BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PD nis luftën ndaj LSI, Basha frikë për rrjedhje votash, mobilizon bazën të marrë masa ndaj partisë së Petrit Vasilit

PD nis luftën ndaj LSI, Basha frikë për rrjedhje votash,

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, për të parën herë kanë nisur një betejë të fortë mes tyre. Që kur Ilir Meta braktisi qeverinë e Berishës dhe deri më sot, demokratët nuk kanë lëshuar asnjë akuzë ndaj LSI, por ditët e fundit situata ka ndryshuar. Dy ditë më parë ishte deputeti Edmond Spaho, i cili bëri një deklaratë të fortë nga Elbasani, ku deklaroi se LSI dhe PDIU do kalojnë shumë shpejt në opozitë. Por deklarata e tij ka ardhur për shkak të një sërë udhëzimesh që janë shpërndarë në bazë, ku LSI shihet si partia më e rrezikshme për demokratët. Sipas burimeve të sigurta të gazetës, krerët e degëve dhe njerëz pranë tyre janë udhëzuar që të godasin LSI në bazë, përfshirë dhe PDIU, pasi këto dy parti përbëjnë kërcënim për Partinë Demokratike. Nga kontaktet me zyrtarë të lartë në disa degë kyçe të PD, mësohet se për ta PS vijon të mbetet rivalja kryesore, por për nga rreziku, kërcënimi më i madh vjen nga LSI. Sipas demokratëve, PS e ka një pjesë të sigurt të elektoratit të saj dhe nga ana tjetër ka krijuar mjaft pakënaqësi në bazë. Për këtë arsye, ata janë të sigurt se demokratët nuk do i çojnë votat për Ramën. Mirëpo degët kanë marrë informacione se LSI ka nisur të bëjë për vete mjaft militantë dhe simpatizantë të PD. Sipas burimeve të sigurta, LSI ka nisur të vjelë mjaft vota nga PD kryesisht, por dhe ka marrë të pakënaqurit e PS. Burime të sigurta thanë se në disa zona si Pogradeci, Korça, Erseka, Durrësi, Fieri, Berati, etj., PD ka nisur të braktiset nga simpatizantët e saj. Shumë anëtarë janë bashkuar me LSI, ndërsa rrjedhje ka dhe në radhët e të rinjve. Ajo që penalizoi më shumë PD ishte çadra para Kryeministrisë dhe gjatë kësaj kohe, shumë demokratë u zhgënjyen dhe u bindën se zgjedhjet do braktiseshin prej saj dhe u larguan, duke shkuar kryesisht me LSI. Por pas nisjes së takimeve që kanë bërë koordinatorët dhe krerët e degëve, është evidentuar se ka një rënie të anëtarëve dhe kjo ka alarmuar Bashën, i cili ka kërkuar nga krerët e degëve dhe deputetët që të nisin luftën ndaj LSI dhe të ruajnë anëtarët e tyre. Pra për demokratët, LSI shihet si kërcënimi më kryesor, pasi më të predispozuar për të shkuar te LSI janë votat e demokratëve dhe socialistëve të pakënaqur. Edhe Rama e ka vënë re një gjë të tillë, pasi ka pasur reagime elektorati dhe për këtë arsye edhe ai pak ditë më parë kërkoi që të nisë lufta na bazë ndaj LSI.

Penalizmi i PD

Protesta e zhvilluar para Kryeministrisë duket se nuk e ka ndihmuar shumë Partinë Demokratike që të fitojë simpati te qytetarët, madje ajo e ka penalizuar shumë. Mjaft demokratë të ndërgjegjshëm gjatë kohës që PD ishte në çadër vendosën që të braktisin dhe votat e tyre pritet të shkojnë për LSI dhe për PS. Tek të gjithë, PD krijoi idenë e bojkotit të zgjedhjeve dhe për këtë arsye pati shumë nga ata që u rekrutuan nga dy partitë e majta dhe sot aderojnë pranë tyre. Për këtë arsye, PD është vënë në alarm. PS nga njëra anë e ka vënë re se PD e ka humbur elektoratin dhe ka nisur betejën për të marrë sa më shumë vota nga anëtarët e saj, ndërsa edhe LSI ka nisur të bëjë të njëjtën gjë. Por ndryshe nga PD, LSI ka nisur të marrë vota dhe nga PS dhe kjo ka bërë që PS-PD të kenë një rival të përbashkët. Për këtë arsye, si Rama dhe Basha kanë udhëzuar bazën të jenë vigjilentë ndaj LSI dhe të mos e tolerojnë në asnjë aspekt. Pra sinjalet janë dhënë se zgjedhjet do jenë shumë të nxehta dhe LSI shihet si partia më e rrezikshme në zgjedhje.

Kliti Topalli

 

Më të lexuarat