BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Protestuesit dëbojnë Berishën dhe Bashën nga sheshi: Janë plehrat e politikës shqiptare

Protestuesit dëbojnë Berishën dhe Bashën nga sheshi:

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë tentuar dje të bëhen pjesë e protestës qytetare përpara Kryeministrisë. Ata kanë dashur ta politizojnë protestën e qytetarëve shqiptarë, mirëpo nuk janë lejuar ta bëjnë një gjë të tillë. Kanë qenë protestuesit ata të cilët kanë dëbuar të dy politikanët e opozitës. Berisha ka dalë në sheshin para Kryeministrisë duke ngritur gishtat lart, ndërkohë që protestuesit nuk janë bashkuar me këtë tentativë. Ka qenë kryesuesi i protestës, që ka bërë thirrje që të mos politizohet protesta dhe që njerëzit të mos bëhen palë me politikën dhe t’i rrinë larg servilizmit ndaj politikës. “Rrini larg politikanëve që na kanë gënjyer për 23 vite. Rrini larg atyre që për kaq vite na kanë mbajtur peng dhe na kanë lënë këtu ku jemi, duke vuajtur çështje jetike për ne siç është kjo për armët kimike. Ruani dinjitetin tuaj personal, emrin dhe mbiemrin tuaj dhe mos e shpërdoroni atë duke u bërë pre e politizimit. Thuajini ik këtyre politikanëve”, ka thënë një nga drejtuesit e protestës. Në këtë situatë të krijuar, Sali Berisha dhe Lulzim Basha pas bisedave të shkurtra me disa protestues, kanë ecur përmes turmës të shoqëruar. Ka patur një qëndrese nga protestuesit për të mos e përzier çështjen me politikën. Protestuesit vijuan më tej me thirrje: “Luli Ik, Luli ik ...Largohuni plehra me dy këmbë. Mos u tregoni servilë. Vetëm ik, vetëm ik, ik”. Protestuesit janë irrituar edhe më shumë kur Berisha dhe Basha tentuan t’i drejtohen pjesës ku bëhej drejtimi i protestës. Protestat kundër armëve kimike kanë nisur dje që në orën 09.30 minuta përpara Kuvendit të Shqipërisë, ku studentë, nxënës dhe qytetarë kanë protestuar kundër armëve kimike të Sirisë. Në këtë protestë kanë marrë pjesë nxënës të shkollave të mesme të Tiranës, fakultete dhe universitete, të cilët patën paralajmëruar braktisjen e mësimit për të protestuar për kauzën e armëve kimike.

Protesta në Tiranë

Protesta në Tiranë ka qenë mjaft e ndezur dhe me një pjesëmarrje të gjerë popullore, duke krijuar edhe trafik në “Rrugën e Elbasanit”. Të rinjtë shqiptarë bënë thirrje se do të vazhdojnë protestën derisa kauza e tyre të shkojë deri në fund. Nxënës, studentë dhe qytetarë të ndryshëm të Tiranës dhe të Shqipërisë janë ngjitur në podium dhe kanë folur, dukë vënë theksin tek rëndësia e një çështje të tillë. Ata thanë se janë për një Shqipëri të gjelbërt dhe evropiane dhe një Parlament që i përgjigjet popullit të tij. Nuk është ndalur vetëm këtu protesta kundër armëve kimike, por është vazhduar edhe përpara kryeministrisë. Protestuesve fillimisht iu janë bashkuar Sokol Olldashi, Mesila Doda dhe gazetarë si Blendi Fevziu, Andi Bushati, Arjan Çani, Çim Peka etj. Protesta u tentua më pas të politizohet nga dyshja Berisha – Basha, të cilat u larguan nga ana e protestuesve. Ata kanë qëndruar deri në orët e vona të natës në protestë për të pritur një përgjigje nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Marshimi

Protesta ka nisur me një marrshim nga Fakultetit Ekonomik drejt ambasadës amerikane, për të përfunduar para Parlamentit. Forca të shumta policie dhe forcat speciale u rreshtuan para Parlamentit. Me akuza se vendi po shkon në krim e vdekje, organizatorët kanë bërë apel që në këtë protestë të bashkohen të gjithë, kryesisht të rinjtë. Shoqëria civile thotë se do përshkallëzojë protestën e saj duke zbritur në rrugë përpara Kryeministrisë dhe Ambasadës Amerikane, Parlamentit për të mos lejuar përfshirjen e vendit tonë në shkatërrimin e armëve kimike siriane në vendin tonë.

Durrës, studentë dhe qytetarë në protesta

Studentë, nxënës, por edhe qytetarë të qytetit të Durrësit janë bashkuar kundër kauzës së armëve kimike që në orët e para të ditës së djeshme. Në protestë ka patur nxënës të shkollës së mesme “Naim Frashëri”, të cilët janë ulur këmbëkryq në sheshin para bashkisë së qytetit, ku bashkë me ta janë bashkuar kryetari i bashkisë Dako dhe deputetë të PD, duke u bërë bashkë për një kauzë. Gjatë protestës, ka patur probleme edhe në qarkullimin  automjeteve në shesh. Qyteti i Durrësit paraqet një pikë strategjike të veçantë lidhur me këtë kauzë, pasi nëse do të merrej një vendim për ti sjellë armët kimike, nga ky qytet do të hynin armët kimike të Sirisë. Sazan Guri, ka thënë se protestat do të nisen edhe për në Durrës. “Nëse vijnë armët kimike do të ndalohen. Nuk do të lejohen që këta armë të helmojnë vendin. Shqipëria nuk mund të shndërrohet në një Hiroshimë të dytë. Vendi ynë është një vend që do pastërti dhe frymë humanitare e qytetare evropiane, e cila po shihet mjaft qartë në këta ditë”, është shprehur ambjentalisti Guri.

Elbasan, protesta kundër armëve kimike

Qyteti i Elbasanit është mjaft i ndjeshëm ndaj çështjes së armëve kimike. Si rrjedhojë, protestat në qytetin e metalurgjikut kanë qenë të shumta dhe për disa ditë rresht. Protesta ka patur edhe ditën e djeshme, ku nxënës e studentë janë shprehur kundër një importi të mundshëm të armëve kimike siriane. Bashkë me këta të rinj janë bashkuar edhe qytetarë të sensibilizuar me kauzën, të cilët kanë bërë thirrje që qyteti të mos pranojë armë kimike, pasi do të ishte një katastrofë. Protesta dje, sikundër edhe ditë më parë është bërë në bulevardin qendror të Elbasanit, “Aqif Pasha”. Njerëzit janë ngritur kundër armëve kimike me një ndërgjegje qytetare dhe në një protestë civile. Elbasani është një qytet që ka ngritur zërin herë pas here, duke qenë se edhe problemi i një aplikimi të shkatërrimit të mbetjeve të ndryshme është më evident se në çdo qytet shqiptar. Qytetarët janë sensibilizuar si nga mediat,  ashtu edhe përmes rrjeteve sociale, të cilat kanë shërbyer për një ndërgjegjësim sa më të gjerë në të gjithë qytetin dhe për të gjithë qytetarët elbasanas.

Protesta kundër armëve kimike në Gjermani, Itali e Francë

Çështja e asgjësimit të armëve kimike në vendin tonë ka sjellë reagim qytetar, jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë kufijve të saj. Kështu, emigrantët kanë protestuar në shtete të ndryshme të Evropës për armët kimike siriane. Protesta ka patur në Gjermani, Itali dhe në Francë. Protesta janë shpërndarë në qytete të rëndësishme europiane, si në Milano, Paris dhe në Berlin. Emigrantët kanë protestuar në orën 11:00 në kryeqytetin francez, Paris përpara ambasadës shqiptare në Francë. Në Milano në orën 11:00 është mbajtur protesta e emigrantëve në “Piazza Cordusio” . Në kryeqytetin gjerman, në Berlin protesta është mbajtur nga emigrantët shqiptarë në orën 16:00. Çështja e nxehtë e armëve kimike ka prekur çdo qelizë të shoqërisë shqiptare, jo vetëm ata që jetojnë brenda territorit shqiptar, por edhe emigrantët. Pavarësisht se jetojnë jashtë vendit, ata janë ndërgjegjësuar në protestën që ka ngërthyer të gjithë shoqërinë shqiptare.

Kisha Katolike, kundër armëve kimike

Kisha Katolike Shqiptare është shprehur kundër importit të armëve kimike siriane. Ky qëndrim është mbajtur gjatë Konferencës Ipeshknore Shqiptare, në zhvillimin e punimeve të konferencës të mbajtur nga ky institucion. “Konferenca Ipeshknore është kundër armëve kimike siriane. Ne shprehemi kundër një importi të këtyre armëve në tokën tonë. KISH bashkohet me shqetësimin mbarëpopullor shqiptar për të mos lejuar një import të mundshëm të armëve kimike në Shqipëri. Armët kimike mund të kenë pasoja të rënda mbi njerëzit, për shëndetin e tyre, si dhe për vendin tonë, Shqipërinë, duke ndotur ambientin”, ka qenë qëndrimi zyrtar i Kishës Katolike. Gjithashtu, në konferencë, Kisha Ipeshknore ka mbajtur një qëndrim mohues edhe ndaj martesave mes gjinive të njëjta, një propozim ky i bërë nga ana e Avokatit të Popullit, Igli Totozani disa ditë më parë. “Konferenca Ipeshknore Shqiptare mbron njerëzit dhe respekton dinjitetin e personave me prirje homoseksuale, por është kundër martesave të personave me gjini të njëjtë”, thotë KISH.    

Më të lexuarat