BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Prapaskenat e arrestimit të Shpëtim Gjikës para zgjedhjeve, Tahiri shpërndan pamjet e prangosjes, kryebashkiaku me urgjencë në spital pas izolimit në qeli

Prapaskenat e arrestimit të Shpëtim Gjikës para zgjedhjeve,
Nuk kanë të sosur telashet për Shpëtim Gjikën. Viktimë e kalkulimeve të një rrethi politik, e interesave misterioze apo pasojë e veprimeve të tij, nuk dihet me saktësi, por kryebashkiaku i Vlorës është goditur sërish dje, tashmë me një arrestim rrufe. Rënia e kryebashkiakut më të fuqishëm të Jugut ka ardhur vetëm pak ditë pasi ai i shpëtoi burgut, pas një sage të gjatë gjyqësore në dyert e gjykatave. Arrestimi i Shpëtim Gjikës, me urdhër të prokurorit që arrestoi Ardian Fullanin, vjen pak muaj para zgjedhjeve të 21 Qershorit dhe në një kohë kur Vlora dhe PS në Tiranë janë përfshirë nga ethet, lobimet, presionet e brendshme, kalkulimet dhe llogaritë për piketimin e kandidatit për Bashkinë e Vlorës. I dyshimtë mbetet roli i ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, në arrestimin e Shpëtim Gjikës, profili i dytë më i lartë i prangosur pas arrestimit të Ardian Fullanit.
 
Gjika është arrestuar nga policë të maskuar si të ishte një kriminel i rrezikshëm dhe që mund të bënte rezistencë të armatosur. Pamjet e arrestimit janë shpërndarë me urgjencë, nëpër televizione për të denigruar figurën e Gjikës dhe për t’i hequr çdo mundësi ringritje, të paktën para zgjedhjeve të 21 Qershorit. Tahiri natyrisht nuk e ka urdhëruar arrestimin e Shpëtim Gjikës, por ka përdorur mandatin për arrestimin e tij, duke çuar njerëz me maska dhe duke e filmuar. Ndërkaq, menjëherë kanë plasuar teoritë, variantet dhe tezat sa i takon prapaskenave të arrestimit të Gjikës. Sipas një varianti, arrestimi i atribuohet një linje brenda PS, për ta djegur Gjikën si kandidat të mundshëm për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e 21 Qershorit. Kujtojmë këtu, se Gjika iu imponua qendrës katër vjet më parë, duke ushtruar trysni që ta rikandidonte. Ndërkaq, nuk përjashtohet mundësia që pas goditjes së Gjikës të shihet treshja Berisha-Nishani-Llala. Por, qarkullon edhe një variant tjetër, sipas të cilit, pas arrestimit të fshihen një grup i fuqishëm interesi që s’ka identitet politik, por ka shfrytëzuar mungesën e mbështetjes politike për Gjikën, në rastin konkret nga partia e vet. Sa i takon akuzave, nëse prokuroria do të operonte me një standard, Lulzim Basha duhet të ishte arrestuar disa herë deri më tani, për firmosjen e lejeve të paligjshme. 
 
Arrestimi 
 
Arrestimi i kryebashkiakut Shpëtim Gjika ka qenë i befasishëm. Për arrestimin e tij, ashtu si për arrestimin e Fullanit, kanë qenë në dijeni shumë pak veta. Firma për hetimin dhe arrestimin e Gjikës është dhënë nga prokurori Ramadan Troci. Ky i fundit ka firmosur urdhër-arrestin, i cili është konfirmuar nga Gjykata e Vlorës. Mësohet se organi i akuzës i ka dërguar ditën e enjte kërkesën Gjykatës së Vlorës, për arrestimin e Gjikës, kërkesë e cila është pranuar ditën e djeshme,  rreth orës 15:00. Gjithçka është kryer me shpejtësi. Pas vendimit të gjykatës, e cila e ka vlerësuar si të ligjshëm urdhër-arrestin, është vënë në lëvizje policia. Policia ka trokitur në derën e banesës, e cila është hapur nga vetë Gjika. Policët, disa prej të cilëve me maska, i kanë komunikuar urdhër-arrestin dhe i kanë vënë prangat. Më pas ata e morën dhe e hipën në makinë për ta dërguar në ambientet e Policisë së Vlorës. Ndërsa biznesmeni Haxhia u arrestua në zonën e Skelës. 
 
Pritet zhvendosja e Gjikës në Tiranë 
 
Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, pritet të dalë nga Drejtoria e Policisë së Vlorës, për t’u shoqëruar drejt kryeqytetit. Avokati i kryebashkiakut të Vlorës, Ardian Leka pasi doli nga Komisariati u shpreh se nuk kishte asgjë për të thënë. "Nuk kam asgjë për të thënë", tha ai. Gjika do të përballet edhe me një sagë betejash gjyqësore. Në ditët në vijim, pritet që Gjika të shprehet për arrestimin. 
 
Gjika urgjencë në spital 
 
Shpëtim Gjika ka lënë mbrëmjen e djeshme qelinë, ndërsa u transportua me urgjencë për në spitalin e Vlorës. Kryebashkiaku mësohet se ka shfaqur probleme në shëndet menjëherë pasi është izoluar në qeli. Shkak për simptomat duket se ka qenë gjendja e rënë emocionale pas prangosjes në shtëpi. Gjika është shoqëruar nga policia për në spital pasi nuk është ndjerë mirë. Sipas burimeve, Gjika ka pasur dhimbje të forta në gjoks dhe tension të lartë.  Adriatik Doçi 
 
 

Më të lexuarat