BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Prezenca OSBE dhe Qeveria shqiptare nismë të re anti-korrupsion, projekti fillon në janar për institucionet

Prezenca OSBE dhe Qeveria shqiptare nismë të re anti-korrupsion,
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë dhe partnerët ndërkombëtarë, ka ndërmarr një nismë të re anti-korrupsion.
 
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrin për Çështjet Vendore/Koordinatorin Kombëtar kundër Korrupsionit, Bledar Çuçi, paraqitën sot në Tiranë një nismë të re në mbështetje të masave anti-korrupsion në Shqipëri.
 
Nisma prej 638 mijë eurosh financohet në partneritet nga Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH), në bashkëpunim me Shkollën Italiane të Administratës Publike. Ajo zbatohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.
 
Ky projekt do të jetë një pjesë integrale e ndërhyrjeve shumëdimensionale të Qeverisë së Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit. Ai do të mbështesë zbatimin e Strategjisë gjithëpërfshirëse kombëtare kundër Korrupsionit dhe Planin e saj të Veprimit dhe do të ketë një objektiv të trefishtë. Së pari, të përmirësojë kapacitetet e administratës publike; së dyti, të rrisë angazhimin e sektorit privat; dhe së treti, të ndihmojë në ndryshimin e perceptimit të korrupsionit, veçanërisht mes shoqërisë civile, duke u kushtuar vëmendje të veçantë të rinjve.
 
"Është e domosdoshme që të rifitojmë dhe ndërtojmë besimin e qytetarëve shqiptarë përmes ndërhyrjeve të përbashkëta dhe të vendosura. Ne jemi angazhuar dhe po punojmë në secilin sektor, në mënyrë që veprimet konkrete të orientohen drejt rezultateve”, është shprehur Çuçi.
 
Christoph Denk, kryetari i Zyrës Rezidente të BERZH-it në Tiranë, tha se fillimi i këtij programi do ta ndihmojë Shqipërinë të hedhë edhe një hap drejt një sektori më transparent dhe llogaridhënës publik dhe privat. 
 
"Shoqëria civile mund të luajë një rol thelbësor për të fuqizuar mirëqeverisjen, e cila është thelbësore për një mjedis biznesi të mirë. Ne po punojmë me Qeverinë e Shqipërisë për të përmirësuar klimën e biznesit, prandaj kjo është një shenjë e rëndësishme për investitorët, që u tregon se vendi është plotësisht i përkushtuar ndaj kësaj çështjeje”, ka thënë Denk.
 
Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani, tha se për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit nevojitet transparencë dhe llogaridhënie në të gjitha nivelet. "Ndikimi i korrupsionit është më i madh se sa vetëm devijimi i burimeve, sado i rëndësishëm qoftë ai. Korrupsioni, gjithashtu, gërryen shoqëritë dhe kontribuon në mungesën e justifikuar të besimit dhe sigurisë tek ata që qeverisin", ka nënvizuar Gaiani.
 
Kryetari i Prezencës, ambasadori Florian Raunig theksoi se veprimtaritë kundër korrupsionit janë në krye të axhendës së OSBE-së në Shqipëri.
 
 "Është e rëndësishme që qeveria të nxisë një partneritet të vërtetë me shoqërinë civile, median dhe qytetarët, në hapat kundër korrupsionit. Ata duhet të vihen në lëvizje për të punuar së bashku me qeverinë dhe komunitetin ndërkombëtar, për të lehtësuar marrjen e veprimeve të integruara e të bashkërenduara për të luftuar korrupsionin",  tha ambasadori Florian Raunig.
 
Zbatimi i projektit do të nisë në janar 2015 dhe do të përqendrohet në masat për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin në institucionet shqiptare. Gjithashtu, ai do të rrisë kapacitetet e administratës publike për të luftuar si duhet korrupsionin dhe për të punuar për krijimin e një partneriteti të fortë mes sektorit publik e privat. 
 
Ndër përfituesit e projektit janë ministritë e Arsimit, Mjedisit, Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Shkolla Shqiptare e Administratës Publike, komuniteti i biznesit, shoqëria civile dhe qytetarët shqiptarë.
 

Më të lexuarat