BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PD, Vorpsi: Edi Rama ka ngritur strukturën e dhunës në parlament me deputetë të inkriminuar

PD, Vorpsi: Edi Rama ka ngritur strukturën e dhunës në parlament
Zëdhënësja Laura Vorpsi ka denoncuar ditën e sotme  goditjen e deputetit Strazimiri dhe pyet publikisht Kryeministrin për të kaluarën kriminale të deputetëve Ndoka e Prenga."Partia Demokratike bën transparencë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Kuvend, pasi Edi Rama, jo vetëm urdhëroi dhunën, por u kujdes deri në fund për përcjelljen e saj në media, me titujt që ai dëshiron, për të çoroditur opinionin publik. Gjatë një debati për sigurinë në vend deputeti demokrat Gent Strazimiri denoncoi gjëndjen e rendit dhe depërtimin e krimit në strukturat më të larta të shtetit duke përfshirë parlamentin.
 
Me urdhër të Edi Ramës, deputetja Xhaçka i kërkon Strazimirit të përmendë emrat e deputetëve të inkriminuar. Deputeti Strazimiri iu përgjigj deputetes Xhaçka duke i thënë se kishte mirëkuptim të plotë për detyrën që i kishte ngarkuar Edi Rama me sms, dhe se problemi nuk qëndronte tek ajo por tek shefi i saj. Dhe menjëherë pas kësaj, Edi Rama urdhëroi Arben Ndokën dhe Pjerin Ndreun të agresonin fizikisht deputetin Strazimiri. Në zbatim të këtij urdhëri, deputetët Ndoka e Ndreu goditën dhe kërcënuan me jetë deputetin Strazimiri. Partia Demokratike denoncon ngritjen e infrastrukturës së dhunës në parlament për të goditur dhe kërcënuar deputetët e opozitës, sa herë që ata mbajnë qëndrime që nuk i pëlqejnë Edi Ramës.
 
Edi Rama është personi që ka projektuar futjen në parlament të deputetëve me të kaluar kriminale për t’i përdorur si kërcënim ndaj fjalës së lirë, si kërcënim ndaj opozitës. Edi Rama përfshiu Arben Ndokën në listat e Partisë Socialiste, pavarësisht prej të kaluarës së tij kriminale, madje pikërisht prej saj. Edi Rama spostoi dy kandidate gra nga lista, për t’i hapur rrugën futjes në parlament të Arben Ndokës.  Dhe ne sot pyesim sërish publikisht z.Rama.  Cila është e shkuara e deputetit të tij të Lezhës, dhe sa vite është dënuar ai në Itali për trafiqe. Një muaj më parë, u vetëdenoncua dhe deputeti socialist Armando Prenga, i cili edhe ai dha dëshminë e tij publike, se është pjesë e përfaqësuesve të botës së krimit në parlament, kur goditi z.Strazimiri, pas një fjalimi të ngjashëm me të djeshmin. 
 
E pyesim sërish sot z.Rama. Cila është e shkuara e Armando Prengës dhe për cfarë e ka ndjekur policia italiane në vendin fqinj? Menjëherë pas ngjarjes së djeshme, Edi Rama legjitimoi dhunën ndaj deputetit demokrat, duke thënë se kush denoncon, do të goditet fizikisht. Ilir Meta nuk mori asnjë masë disiplinore, nuk ndërpreu as seancën, a thua se gjithcka shkoi sipas planit. Më pas Rama u kujdes që të barazonte në shumë media, kurajon e deputetit strazimiri për të denoncuar, me furacakët që kur përmendet krimi humbasin toruan dhe godasin fizikisht. E vërteta është se Edi Rama i ka futur këta persona në parlament për të intimiduar e goditur fizikisht opozitën dhe për t’u mbyllur gojën deputetëve që denoncojnë lidhjet dhe varësitë e tij kriminale. Partia Demokratike është më e vendosur se kurrë që në emër të interesave të qytetarëve të këtij vendi, në emër të të së ardhmes europiane të Shqipërisë,  të vazhdojë cdo ditë betejën për të denoncuar publikisht me fakte e argumenta, lidhjet kriminale të qeverisë, dhe të dyshes Rama-Meta", u shpreh Vorpsi. 
 

Më të lexuarat