BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Plas lufta në PD, garda e vjetër krijon grupim kundër Lulzim Bashës, nis lëvizjet për ta larguar nga drejtimi i partisë

Plas lufta në PD, garda e vjetër krijon grupim kundër Lulzim

Të vjetrit e Partisë Demokratike kanë nisur dje luftën me Lulzim Bashën, pas përjashtimit nga lista e kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit. Vendimi i kreut demokrat për të mos kandiduar një sërë emrash të njohur në PD, nuk është pritur aspak mirë prej tyre dhe garda e vjetër ka nisur tentativat për të shkarkuar Bashën para zgjedhjeve. Dje, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Arben Imami, Ridvan Bode, Astrit Patozi dhe Keltis Kruja janë bërë bashkë, për të rrëzuar liderin demokrat. Fillimisht ishte ish-kryetarja e Kuvendit bashkë me Arben Imamin, ata të cilët dhanë një konferencë shtypi dhe lajmëruan se kanë nisur punën për të kërkuar shkarkimin e Bashës, me argumentin se ai ka shkelur statutin për listat e deputetëve, ndërsa kanë hedhur pa fund akuza. Më pas emrat e mësipërm u panë bashkë në një prej lokaleve të kryeqytetit dhe sipas burimeve, garda e vjetër po krijon një lëvizje më vete me qëllim largimin e Bashës nga partia. Edhe pse për gjatë gjithë këtyre muajve Arben Imami ka qenë mes emrave që kanë heshtur dhe nuk ka reaguar fare për gjendjen e PD, dje ai kërkoi largimin e Bashës. “Gjendja e krijuar pas publikimit të listave ka krijuar një shqetësim të madh, probleme serioze, reagim qytetar, të militantëve të partisë, të kandidatëve që janë në lista. Ne e kuptojmë që mesazhi i tyre është se nuk mund të largohet Rama duke shkatërruar PD-në. Vendimi për këtë listë është marrë nga një njeri i vetëm, në shkelje të statutit, në shkelje të çdo procedure normale, është marrë në shkelje me ligjin pasi statuti i partisë është i regjistruar në gjykatë dhe ky fakt është nul. Me gjithë reagimet e këtyre ditëve s’ka qenë traditë e kësaj partie të mos konsultohet dhe mos merren vendime aty ku duhet të merren në forumet e partisë. Kërkojmë mbledhjen e forumeve të PD dhe shkarkimin e personit përgjegjës, në këtë rast, zotin Basha", u shpreh Imami.

Topalli shpërthen në akuza

Më e ashpër ishte deputetja Jozefina Topalli. Ajo pati dy reagime dje për situatën në PD, pasi fillimisht foli përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa doli më pas dhe në konferencë shtypi. Për të parën herë, Topalli lëshoi lumë akuzash ndaj Bashës, duke e akuzuar se po shkatërron PD për qëllime personale. “Ne po flasim për një moment kritik të rrezik të Shqipërisë. Ne kemi qenë bashkë në parlament ku kam denoncuar krimin, ndonjëherë e kam ndjerë veten të vetmuar, por edhe për drogën, ku reagimi nga selia ka qenë i vonuar, pavarësisht se merrja edhe kërcënime. PD më ka dhënë çdo gjë, nuk ka në Shqipëri një grua sa Jozefina Topalli, por me më dhemb shpirti, ku është katandisur nga Basha për interesa dhe axhendën e tij personale dhe klienteliste”, tha ajo. Në konferencën për media, Topalli vlerësoi rolin e Sali Berishës në PD, ndërsa deklaroi hapur se i ka shpallur luftë Lulzim Bashës, ndërsa tha se do të luftojë edhe kundër Ramës dhe Metës. “Kam qenë që ditën e parë, që ditën e parë që ka zbritur Basha nga avioni, por nuk e kam mbështetur asnjëherë, kam pasur rezerva dhe i kam thënë. Unë kam diferenca të mëdha me Bashën gjatë gjithë këtyre viteve. Por jam e shqetësuar. Falënderoj fort Berishën për bashkëpunimin. Nuk ecet duket menduar a do të jem unë në pushtet, për të punuar për interesat dhe bizneset. Ndaj edhe jam e vendosur, nuk do jem në parlament, por jam e vendosur për të vazhduar luftën kundër korrupsionit, kundër Ramës, Bashës dhe Metës”, ka thënë ajo.

Kliti Topalli

 

Më të lexuarat