BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Presidenti Nishani takon senatorin Murphy: Shqipëria po kontribuon në luftën kundër terrorizmit

Presidenti Nishani takon senatorin Murphy: Shqipëria po kontribuon në
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka zhvilluar një takim në Presidencë me senatorin amerikan, Chris Murphy, ku është diskutuar për luftën kundër terrorizmit.
 
Kreu i shtetit shqiptar theksoi se Shqipëria po kontribuon përkrah partnerëve në kuadër të koalicionit kundër terrorizmit. Burime nga zyra e shtypit e Presidencës bën të ditur se gjatë këtij takimi, presidenti Nishani dhe senatori amerikan, Chris Murphy, biseduan për çështje të bashkëpunimit dypalësh, bashkëpunimin rajonal dhe sfidat e sigurisë në shkallë globale. Presidenti Nishani shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përcolli mirënjohjen e thellë ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë qëndruar pranë Shqipërisë në procesin e vështirë të transformimit demokratik dhe në rrugën e integrimit tonë euroatlantik, duke shtuar se Shqipëria ka angazhimin e plotë për të thelluar reformat me qëllim konsolidimin e shtetit ligjor dhe forcimin e demokracisë sipas standardeve evropiane. 
 
Duke folur për zhvillimet rajonale, Presidenti vlerësoi rolin e Shteteve të Bashkuara në funksion të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon, duke veçuar njohjen dhe mbështetjen e Kosovës së pavarur si një kontribut të provuar në kuadër të kësaj qasjeje. Presidenti Nishani dhe Senatori Murphy shkëmbyen mendime për mundësinë e rritjes së investimeve amerikane në Shqipëri.  
 
Kreu i Shtetit u shpreh gjithashtu se Shqipëria mbështet plotësisht zgjerimin e NATO-s në rajon, si një politikë në shërbim të interesave të rajonit dhe të vetë Aleancës, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë. 
 
Nga ana e tij, senatori Murphy tregoi interes për ecurinë e reformave demokratike ne vend, vlerësoi politikën moderatore rajonale të Shqipërisë dhe rolin e saj aktiv në luftën kundër ekstremistëve në Irak dhe Siri. 
 

Më të lexuarat