BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Prapaskenat për shkarkimin e Visho Likës, raporti me shkelje shkon te Nishani, Rama në dilemë për largimin

Prapaskenat për shkarkimin e Visho Likës, raporti me shkelje shkon te
Balona elektrike mbi qiellin e Beogradit, me flamurin e Shqipërisë etnike, e ka zhvendosur vetëm për pak kohë vëmendjen nga skandali i përgjimeve. Përtej dilemave të kryeministrit Edi Rama, kujdesit të Presidentit Bujar Nishani për të justifikuar skandalin dhe heshtjes së deputetëve, fshihen lëvizje dhe prapaskena që lidhen me fatin e mëtejshëm të Visho Likës, kreut të spiunazhit shqiptar. Deputetët e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë shtuar presionin dhe trysninë e heshtur mbi kryeministrin Edi Rama, i cili vijon të jetë i pavendosur nëse do t’i kërkojë Presidentit Nishani largimin nga detyra të Visho Likës. Nga ana tjetër, kreu i shtetit ka deklaruar se do të firmosë largimin e Visho Likës nga detyra, nëse vërtetohen shkeljet e pretenduara nga deputetët, grupi i kontrollit dhe mediat. Ndërkaq, deputetët e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, të kontaktuar nga gazeta “SOT”, thanë se shumë shpejt, raporti me gjetjet e grupit të kontrollit do të shkojë në tavolinën e Bujar Nishanit. Sipas tyre, në raport ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror ka përgjuar kryeministrin Rama, Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe elitën politike në tërësi, për interesa të Sali Berishës dhe në shkelje flagrante të nenit 6 të ligjit për SHISH. Por, sipas deputetëve, provat kryesore për veprimtarinë e paligjshme të SHISH, ndodhen në nuklin e përgjimeve në Prokurori, si dhe në aparaturën speciale, ku janë ruajtur gjurmët e përgjimeve të paligjshme. Aktualisht, kryeprokurori Llalla dhe Visho Lika kanë bllokuar me forcë deputetët që të inspektojnë nuklin e përgjimeve, duke përdorur alibi të ndryshme. 
 
Deputetët e PS
 
Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Çuko, njëherësh anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, deklaroi se nëse vërtetohen shkeljet e kreut të SHISH, atëherë ai duhet të shkarkohet dhe të vendoset para drejtësisë. “Përderisa çështje e përgjimeve u bë mediatike, që u futën duart dhe këmbët deri dhe te kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, nuk besoj se është skenë virtuale. Nëse vërtet rezulton se janë kryer përgjimet, unë them se kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, jo vetëm që duhet të shkarkohet, por ai duhet t’i shkojë gjyqit. Kur ai arrin të përgjojë kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit, imagjino se çfarë mund të bëjë ai me qytetarët e thjeshtë”, deklaroi deputeti Çuko. Ndërsa anëtari tjetër i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, njëherësh anëtar i grupit të kontrollit në SHISH, Pirro Lutaj, sqaroi se ka përmbushur detyrën e tij, sa i përket mbledhjes së materialeve për SHISH, paraqitjes së tyre në komisionin e Sigurisë dhe dorëzimin e raportit te kryeministri Edi Rama. “Detyra ime ishte të mblidhja materiale. I dorëzova në Komisionin për Sigurinë Kombëtare dhe një kopje e këtij raporti iu dorëzua kryeministrit Edi Rama. kaq ishte detyra ime”, theksoi Lutaj. Joana Tafa
 

Më të lexuarat