BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Protestat, Patozi: Opozita le të rrethojë Kryeministrinë, por problemi është se Bashën nuk e ndjek njeri

Protestat, Patozi: Opozita le të rrethojë Kryeministrinë, por

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka vijuar edhe ditën e djeshme me akuzat dhe sulmet e tij në adresë të kryedemokratit Lulzim Basha. Dje ish-deputeti demokrat ka komentuar protestën që po zhvillohet te Unaza e Re dhe qëndrimin e opozitës, ndërsa nuk ka ngurruar që të japë edhe disa këshilla për Bashën, të cilin e quajti një njeri që nuk është kundër qeverisë por sipas tij, pro saj. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Patozi ka sugjeruar që opozita le të rrethojë Kryeministrinë, duke përdorur sipas tij, pretekst jo protestën e “Astrit”, por korrupsionin qeveritar.

“Nëse opozita zyrtare do që të protestojë për korrupsionin galopant dhe të gjithëpërhapur të qeverisë, ajo nuk ka pse qëndron tek Astiri, sepse aty vetëm ndonjë fadromë apo buldozer të kompanive private mund të gjejë. Aty e ka kryeministrinë, le ta rrethojë dhe të qëndrojë atje deri në rrëzimin përfundimtar të Edi Ramës. Le t’i bashkohen asaj proteste madhështore edhe banorët fatkeq të Unazës së Re, sepse nuk e kanë shumë larg, por dhe qëllimin e arrijnë njësoj ashtu. Dhe me atë rast opozita nuk shpëton vetëm shtëpitë e tyre nga prishja, por çliron një popull të tërë nga një qeveri që po i merr shpirtin, duke e grabitur dhe poshtëruar”, deklaroi ai.

Megjithatë, Patozi ka hedhur poshtë idenë se opozita është në gjendje që të organizojë protestat të forta anti-qeveritare. Dhe për këtë, ish-nënkryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar Bashën se nuk e ndjek njeri në protestë, pasi sipas tij, qytetarët janë në dijen që kreu i PD është me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë. “Problemi është se Lulzim Basha e di shumë mirë që nuk e ndjek njeri në kauzën e vet të rreme për të çliruar shtetin nga korrupsioni dhe oligarkia. Dhe për këtë shkak, ai po ndjek çdo rast, ku protestohet ndaj qeverisë, pavarësisht motivit që i shtyn njerëzit të revoltohen. Ndaj edhe sot jemi katandisur në pikën kur njerëzit në hall nuk kanë ndonjë shpresë se do ta zgjidhin atë duke u drejtuar nga opozita, ndërsa kjo e fundit po përpiqet dëshpërimisht të zgjidhë hallin e vet, duke përgjuar çdo vend ku mblidhen njerëz”, nënvizoi Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike.

 

Më të lexuarat