë procedimin për këtë shkelje flagrante të ligjit të bërë botërisht të njohur në media", përfundon Bumçi. 
 

Më të lexuarat