BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Pollo: Rama nuk u dha përgjigje 11 shqetësimeve të opozitës

Pollo: Rama nuk u dha përgjigje 11 shqetësimeve të opozitës
Deputeti demokrat, Genc Pollo, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk i ka dhënë përgjigje 11 shqetësimeve të opozitës, gjatë konferencës për shtyp. “1-Përse hesht prej 42 ditësh, kur botërisht është parë me prova e me fakte se ai ka inkriminuar parlamentin duke bërë deputet, pasi dëboi dhunshëm dy gra kandidate nga lista, një person të dënuar për trafik Prostitucioni dhe Rrëmbim Personi? Kush ka më shumë vlerë, një dëshmi penaliteti false, apo vendimi i Gjykatës së Romës? 2-Përse i dha CEZ-it në dorë 95 milionë euro që do ti paguajnë shqiptarët, përmes faturave ndërkohë që kompania ka 3 miliardë dollarë detyrime ndaj shtetit? 3-Përse kërkon me insistim numrin unik të telefonave të shqiptarëve, IMEI,që mundëson përgjim masiv pa kufi kur kjo është e papranueshme në Europën ku Rama pretendon të na integrojë.
 
4-Përse nuk u konsultove me ekspertë, me aktorë, me partnerët ndërkombëtarë për reformën e drejtësisë, kur të gjithë e kërkuan këtë, SHBA, BE, OSBE, juristët, shoqëria civile dhe opozita? 5-Si mund të bësh një hartë të re të territorit në vend, pa pyetur qoftë edhe një banor, qoftë edhe një shqiptarët të vetëm? Pa marrë zyrtarisht pëlqimin komuniteteve vendore, siç e kërkon shprehimisht kushtetuta”, tha Pollo. Ndërkohë ai ka renditur dhe pesë pikat e tjera për kryeministrin Edi Rama. “6-Si shpjegohet që pas një viti në detyrë, nuk ka ende një investim publik, një kantier ndërtimi, një vend të ri pune?
 
7-Pse nuk mban asnjë përgjegjësi dhe nuk thua asnjë fjalë për bilancin më tragjik të minierave, ku për një vit kanë humbur jetën më shumë se 13 punëtorë? 8-Përse është inkriminuar administrata me trafikantë e rrëmbyes fëmijësh, nga drejtoritë e rretheve e deri tek Kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës? 9-Përse pas një viti në pushtet, asnjë legalizim nuk është bërë falas, shëndetësia është më e shtrenjtë, të gjithë treguesit e rendit janë përkeqësuar, dhe janë humbur mijëra vende pune nga rritja e taksave? 10-Përse nuk zbatoni vendimet e gjykatave të vendit, dhe të Gjykatës Kushtetuese? 11-Përse lan e lyen zyrat e Punësimit, kur në fakt punësimi bëhet në zyrat e deputetëve të PS ku ndodhin këmbime e pazare të turpshme?”, iu drejtua Pollo, Ramës pas konferencës për shtyp të kryeministrit me gazetarët. 
 

Më të lexuarat