BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Pollo: 300 ditët e arsimit, asnjë investim, përkeqësim, korrupsion

Pollo: 300 ditët e arsimit, asnjë investim, përkeqësim,
Deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo në një deklaratë për mediat ka akuzuar kryeministrin Rama se në 300 ditët e para qeveria nuk ka bërë asnjë investim në arsim, madje ka shënuar vetëm përkeqësime.  Sipas deputetit Pollo në fushën e arsimit të lartë po shfaqen skema financiare klienteliste, skema pranimesh në universitet që do të kthejnë korrupsionin e dikurshëm të provimeve në stadium dhe qasje pseudo-elitare e njëkohësisht populiste që kufizojnë të drejtën për arsimim dhe e mbajnë Shqipërinë poshtë mesatares së Ballkanit. 
 
"Sot  zoti Edi Rama,  në vijim të refrenit permanent se para qeverisë së tij ishte xhenemi  dhe se me të kryeministër hapen për shqiptarët kanatat e xhenetit , foli për arsimin e 300 ditëve duke premtuar sërish qiellin në të ardhmen, edhe pse ka një vit në qeverisje. Nuk e prisnim as ne e askush në këtë vend  që zoti Rama e ministria e tij të njihnin e pranonin arritjet e mëparshme si matura shtetërore, dyfishimi i pagës për mësuesin, godinat e reja  shkollore, pajisjen e shkollave me kompjuter e internet si dhe reformën e kurrikules, trajnimit e menaxhimit e plot të tjera.  Për me tepër, që zoti Kryeministër të lë përshtypjen se përveç kontrastit xhenet/xhenem. nuk kupton shumë se çfarë thotë.
 
Sa për ligjshmërinë e pretenduar le të kujtojmë se asnjë emërim drejtori  apo nëndrejtori shkolle (nuk po përmend shkarkimet) nuk është bërë me konkurs, sipas procedurave ligjore. Pa përmendur këtu  pseudokonkurset mediatike për drejtorë rajonale të kurorëzuar nga militantja e spotit të Tiranës e bërë drejtoreshë e arsimit të Tiranës e shkarkuar si maja e ajsbergut në korrupsion rilindas arsimor të kryeqytetit e të gjithë Shqipërisë. Përmes anekdotave folklorike qeveria do të shmangë  konkurimin e teksteve alternative dhe të  kthehet ne kënetën e tekstit unik, të mahisur deri në vitin 2005, e të ofruar nga kompania pranë ministrisë apo partisë.
 
Ndërkohë, Rama nuk ka bërë asnjë investim në infrastrukturë, apo përmirësim të pagave të mësuesve. Gjithashtu, me folklorizëm patriotik do e kthejë arsimin bazë në një skemë të lënë pas e të braktisur në gjithë Evropën. E vetmja arritje reale është heqja e arsimit profesional nga Ministria e Arsimit që e kishte pasur për 100 vjet shtet shqiptar, dhe duke ia kaluar valiut Benjamin, po shkel në një shteg të pashkelur, një model që nuk e ka asnjë nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, në fushën e arsimit të lartë po shfaqen skema financiare klienteliste, skema pranimesh në universitet që do të kthejnë korrupsionin e dikurshëm të provimeve në stadium, qasje pseudo-elitare e njëkohësisht populiste që kufizojnë të drejtën për arsimim dhe e mbajnë Shqipërinë poshtë mesatares së Ballkanit", u shpreh Pollo.

Më të lexuarat