BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Përplasjet te Krimet e Rënda, Ngjela dhe Klosi: Prokurorët në panik, gjithmonë u janë shmangur dosjeve të bujshme, janë në listë të zezë nga SHBA

Përplasjet te Krimet e Rënda, Ngjela dhe Klosi: Prokurorët

Prokuroria e Krimeve të Rënda u përfshi në një situatë të pazakontë dy ditë më parë për shkak të refuzimit të prokurorëve për të marrë dosjen “Shullazi” e për të dhënë pretencën. Por pse erdhi ky qëndrim i prokurorëve? Për ish-kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, prokurorët gjithmonë u janë shmangur dosjeve të bujshme. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ai deklaroi se detyra e prokurorëve është që përfaqësojnë shtetin në dosjet gjyqësore e jo të bëjnë “naze”. “Situata prandaj ka ardhur kështu në prokurori dhe bëri pastaj të nevojshëm një proces vetingu sepse ata janë marrë me gjërat që ju kanë leverdisur. Me gjërat e vështira ata nuk janë marrë asnjëherë. Proceset e mëdha në Shqipëri nuk janë ngacmuar asnjëherë, nuk janë prekur. Unë mendoj se që duhet mbajtur një qëndrim, duhet mbajtur. Ky është një nga qëndrimet, është një qëndrim administrativ, ndërkohë që ka edhe qëndrime edhe më të forta akoma. Prokurorët nuk janë bërë për të zgjedhur dhe zgjidhur çështjet që ju pëlqejnë. Prokurorët janë bërë për të përfaqësuar shtetin në një proces, për të ngritur akuzën. Kjo ka të bëjë me çështjen Shullazi direkt, ata kanë një indiferentizëm që të mos merren me gjërat e vështira, por të merren më gjërat e lehta”, tha Fatos Klosi.

Prokurorët në panik

Situatën e krijuar te Krimet e Rënda e komentoi ditën e djeshme edhe avokati Spartak Ngjela. Në një intervistë televizive, ai mbështeti kryeprokuroren Arta Marku për lëvizjet e saj, ndërsa shtoi se prokurorët janë të frikësuar. “Nuk ka ngërç në prokurori. Arta Marku po del një grua shumë e fortë. Gjithë korrupsioni iu hodh kundër dhe më dha shpresën që kjo iu jep frikë. Tani kuptohet që kjo ka filluar goditjen. Po punon mirë. Krimi është i lirë. Unë do të them që prokurorët ose janë edhe vetë të lidhur me krimin, ose kanë frikë dhe janë në panik. Transferimet në fakt kanë të bëjnë me personalitetin e tyre”, deklaroi Spartak Ngjela. Në vijim të deklaratës së tij, avokati theksoi se të tillë prokurorë duhet të largohen sa më parë. Sipas tij, ata janë futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sepse nuk mundet që korrupsioni i lartë të hetohet prej tyre. “Ata duhet të ikin vetë, janë piketuar nga SHBA, janë në listë të zezë sepse këta nuk mund të lejohen të gjykojnë korrupsionin e lartë. Unë nuk kam më besim tek kjo prokurori. Duhet të ikë një orë e më parë. Ju e dëgjuat se çfarë tha zëvendës ndihmës Sekretarja e Shtetit. Ajo tha që unë dua të ngrihen sa më parë SPAK dhe BKH. Lëre çfarë thonë këta veting në politikë. Unë di të them që janë mbi 100 persona që janë trajnuar dhe po trajnohen në Amerikë për BKH”, tha avokati. Nga ana tjetër, Ngjela i lidhi vendimet e Arta Markut për transferim me krijimin e organeve të reja të drejtësisë. Sipas tij, me largimin e prokurorëve, Prokuroria e Krimeve të Rënda po kthehet në Prokurori të Posaçme. “Do të kemi parasysh që do t’i qëndrojmë ligjit. Sipas ligjit organik, Prokuroria e Krimeve të Rënda kthehet në Prokurori Speciale që do të hetojë korrupsionin kryeministror. Kjo filloi, o do t’i heqin me veting, ose do të bëjnë kështu siç gjeti rastin kjo për t’i transferuar. Kjo është Prokuroria e Posaçme, është kthyer në një të tillë”, deklaroi Spartak Ngjela. Në fund, ai komentoi edhe akuzat e opozitës kundër Arta Markut, duke i cilësuar si një tregues frike. / Mimoza IBRA

Më të lexuarat