BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Presidenti pret në takim Presidentin e Malit të Zi, ja për çfarë u diskutua

Presidenti pret në takim Presidentin e Malit të Zi, ja për

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, i uroi sot mirëseardhjen në Shqipëri Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanovi?. Pas interpretimit të himneve të të dy vendeve dhe ceremonive e nderimeve ushtarake të rastit, Presidenti Meta dhe Presidenti Vujanovi? zhvilluan një takim të veçantë kokë më kokë e më pas kryesuan takimet e zgjeruara mes dy delegacioneve zyrtare.

Në fund të dy Presidentët dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp dhe iu përgjigjën interesit të mediave.

Deklarata e Presidentit Meta gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin Vujanovi?:

Për mua është kënaqësi e veçantë si President i Shqipërisë që të pres sot Presdientin e Malit të Zi për arsye të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe të përzemërta që ekzistojnë mes dy vendeve tona dhe dy popujve tanë. Por, kënaqësia është edhe më e veçantë, sepse është hera e parë që Presidenti i Malit të Zi, si një vend anëtar i NATO-s, vjen në Shqipëri dhe ky sukses i Malit të Zi është një sukses për të gjithë vendet tona, dhe për një kontribut për forcimin e sigurisë së  përbashkët.

Sikurse u shpreh dhe Presidenti Vujanovi?, marrëdhëniet janë shumë të mira, por natyrisht ne jemi ambiciozë për t’i përmirësuar ato akoma më tej. Mjafton të shohësh pikën e kalimit të përbashkët Muriqan-Sukubinë, sidomos gjatë pranverës dhe verës, një pikë që është një sukses i përbashkët pasi është pika e parë e përbashkët e kalimit kufitar, jo vetëm midis dy vendeve tona, por kur shkon atje radhë të gjata, shikon se ende ka vend për përmirësim në infrastrukturë, për të lehtësuar më tej kalimin e qytetarëve, të turistëve, pasi shkëmbimet po rriten në mënyrë të jashtëzakonshme dhe do të rriten akoma edhe më shumë me përmirësimin e infrastrukturës së përbashkët.

Po kështu ne kemi një kufi të jashtëzakonshëm që na bashkon më shumë se sa na ndan, që nga Alpet, liqeni i përbashkët i Shkodrës, Buna dhe natyrisht edhe Adritatiku, që është një pasuri e madhe për të cilin do të na duhet të kujdesemi edhe më shumë në drejtim të projekteve të përbashkëta për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit, por njëkohësisht dhe për promovimin e përbashkët me qëllim që të dy vendet të përfitojnë sa më shumë nga kjo pasuri unike dhe tepër e rëndësishme për dy vendet tona.

Njëkohësisht jemi të bindur se ka nevojë për t’u fokusuar edhe më mirë së bashku edhe me Kroacinë përsa i takon realizimit të disa projekteve madhore, të cilat do të kishin ndikim të përgjithshëm, jo vetëm në zhvillimin e vendeve tona, por edhe të gjithë rajonin, sikurse është autostrada Adriatiko-Joniane, përveç realizimit të TAP-it edhe realizimi i IAP-it, gazësjellësit jonian-adriatik.

Në këtë drejtim unë besoj se angazhimet tona dhe të qeverive tona do të vazhdojnë edhe në kuadër të procesit të integrimit dhe në kuadër të të gjithë nismave të tjera, të cilat synojnë përmirësimin e bashkëpunimit dhe të konektivitetit midis të gjitha vendeve të rajonit. Shqipëria dhe Mali i Zi janë një shembull i bashkëpunimit të rajon dhe do të vazhdojnë të jenë kështu edhe në të ardhmen, dhe në këtë drejtim respektimi i pakicave është mjaft i rëndësishëm.

Ne jemi shumë të kënaqur për rolin përcaktues dhe të qartë që shqiptarët kanë luajtur në Malin e Zi në të gjitha sfidat që kanë patur të bëjnë me përcaktimin euro-atlantik të Malit të Zi, ashtu sikurse besojmë se duke forcuar më tej bashkëpunimin me atutoritetet e Malit të Zi, ata do të mundin të ecin më tej në përmirësimin e drejtave të tyre dhe të kushteve ku ata jetojnë. Ndërkohë që pakica malazeze në Shqipëri është një pasuri e paçmuar për ne, dhe sikurse e kam siguruar Presidentin Vujanovi?, do të bëjmë çdo gjë për të ruajtur dhe zhvilluar identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor, sepse për vendet me mendësi evropiane pakicat nuk janë një rrezik, por janë pasuri dhe janë ura të pazëvendësueshme të miqësisë dhe bashkëpunimit.

