BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

PD: Rama fsheh krimin me një fletushkë false penaliteti

PD: Rama fsheh krimin me një fletushkë false penaliteti
Partia Demokratike me anë të një deklarate për mediat ka akuzuar sërish Ramën se ka bërë deputet një njeri të dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Romës për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi. Në deklaratë thuhet se Rama dëshmoi publikisht se me vetëdije të plotë, ai me firmën dhe vulën e tij i hapi dyert inkriminimit të parlamentit.
 
"Për Edi Ramën, të jesh i dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Romës për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi, është një fakt i thjeshtë që mund ta kalosh me një dëshmi penaliteti. Ky precedent i rëndë penal, për Edi Ramën nuk është pengesë për ta bërë dikë deputet. Sipas standardit të Edi Ramës, një fletushkë false pastron gjithçka.  Kështu e theu heshtjen disa javore Kryeministri, në lidhje me rastin e deputetit Arben Ndoka, i dënuar për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe rrëmbim personi.
 
Dëshmia e penalitetit, paska sipas Edi Rames forcën e gurit filozofik, dhe aftësinë për të fshirë të kaluarën. Me qëndrimin thellësisht të papërgjegjshëm që mbajti për këtë rast, Edi Rama provoi edhe një herë se ajo çfarë propagandon ndryshon si dita me natën me atë që bën. Kryeministri ka folur shumë për etikë, e moral, përtej ligjeve. 
 
Madje ka miratuar dhe një kod etike. Por kur vjen puna për një të dënuar për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi, që i duhet Ramës në parlament për të sulmuar opozitën, i duhet në fushatë për të kërcënuar kundërshtarët e manipuluar votat, kodi i etikës hidhet në kosh, dhe mjafton fletushka false e dëshmisë së penalitetit. Edi Rama dëshmoi publikisht se me vetëdije të plotë, ai me firmën dhe vulën e tij i hapi dyert inkriminimit të parlamentit, siç ka bërë me administratën, zyrat e shtetit e zyrat e Partisë Socialiste", përfundon deklarata e PD-së.
 

Më të lexuarat