BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PD: Sandër Lleshi do të jetë kukull e Ramës në krye të Ministrisë së Brendshme, nuk do të arrestojë asnjë kriminel

PD: Sandër Lleshi do të jetë kukull e Ramës në krye

Partia Demokratike vendosi në shënjestër edhe ministrin e Brendshëm të komanduar, Sandër Lleshi. Deputeti i kësaj force politike, Enkelejd Alibeaj gjatë një interviste mediatike deklaroi se Sandër Lleshi do të jetë një kukull e kryeministrit Edi Rama në krye të Ministrisë së Brendshme.

“Çfarë presim ne nga zëvendësministri i pestë? Ç’lind nga macja, gjuan për mi. Ka një arsye pse është vendosur. Duke qenë njeri pa peshë politike, që nuk ka treguar që nuk ka së paku dhe një lloj konsistence morale prej intelektuali për të refuzuar situatën ku vendi është do të thotë se ky jep garanci për Ramën për të mbyllur të gjithë aferat kriminale që ka. As nuk ka për të arrestuar Gjushin, as nuk ka për të arrestuar asnjë nga 40 bandat e famshme, as nga 4 familjet kriminale, do të jetë thjesht dhe vetëm një kukull që nuk do t’i çajë kryet Ramës siç ndoshta Xhafaj për axhendën e vetë personale mund ti kishte shkaktuar probleme. Praktikisht Ministër i Brendshëm është Rama që përdor një kukull të tillë”, u shpreh deputeti demokrat.

Alibeaj komentoi edhe vendimin e presidentit Ilir Meta për të mos e dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm. Sipas tij, një situatë të tillë e qartëson vetëm Gjykata Kushtetuese. “Organi që vendos në instancë të fundit çfarë është e drejtë apo jo është Gjykata Kushtetuese, që nuk e kemi. Ne nuk kemi prokuror të përgjithshëm, gjykatë të lartë, nuk kemi më shumë se gjysmën e institucioneve kushtetuese. Janë plot 11 institucione që na mungojnë. Shumë shpejt me shumë gjasa do na mungojë dhe kryetari i KLSH-së apo Guvernatori i Bankës nëse vijohet me këtë lloj sjellje antikushtetuese të Ramës. Si mund të luftohet krimi duke pasur organizatë policore ka kokë, përveç faktit tjetër që është e dekurajuar për shkak të strategjisë që ka ndjekur Rama me gjithë Ministrat e tij të dështuar. I pari i doli i kriminalizuar, i dyti akoma më tepër, i treti më beter”, deklaroi Enkelejd Alibeaj. 

Më të lexuarat