BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PS i përgjigjet PD: Në shtator drejtësia do çlirohet nga Berisha-Nishani, kushtet e SHQUP strategji bllokimi

PS i përgjigjet PD: Në shtator drejtësia do çlirohet nga
Ashtu siç po bllokon të gjitha reformat e mazhorancës qeverisëse, Partia Demokratike po bëhet gati për të bllokuar edhe reformën në drejtësi. Kjo reformë, e cila do të nisë në shtator, ku ka si synim shkundjen e drejtësisë nga pluhuri i korrupsionit, ka vënë menjëherë në lëvizje dyshen Berisha-Nishani. Demokratët i kanë vënë tre kushte mazhorancës për reformën në drejtësi, ku kërkojnë KLD, Shkollën e Magjistraturës dhe Gjykatën e Lartë, por në fakt nuk do të rezultojë kështu. Partia Socialiste i është përgjigjur Partisë Demokratike, se në shtator drejtësia do çlirohet nga dyshja Berisha-Nishani, ndërsa tre kushtet e SHQUP i ka konsideruar strategji bllokimi. “Në shtator drejtësia do çlirohet nga Berisha-Nishani. T’i lësh kompetenca Nishanit, është si t’ia lësh Saliut! PD po kërkon të zvarrisë reformat e mazhorancës, por nuk do t’ia dalë”, u shpreh deputeti Çuko. Deputeti socialist, Piro Lutaj, është shprehur se Nishani ka frikë nga drejtësia. “Nishani ndihet i kërcënuar se mos e shkarkojnë nga funksioni, pasi edhe pse po shkon në gjysmën e mandatit, kurrë nuk e ushtroj atë funksion?!”, tha Lutaj. Sipas tij, është normale që çdokush që shkel ligjin do të përballet me drejtësinë dhe ky është një kërcënim i pashmangshëm. Ai shprehu bindjen se pavarësisht se mund të vonojë, drejtësia do të bëhet dhe për Presidentin që ka shkelur ligjin. “Natyrisht kush shkel ligjin do ndihet i kërcënuar nga drejtësia. Vota e 23 qershorit ishte votë plebishitare për drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit”, theksoi ai. Në këtë kuadër, në një prononcim për gazetën “Sot”, deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi, deklaroi se Presidenti Nishani po mban qëndrim politik. Kjo sipas tij është qesharake, duke theksuar se nuk mund të bëhet shou me vonimin e proceseve demokratike. “Presidenti po mban qëndrim politik. Kushtet e PD kanë si synim të vetëm, moslëshimin e institucioneve të rëndësishme të drejtësisë nga Nishani dhe Berisha. Ai ruan linjën e PD dhe kjo nuk është diçka e re, pasi dihet se ai po i kthen ligjet vetëm për të bërë shou. Është bërë shumë qesharak dhe nuk është fare bashkëpunues. Ai po vonon proceset demokratike dhe për këtë arsye Presidenti duhet të shkarkohet”, deklaroi Toçi. Sipas deputetit Namik Kopliku, këtë herë drejtësia do të çlirohet nga korrupsioni i prodhuar nga Berisha dhe Nishani. “Pas reformës së rreptë në drejtësi, Berisha dhe Nishani e kanë humbur toruan. Nishani vazhdon të qëndrojë për inerci në atë godinë. Ai kërkon të kthejë çdo ligj që është i dëmshëm për atë personalisht dhe vetë institucionin. Nuk është ai që do bëjë rolin e doganierit, e ka bërë populli në 23-Qershor”, theksoi Kopliku. 
 
Juristët
 
Juristët deklarojnë se reforma në drejtësi duhet të konsultohet me grupet e interesit, kërkon dialog gjithëpërfshirës. Megjithatë, avokati Idajet Beqiri, duke komentuar tre kushtet e PD, tha se Berisha dhe Nishani, po përpiqen të luajnë të gjitha rrugët për të shpëtuar nga drejtësia e vërtetë. “Berisha dhe Nishani, janë dy të pashpresë, të cilët po rreken me çdo kusht për të shpëtuar nga drejtësia e vërtetë. Berishës nuk i intereson drejtësia e vërtetë, pasi është i përlyer nga koka te këmbët dhe gjithashtu nuk u intereson të lëshojnë institucionet që i kanë kapur që prej 8 vjetëve në pushtet”, u shpreh Beqiri. Avokati Idajet Beqiri, akuzoi Nishanin se ka zgjedhur rrugën e regresit dhe jo të unitetit të popullit. Ai i bëri thirrje kryeparlamentarit Ilir Meta, që të nisë procedurat për shkarkimin e tij, pasi Nishani në krye të Presidencës është vënë me një qëllim të vetëm; të bllokojë të gjitha reformat. Konstitucionalisti Luan Omari, kërkon gjithëpërfshirje për reformën në drejtësi.
 
Tre kushtet e PD
 
Partia Demokratike kushtëzon pjesëmarrjen e saj në reformën në drejtësi me 3 kushte, të cilat duhet të pranohen nga mazhoranca. Në një kohë kur pritet që Kuvendi të nisë sesionin e ri parlamentar me reformën në drejtësi, demokratët propozojnë që ky proces të udhëhiqet nga ekspertiza ndërkombëtare, të jetë gjithëpërfshirëse dhe konsensuale. PD kërkon KLD, Shkollën e Magjistraturës dhe Gjykatën e Lartë. Sipas demokratëve, dokumenti strategjik i tyre, synon që të garantojë sistemin e drejtësisë të pavarur nga politika, sikundër ministrit të Drejtësisë t’i hiqet e drejta e kërkesës për të shkarkuar gjyqtarët. Eneida Jaçaj
 
 

Më të lexuarat