BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Prokuroria akuzë ndaj deputetëve Pjerin Ndreu, Arben Ndoka dhe Astrit Veliaj

Prokuroria akuzë ndaj deputetëve Pjerin Ndreu, Arben Ndoka dhe Astrit
Prokuroria e Përgjithshme vë nën akuzë 3 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, dy deputet socialistë dhe një deputet demokrat. Bëhet fjalë për Astrit Veliajn, deputetin e Partisë Demokratike, Pjerin Ndreun dhe Arben Ndokën të Partisë Socialiste. Sipas organit të akuzës, është vërtetuar nga kamerat e sigurisë se dy deputetët socialistë kanë goditur me grushte deputetin demokrat Gent Strazimiri në ambientet e parlamentit shqiptar. Lidhur me rastin e deputetit Astrit Veliaj, bëhet e ditur nga Prokuroria e Pergjithshme se hetimi ndaj tij ka nisur pas kallëzimit të një qytetareje nga Fieri.
 
"Deputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu janë marrë në cilësinë e të pandehurve, pasi akuzohen për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal, në dëm të shtetasit Gent Strazimiri, me funksion deputet. Gjithashtu, është marrë në cilësinë e të pandehurit edhe shtetasi Astrit Veliaj, me funksion deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i akuzuar për veprat penale të “Ndërtimit të paligjshëm” dhe “Shkatërrim prone” të parashikuara nga nenet 199/a dhe 150 të Kodit Penal. Hetimi penal i zyrtarëve me funksion deputet është zhvilluar nga prokurorët e Drejtorisë së Hetimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, bazuar në nenin 13 të ligjit Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë.
 
Hetimi ndaj shtetasve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu ka filluar në bazë të kallëzimit të dorëzuar në date 14 Korrik 2014 nga deputeti Edi Paloka, në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Sipas kallëzimit, në datën 10 Korrik 2014, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, deputetët Ndoka dhe Ndreu kanë goditur për shkak të detyrës kolegun e tyre Strazimiri.  Në kuadër të këtij procedimi, nga ana e grupit hetimor janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale, janë marrë deklarimet nga personat e pranishëm në vendin e ngjarjes si edhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë të ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, ku evidentohet goditja ndaj deputetit Strazimiri.  Hetimet vërtetuan se gjatë kohës kur deputeti Gent Strazimiri ishte në ambientet e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë, pranë sallës plenare, ai është goditur me grusht nga deputeti Arben Ndoka. Pak momente më vonë deputeti, Gent Strazimiri është goditur edhe nga deputeti Pjerin Ndreu. Bazuar në veprimet hetimore, rezulton se deputeti Strazimiri është goditur për shkak të deklaratave politike që ka bërë në seancën e datës 10 korrik 2014.  Në përfundim të veprimeve hetimore, Prokuroria ka vendosur që të marrë si të pandehur deputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Goditjes për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
 
Nga ana tjetër, hetimi për procedimin tjetër ndaj shtetasit Astrit Veliaj ka nisur në bazë të kallëzimit të një qytetareje nga Fieri, e cila pretendon se subjekti UFO sh.p.k, ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme në pronën e saj një ndërtesë 4 dhe 6 kate, në një sipërfaqe 11.000 m2. Kjo ndërtesë është ngritur me qëllim ushtrimin e një aktiviteti privat nga subjekti UFO shpk, i cili rezulton se është në pronësi dhe administrim të deputetit Veliaj.  Bashkia e Fierit, në kuadër të veprimeve hetimore për këtë procedim penal, konfirmon zyrtarisht se nuk ka dhënë asnjë leje për ndërtim në këtë zonë. Gjatë hetimit ka rezultuar se kjo ndërtesë ka zënë edhe një hapësirë, e cila është në inventarin e Ministrisë së Brendshme.  Deri në vitin 2012, në këtë truall kanë qenë zyrat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier. Pas zhvendosjes së zyrave të këtij institucioni në një ambjent tjetër, në inventarin e Ministrisë së Brendshme kanë mbetur godinat ku ushtronte funksionet Drejtoria e Policisë së ketij Qarku. Subjekti UFO sh.p.k, në mënyrë të paligjshme, ka shkatërruar këto godina shtetërore, me një vlerë që llogaritet në rreth 10 milionë e 500 mijë lekë për të ngritur ndërtesën e tij. Për këtë arsye, Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj shtetasit Astrit Veliaj, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të subjektit UFO sh.p.k. Në përfundim të veprimeve hetimore, nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme është arritur në përfundimin se shtetasi Astrit Veliaj ka konsumuar elementët e veprave penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shkatërrim prone”. Materialet në ngarkim të të pandehurve me funksionin deputet do t’i përcillen Gjykatës së Lartë, e cila është kompetente për gjykimin në juridiksion fillestar për zyrtarë të këtij niveli", u shpreh zëdhënësja Ballauri.
 
 

Më të lexuarat