Të dy vendet tona janë në momente mjaft pozitive. Shqipëria është në prag të çeljes së negociatave për anëtarësim. Mali i Zi është mjaft i avancuar në këtë proces dhe ne bashkëpunojmë ngushtë për të ndarë eksperiencën me ta. Ashtu sikurse Mali i Zi tashmë është anëtar i NATO-s.

Por, e dimë që sfidat me të cilat ndeshet mbarë njerëzimi për paqe, siguri, respektimi i të drejtave të njeriut janë të kërcënuara nga zhvillime të cilat nuk përcaktohen dot nga ne, por detyra jonë besoj është, në këto momente, si dy vende demokratike, evropiane, të forcojmë më tej bashkëpunimin me njëri-tjetrin, të forcojmë më tej bashkëpunimin me të gjithë vendet e rajonit, të forcojmë paramentrat e stabilitetit dhe sigurisë në vendet tona dhe në vendet e rajonit, sepse në këtë mënyrë kontribuojmë maksimalisht edhe për paqen dhe për sigurinë kudo ku kërkohet ky kontribut i të dy vendeve tona, tashmë të dyja edhe si anëtare e NATO-s.

Edhe një herë do doja ta uroja Presidentin Vujanovi? për suksesin e vendit të tij, për aderimin në NATO, sepse ky është një sukses edhe për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin tonë. Shpresojmë që vitin e ardhshëm edhe Maqedonia të ketë mundësi të realizojë një sukses të tillë sepse kjo do të forconte sigurinë dhe stabilitetin në të gjithë rajonin tonë.

Faleminderit edhe një herë zoti President!   

Pyetje nga gazetarët

President, ju thatë që nuk kemi çështje të hapura dhe që kufiri është ai që na bashkon, por me lejoni t’ju kujtoj që në janar të këtij viti Ministri i Jashtëm i Malit të Zi kërkoi nga homologu i tij Bushati diskutimin për përcaktimin e kufirit detar midis dy vendeve. A keni diskutuar mbi këtë temë?

Debati aktual në Shqipëri është çështja e Prokurorit të Përgjithshëm. Cili është qëndrimi i Presidentit Meta lidhur me Kryeprokurorin e përkohshëm pasi nuk jeni shprehur deri më tani?

Unë besoj që midis Shqipërisë dhe Malit të Zi nuk ekziston asnjë problem substancial dhe çdo problem formal që mbetet për t’u formalizuar duhet konsideruar si një proces teknik pasi të dyja vendet, jo vetëm kanë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe të përzemërt, por edhe si vende anëtare të NATO-s, dhe si vende të përkushtuara për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian e kanë të qartë rrugën që duhet të ndjekin për të formalizuar çdo çështje që është në interesin e përbashkët.

Lidhur me çështjen e demarkacionit midis Kosovës dhe Malit të Zi, sikurse jemi shprehur dhe më parë dëshirojmë të shohim dhe një vullnet të plotë e të mjaftueshëm në Kosovë midis të gjithë aktorëve për të ecur përpara në këtë çështje, pasi dihet që marrëdhëniet midis Kosovës dhe Malit të Zi mund të konsiderohen shumë të mira dhe shumë të qëndrueshme.

Mali i Zi është një nga njohësit e parë të pavarësisë së Kosovës dhe nuk ka qenë shumë komode për Malin e Zi që të ndërmarrë një hap të tillë. Megjithatë, unë dua të vlerësoj gjithashtu edhe konstruktivitetin me të cilën u përgjigj z. Vujanovic, i cili tha se kemi durim që t’i jepet një zgjidhje e plotë dhe përfundimtare sepse është në interes të dy vendeve patjetër, por në mënyrë të veçantë është në interes të Kosovës e cila për fat të keq zgjidhjen e kësaj çështjeje e ka të kushtëzuar edhe me liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. 

Për pyetjen tjetër lidhur me zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, sikurse ju e dini kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë.

Si President unë dua të nënvizoj, derisa kemi të bëjmë me një çështje të rëndësishme të një institucioni kyç të drejtësisë, që duhet respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj.

Është e rëndësishme që të ketë midis aktorëve kryesorë një dialog të shpejtë, të përgjegjshëm dhe të bazuar mbi standarde transparente për zgjidhjen e kësaj çështjeje, pasi çdo hap i njëanshëm nuk do t’i ndihmonte konsolidimit të pavarësisë së institucioneve dhe rritjes së besimit të institucionet e reja të drejtësisë.

Prej 30 tetorit, vendi nuk ka një drejtues të SHISH-it. Ju keni rezerva për propozimin e Kryeministrit, pse nuk e keni dekretuar akoma atë?

Duhet të kemi në konsideratë që një vendimmarrje e tillë është vendimmarrje e rëndësishme dhe Presidenti i Republikës duhet të jetë i bindur që një vendimmarrje përfundimtare forcon pavarësinë dhe efikasitetin e një institucioni kaq të rëndësishëm të sigurisë kombëtare. 

Më të lexuarat