BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PS-LSI mbledhje grupi para votimit, Ruçi kërkoi votim të fshehtë dhe pjesëmarrje të plotë

PS-LSI mbledhje grupi para votimit, Ruçi kërkoi votim të
Grupet parlamentare të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë zhvilluar dje një mbledhje në mjediset e Parlamentit Shqiptar. Para votimit për heqjen e imunitetit për Tom Doshin dhe Mark Frrokun, grupet e PS-LSI kanë zhvilluar një mbledhje të përbashkët. Sipas burimeve, Gramoz Ruçi, gjatë mbledhjes, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama mendim për mënyrën e votimit. Por, Rama ka vendosur që këtë vendim ta lërë në duart e Ruçit dhe Vasilit. Nga ana e tij, Ruçi ka propozuar votim të fshehtë, ndërsa u ka kërkuar pjesëmarrje të plotë në votim deputetëve. Ndërkaq, të dy grupet vendosën pro heqjes së imuniteteve për dy deputetët.  
 
Debatet për rregulloren 
 
Edi Rama paralajmëron dje mbylljen e Kuvendit të Shqipërisë nëse Ilir Meta nuk i tregon vijën e kuqe Sali Berishës në seancat plenare, duke respektuar Rregulloren e Parlamentit. Degradimi i përjavshëm i seancave plenare nga Sali Berisha ka përplasur dje kryeministrin Edi Rama me nënkryetarin e Kuvendit, Vangjel Dule. Kreu i qeverisë është thellësisht i pakënaqur për mënyrën e drejtimit të seancave plenare dhe zbatimin e Rregullores së Kuvendit. Teksa Sali Berisha nisi zbatimin e skenarit të përjavshëm të estradës dhe kaosit në Parlament, befas ka shpërthyer kryeministri Rama, i cili tha se nuk mund të toleronte që Parlamenti të kthehej në kopsht zoologjik, ku Sali Berishën e krahasoi me demin e kopshtit zoologjik të Tiranës, i cili shqeu me brirë një pelë. Për herë të parë, kryeministri Rama paralajmëroi se do të tërheqë Partinë Socialiste nga Parlamenti, nëse drejtuesit e seancës nuk e ndalin këtë praktikë, duke respektuar rregulloren që Sali Berisha të mos përdhosë seancat plenare. 
 
Sherri për raportin 
 
Debati nisi kur opozita kërkoi të lexohej raporti i anëtarëve të saj të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, ku kryeministri kërkoi që të mos lejohej, por të vijohet sipas rregullores. “Ky nuk është klubi i shtëpisë së oficerëve. Respektoni rregulloren dhe të procedojmë sipas saj. Mendimet komentet dhe muhabetet e shtëpisë së oficerëve t’i bëjnë në shtëpinë e oficerëve. Parlamenti nuk është shtëpia e oficerëve”, u shpreh Rama.
 
Kryeministri tha se PS do të largohej nga Parlamenti. “Po ju kërkoj edhe njëherë respektoni rregulloren dhe po ju citoj rregulloren: Në këtë seancë plenare fjala i jepet deputetit ndaj të cilit është paraqitur kërkesa për të dhënë shpjegime, raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi, votimi është i fshehtë. Së pari sot në këtë pikë jemi në një situatë specifike të caktuar nga rregullorja. Edhe përtej kësaj pike ju kërkoj të zbatohet rregullorja në këtë Kuvend. Unë ju siguroj se PS do të tërhiqet nga ky Kuvend në çdo moment që do të shkelet rregullorja. S’mund të pranojmë të japim çdo të enjte një shfaqje të shëmtuar”, pohoi Rama. Pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Partia Demokratike erdhi me misionin e qartë në sallën e Kuvendit, që të shtynte votimin për kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Me argumentin se seanca për të aprovuar këtë kërkesë duhet zhvilluar 48 orë nga dorëzimi i raportit të Këshillit për Imunitetin, deputetët e opozitës këmbëngulën që nga nisja e seancës që votimi i fshehtë për Doshin dhe Frrokun të shtyhej. Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe ish-kryeministri Sali Berisha debatuan me nënkryetarin e Kuvendit, Vangjel Dule, për të shtyrë votimin për heqjen e imunitetit të dy deputetëve, me argumentin se po shkelej rregullorja. Por, ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama bëri që debati të shuhej. 
 

Më të lexuarat