BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Prokuroria: Ja e vërteta e arrestimit të Ardian Fullanit, përbën rrezik për provat dhe hetimet, lejoi qëllimisht Bitrajn të vidhte paratë

Prokuroria: Ja e vërteta e arrestimit të Ardian Fullanit,
Prokuroria e Tiranës ka zbardhur misterin e arrestimit të ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Prokuroria ka sqaruar se vendimi për arrestimin e Fullanit ka ardhur pas dëshmisë së Ardian Bitrajt, i cili ka pohuar se në sektorët e sigurisë së lartë ku ruheshin paratë, nuk kishte as rregullore, as kontrolle dhe as çelësa. Sipas prokurorisë, dëshmia komprometuese e Bitrajt ka qenë vendimtare për të urdhëruar prangosjen e Ardian Fullanit. “Duke vlerësuar provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, deklarimet e dhëna nga anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikqyrës, raporti i Inspektorit të Përgjithshëm të BSH, deklarimet e dhëna nga shtetasi Ardian Bitraj, i cili shpjegon se ka realizuar vjedhjen si rezultat i mungesës së rregullave dhe akteve nënligjore në Departamentin e Emisionit, mosmarrja e masave për aktet rregullative, moszbatimi i udhëzimeve të miratura, refuzimi i rekomandimeve të inspektorit të përgjithshëm për mirëfunksionimin e departamentit të emisionit, pasqyrojnë faktin se mosveprimet e shtetasit Adrian Fullani, në cilësinë e a)administratorit, b)drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të bankës, c) dhe kryetarit të Këshillit Mbikqyrës, janë kryer me dashje dhe kanë lejuar vjedhjen e parave nga arkat e departamentit të emisionit”, ka deklaruar prokuroria. 
 
Fullani rrezik për provat 
 
Organi i akuzës pohon se Ardian Fullani përbën rrezik për provat dhe hetimet. “Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është i drejtë dhe i bazuar në provat e administruara gjatë fazës së hetimit paraprak. Kjo pasi në marrjen e këtij vendimi, gjykata ka pasur parasysh kushtet dhe kriteret e parashikuara nga nenet 228 dhe 229 të K.Pr.Penale dhe ajo çfarë është determinonte: -duke vlerësuar faktin se ekzistojnë shkaqe që vënë në rrezik marrjen apo vërtetësinë e provave, nisur nga funksioni i personit nën hetim dhe rrezikut të ndërhyrjes së tij në këto prova. Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasi nën hetim Adrian Fullani, me veprimet e mosveprimet e tij ka ndikuar drejtpërsëdrejti në ardhjen e pasojës, vjedhjen e Bankës së Shqipërisë. Për sa më sipër përfundimisht kërkojmë lënien në fuqi të vendimit nr. 1909, datë 05.069.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku është caktuar masa e sigurimit për shtetasin Adrian Fullani, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga Neni 248 i K. Penal”, ka sqaruar prokuroria. 
 
Pretendimet e avokatit 
 
Sipas avokatit, kërkimi dhe caktimi nga gjykata i masës së sigurimit arrest në burg, në mungesë, për të arrestuarin Adrian Fullani, nuk përputhet me rrezikshmërinë e veprës për të cilën ai akuzohet dhe rrezikshmërinë e personalitetit të të arrestuarit. “Kjo masë është masa më ekstreme në tërësinë e masave ndaluese dhe shtrënguese dhe pikërisht në nenin 230 të K.Pr.Penale janë parashikuar kritere strikte të veçanta për caktimin e saj, kritere të cilat nuk janë marrë në konsideratë nga gjykata në rastin konkret. Marrja e masës së arrestit në burg, është marrë në mungesë, pra pa praninë e personit ndaj të cilit është kërkuar kjo masë, pra pa praninë e z. Adrian Fullani. Marrja e kësaj mase në mungesë bie në kundërshtim me kërkesat procedurale dhe lë shkak për të konkluduar se kërkimi i bërë nga ana e organit të akuzës është në manipulim të gjykatës dhe deformim të realitetit”, ka pohuar ai.  Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat