BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PS kërkon hetimin dhe ndëshkimin e Lulzim Bashës për vrasjet e 21 Janarit, ministri i vetëm në 100 vjet që vrau protestues

PS kërkon hetimin dhe ndëshkimin e Lulzim Bashës për
Shtohet tensioni mes mazhorancës dhe opozitës në fillim të sesionit parlamentar. Pak orë pasi Lulzim Basha paralajmëroi një cunam dhe një betejë me qeverinë si ajo e Napolonit në Vaterlo, Partia Socialiste ka kërkuar hetimin dhe ndëshkimin e Lulzim Bashës për vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm në demonstratën e 21 Janarit. Garda e Republikës, gjatë demonstratës së 21 Janarit ka qenë nën urdhrat e Lulzim Bashës dhe ka vepruar nën varësinë e tij. Por, Basha nuk u pyet kurrë nga prokuroria nëse ka dhënë urdhër apo jo. Ndërsa PS kërkon që të merret nën hetim, kërkesa është bërë pikërisht nga deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh kryetar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, deklaroi se Lulzim Basha është i vetmi ish-ministër i Brendshëm, i cili ka vrarë katër protestues të pafajshëm në Bulevardin e Tiranës. Deputeti socialist nuk është ndalur vetëm me këtë deklaratë dhe akuzë, por ka vijuar akuzat edhe ndaj qeverisë aktuale e cila nuk ka ndëshkuar ligjërisht kryetarin e PD, dhe për këtë Braçe e ka konsideruar fajtore. Më tej, Braçe siguroi se qeveria nuk ka harruar ende shkaktarin dhe vrasësin e katër protestuesve dhe një ditë Basha do të marrë ndëshkimin e duhur. “Ka qenë ministër i Brendshëm. Ka qenë ministri i Brendshëm i vetëm në fashizëm, komunizëm e demokraci që ka vrarë 4 protestues mu në Bulevardin e Tiranës! Se kemi ndëshkuar ligjërisht dhe ky është faj!! Por nuk e kemi harruar ende!”, deklaroi Braçe në një postim në rrjetin social Facebook. 
 
Braçe: Basha komandant i vrasësve
 
Kreu i Komisionit të Ekonomisë e ka etiketuar Bashën si komandant të vrasësve në 21 Janar. Braçe tha se Lulzim Basha nuk ka zë të trembë qeverinë. “Lulëzim Basha vrau katër shqiptarë në Bulevard, paqësorë, të paarmatosur e të pafaj, por Prokuroria nuk e hetoi kurrë edhe pse ai ishte komandanti i vrasësve atë ditë. Kështu, hajdut e vrasës ka marre përsipër të kërcënojë e të tentojë të dhunojë një qeveri legjitime. Unë e di që Lulëzim Basha s’ka as zë të trembë kënd”, theksoi Braçe, ndërsa renditi më tej, të gjitha abuzimet e kryedemokratit. “Lulëzim Basha abuzoi me 230 milion euro në Rrëshen Kalimash, u hetua, për të u ngrit akuzë, por nuk u gjykua kurrë, as u ndëshkua; Lulëzim Basha abuzoi qartë me 30 milionë euro të tjera në Levan Vlorë e Levan Tepelene, pasuroi serbë e shqiptarë të lidhur me të, u hetua nga KLSH, u gjet përgjegjës, por nuk u hetua nga Prokuroria, për pasojë nuk u gjykua e nuk u ndëshkua kurrë”, nënvizoi Braçe. 
 
Braçe: Kryebashkiaku më i kotë
 
Një ditë më vonë pasi kryeministri Edi Rama e ka cilësuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha si kryebashkiakun më kotë që ka pasur Tirana, ka reaguar dhe deputeti socialist. Kreu i Komisionit të Ekonomisë ka vijuar në të njëjtën linjë me liderin e tij, duke theksuar se Lulzim Basha është kryetari më i kotë i opozitës në 23 vite. “Kur "Kryetari më kot i opozitës në 23 vjet" thotë, "kemi qeverinë më antidemokratike në 23 vjet”, pohoi deputeti Braçe. Joana Tafa
 

Më të lexuarat