BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Plagosja e 17-vjeçares në Vlorë, PD: Policia të bëjë detyrën, po mbron djalin e mësueses

Plagosja e 17-vjeçares në Vlorë, PD: Policia të
Për plagosjen e 17-vjeçares në gjimnazin “Hamdi Arapi”, në fshatin Gjormë të qytetit të Vlorës, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Në një prononcim për mediat, koordinatorja Silvi Bardhi, ka denoncuar përpjekjen e policisë për të lehtësuar pozitat e autorit, familja e të cilit sipas saj është e lidhur me Partinë Socialiste .
 
“Ngjarja kriminale e ndodhur sot në shkollën e Gjormit në Vlorë, ku djali i mësueses kujdestare qëlloi me pistoletë bashkëmoshataren e tij, është treguesi i gjendjes së rendit në vend, tregues i gjendjes së arsimit në vend. Kur djali i mësueses kujdestare shkon me pistoletë në shkollë dhe qëllon një nxënëse, janë goditur dy kolonat që mbajnë një shoqëri, rendi dhe arsimi. Por edhe më e rëndë bëhet ngjarja, kur mësohet se në këtë krim është përfshirë edhe policia duke i bërë hetimet në favor të autorit”, ka thënë përpara mediave koordinatorja e PD.
 
Ajo ka theksuar më tej se sipas burimeve të Partisë Demokratike, ka një orientim të ngjarjes si një plagosje e lehtë, pasi sipas mësuesja, nëna e djalit që ka kryer plagosjen, është aktiviste e Partisë socialiste në këtë zonë. “Burimet e Partisë Demokratike tregojnë se ka një orientim për ta raportuar ngjarjen si një plagosje të lehtë, sikur pasojat janë disa gërvishtje. Ndërkohë që e plagosura i është nënshtruar një operacioni të vështirë në sallën e reanimacionit ku i është hequr një plumb në kokë, dhe falë punës së mjekëve ajo ka dalë nga rreziku për jetën. Duhet shkruar gërvishtje, sepse familja e autorit është e njohur si aktiviste e mbështetëse e Partisë Socialiste.Duhet manipuluar ngjarja, sepse drejtoresha e shkollës, e afërme e autorit, është kryetarja e Partisë Socialiste të zonës”, nënvizohet në deklaratë.
 
Partia Demokratike e dënon krimin e ndodhur sot në shkollë dhe i kërkon Policisë të bëjë detyrën që i ngarkon ligji dhe sipas tyre të mos bëjë shërbime e favore politike para kësaj ngjarje që PD e quan të rëndë dhe kriminale.