BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Pritet dorëheqja e 2 kryebashkiakëve pas takimit të Ramës me ambasadorët, kryeministri u premtoi dekriminalizimin

Pritet dorëheqja e 2 kryebashkiakëve pas takimit të Ramës me
Pas gushtit të zhurmës dhe konspiracionit ka ardhur shtatori i tërmetit. Laku për tentakulat e krimit dhe mafies në shtetin shqiptar, po ngushtohet. Përmbysja e madhe dhe e shumëpritur në politikën shqiptare, duket se sapo ka nisur. Pas një rezistence disamujore dhe lufte të nëndheshme me SHBA-BE, Edi Rama, më në fund ka lëshuar dhe po distancohet nga njerëzit e inkriminuar në Parlamentin Shqiptar, në krye të bashkive, në piramidën e administratës publike dhe në çdo skutë të shtetit shqiptar. Kanë mjaftuar ultimatumet e fundit të amerikanëve, pasuar me izolimin e dyfishtë të Edi Ramës nga Perëndimi ditët e fundit, që sesioni i ri parlamentar të nisë me arrestime deputetësh, përjashtime dhe lënie mandati. Por, teksa habia dhe pasiguria ka mbërthyer këto ditë parinë politike të Tiranës, ka edhe një dilemë të madhe. Dilema konsiston nëse nisma e dekriminalizimit do të kufizohet tek disa simbole të inkriminimit të shtetit në Parlamentin Shqiptar apo do të zgjerohet, duke përfshirë disa kryetarë bashkish, një ministër, gjyqtarë, prokurorë dhe drejtorë të administratës publike, të skeduar tashmë nga ndërkombëtarët dhe autoritetet vendase për lidhjet e padukshme me botën e nëndheshme të krimit.
 
Arrestimi i Armando Prengës dhe përjashtimi i imponuar i Arben Ndokës, do të jetë fillimi apo fundi i procesit të dekriminalizimit? Cilët eksponentë do të preken në kampin opozitar? Procesi i dekriminalizimit a do të pasohet me shembjen e murit të pandëshkueshmërisë, duke çuar para drejtësisë simbolet e krimit dhe të korrupsionit në Shqipëri, për të cilët janë kujdesur duke mos lënë asnjë gjurmë pas? Çfarë fshihet pas zbarkimit të gjashtë ambasadorëve të Perëndimit në zyrën e kryeministrit Edi Rama? Çfarë paralajmëron deklarata e Ambasadës Amerikane në Tiranë pas takimit të ambasadorit Lu me kryeministrin Edi Rama? A ka tashmë një listë me deputetët dhe kryebashkiakët që duhet të tërhiqen? Vizita e djeshme e kryeprokurorit Adriatik Llalla në zyrën e Ramës, a ka lidhje me dorëheqjet që priten? Sipas burimeve, kryeministri Edi Rama ua ka dhënë fjalën gjashtë ambasadorëve dhe sidomos kryediplomatit amerikan në Tiranë, për largimin e të paktën dy kryebashkiakëve, të lakuar dhe të skaduar me të shkuar të dyshimtë. Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi dhe kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushin, të akuzuar dhe të lakuar kaq shumë nga opozita. Po ashtu, flitet për një listë me deputetë dhe drejtorë, të cilët pritet të dorëhiqen.
 
Mesazhet e forta 
 
Pas takimit të Donald Lu me kryeministrin Edi Rama, në zyrën e këtij të fundit, ambasada amerikane doli me një deklaratë. Pasi përshëndeti largimin e Arben Ndokës dhe arrestimin e Armando Prengës, ambasada amerikane kërkoi krijimin e një sistemi politik me drejtues të standardeve më të larta etike. Fraza “krijim i një sistemi politik me drejtues të standardeve më të larta etike”, nënkupton pastrimin e Parlamentit, drejtësisë, administratës dhe pushtetit vendor nga pushtetarët e inkriminuar, të cilët kanë depërtuar në shtetin shqiptar, gjatë viteve të fundit. Ndërkaq, deklarata u shpërnda pikërisht pas takimit të ambasadorit me Edi Ramën, pra pasi ambasadori ka marrë një garanci nga kryeministri. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama, disa orë pas takimit, për herë të parë, ka deklaruar se personat e dënuar nuk do të kenë më vend jo vetëm në politikë, por as në administratë.  Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat