BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Prokuroria gjunjëzohet para Fullanit dhe Këshillit Mbikqyrës, shtyn për në shtator marrjen e tyre në pyetjne për të mos u prishur pushimet

Prokuroria gjunjëzohet para Fullanit dhe Këshillit Mbikqyrës,
Thellohet skandali i trekëndëshit Fullan-Këshill Mbikqyrës-Prokurori. Ndërsa vetëm dy ditë më parë Këshilli Mbikqyrës shpëtoi “kokën” e Guvernatorit, Prokuroria nga ana e saj është gjunjëzuar para Ardian Fullanit dhe Këshillit. Bëhet fjalë pikërisht për shkresën zyrtare që ka dërguar Prokuroria në zyrën e kreut të Bankës së Shqipërisë, për marrjen në pyetje të Fullanit dhe anëtarëve të tjerë të Këshillit Mbikqyrës, shkresë së cilës Guvernatori i është kundërpërgjigjur se janë me pushime dhe do të paraqiten në Prokurori, në fillim të muajit shtator. Nisur nga kjo situatë dhe nga mosreagimi i Prokurorisë, lind pyetja se: Çfarë e ndalon prokurorinë dhe kryeprokurorin Llalla të ndalojë procesin e hetimit përgjatë gjithë muajit gusht? Mesa duket për herë të parë, Prokuroria ka arrit në konsensus me palën të cilën thërret për ta marrë në pyetje. Por, a është i ligjshëm ky qëndrim i Prokurorisë dhe çfarë fshihet pas këtyre negociatave? Burime pranë grupit të hetimit, kanë deklaruar se Guvernatori Ardian Fullani, dhe gjashtë anëtarët e tjerë të këshillit Mbikqyrës, janë kontaktuar nga Prokuroria për t’u marrë në pyetje javën e ardhshme, por përgjigja që kanë marrë nga Fullani dhe kolegët e tjerë ka qenë standarde: “Jemi me pushime dhe nuk mund të paraqitemi deri në fillim të shtatorit”. 
 
Prokuroria shtyn hetimet
 
Pas përgjigjes së marrë nga Fullani dhe gjashtë anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikqyrës, Prokuroria ka shtyrë hetimet për në muajin shtator. Ndër personat e parë në listën e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës që do të thirren në Prokurori në shtator, është Guvernatori, i cili është njëherësh kryetar dhe anëtar i këtij këshilli. Pas Guvernatorit, do të jetë anëtarja tjetër e këshillit, zv/kryetarja Elisabeta Gjoni ajo e cila do të pyetet nga Prokuroria sa i përket vjedhjes së thesarit, dhe më pas me radhë di të pyeten të gjithë anëtarët e kupolës drejtuese të Bankës së Shqipërisë. Po të njëjtat burime, pohuan se në komunikimet që ka pasur prokuroria me anëtarët e Këshillit Mbikqyrës, ata kanë kërkuar informacion lidhur me arsyen e thirrjes dhe prokurorët kanë deklaruar se do të pyeten si persona që kanë dijeni për ngjarjen. Pra si persona që kanë dijeni për vjedhjen spektakolare të vartësit të tyre Ardian Bitraj tashmë i arrestuar sëbashku edhe me 9 persona të tjerë mes tyre dhe ish-drejtori i thesarit Dorian Çollaku. Pas pushimeve që u prishën vetëm për një ditë për mbledhjen e Këshillit, Banka e Shtetit do ta ketë shumë aktive rrugën e shkurtër nga selia në zyrat e prokurorisë dhe shtatori pritet të jetë mjaft interesant në hetimet për vjedhjen.
 
Dyshimet mbi rolin e prokurorisë
 
Disa javë pas skandalit të vjedhjes së 7 milionë dollarëve, dyshimet lindën dhe për rolin e prokurorisë sa i takon hetimit të skandalit në bankën e shtetit shqiptar, arrestimit të përgjegjësve dhe zbërthimit të tyre në hetuesi. Pak ditë para se Prokuroria të pozicionohej hapur krah Fullanit, dhe para arrestimit të ish-drejtorit të Degës së Thesarit, Dorian Çollaku, përkatësisht burrit të mbesës së Ardian Fullanit, Prokuroria i dha atij mbi 24 orë kohë, duke i lënë mundësinë për të fshehur paratë e vjedhura dhe gjurmët e krimit. Po ashtu, i akuzuari për vjedhjen e thesarit, pati kohë të koordinojë lëvizjet me Ardian Fullanit. Pas vetëdorëzimit të Dorian Çollakut, lojën e vijoi sërish prokuroria duke e vulosur me afatin që i la anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës për t’u përgatitur. 
 
Mbledhja e Këshillit Mbikqyrës
 
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, si organi më i lartë vendimmarrës dhe mbikqyrës i politikave,i administrimit dhe i operacioneve të Bankës se Shqipërisë, në mbledhjen e tij të zhvilluar dy ditë më parë, ka humbur sërish mundësinë për t’u shkëputur nga Ardian Fullani dhe modeli që ai përfaqëson, duke shënuar një tjetër skandal dhe duke vërtetuar gjithnjë e më shumë lidhjet mes tyre. Këshilli Mbikëqyrës ashtu sikurse në mbledhjen e kaluar, i ka dalë në mbrojtje krimeve financiare të Guvernatorit. Ka qenë anëtarja e këtij këshilli, Ermelinda Meksi, ajo që për herë të dytë radhazi ka kërkuar shkarkimin e Ardian Fullanit, kërkesë e cila është hedhur poshtë nga pesë anëtarët e tjerë, përfshirë dhe votën e Guvernatorit, që është anëtar dhe kryetar i këtij këshilli. 
 
INFOCIP: Fullani dhe Bordi i BSH,përgjegjës për vjedhjen
 
Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOCIP ka reaguar pas deklaratës së Këshillit Mbikëqyrës të BSH. Sipas INFOCIP deklarata këshillit, synon të shfajësojë përgjegjësit e vjedhjes së Bankës, ndërsa bën thirrje për largimin e Guvernatorit Ardian Fullani dhe Këshillit Mbikqyrës.“Deklarata përmban pohime qesharake të tipit: ”Grupet e punës të ngritura për të bërë vlerësimin, kanë arritur në përfundimin se nuk ka shkelje ligjore nga ana e Këshillit Mbikëqyrës dhe Administratorëve, se i gjithë kuadri ligjor dhe rregullator është i plotë dhe garanton administrimin e aktivitetit të Bankës së Shqipërisë dhe të sektorit bankar”, theksohet në reagimin e INFOCIP. Qendra për Çështje të Informimit Publik bën thirrje që të shtohet presioni për largimin e mbikëqyrësve të parave pasi Fullani dhe Bordi Mbikëqyrës janë përgjegjës për vjedhjen në institucionin më të lartë financiar në vend. 
 
Ekspertët: Të dorëhiqet Fullani
 
Skandali për vjedhjen e rreth 713 milion lekëve nga thesari i Bankës shihet nga ekspertët si cenues për imazhin e institucionit. Ata e shohin më shumë zgjidhjen tek dorëheqja e Guvernatorit se sa te procedimi ligjor. Muaji i vakancës, siç konsiderohet më së shumti gushti, nuk po përjetohet si i tillë nga administrata e Bankës së Shqipërisë në Tiranë, organet e specializuara të investigimit dhe procedimit, si dhe nga aktivistë të shoqërisë civile, në një kohë që klasa politike në përgjithësi është më e përmbajtur. Zbulimi së fundmi se nga arka e thesarit të Bankës së Shqipërisë mungojnë rreth 713 milion lekë ka hequr cipën e një skandali, sa i takon mënyrës se si sigurohen depozitat monetare në njërin prej institucioneve, që në perceptimin e publikut është konsideruar si super i sigurt. Por dita ditës nga Prokuroria e Republikës, që po heton në shkallë të gjerë vjedhjen, po dalin fakte tronditëse, se vlerat monetare nuk janë ruajtur dhe administruar si duhet dhe nga kjo kanë përfituar punonjës të brendshëm. Joana Tafa
 

Më të lexuarat