BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PS-LSI rikthejnë 5 heronjtë e Vigut në Shkodër, Ilir Meta: Berisha, përpjekje të dështuara për t’u kapur pas figurës së Enverit

PS-LSI rikthejnë 5 heronjtë e Vigut në Shkodër, Ilir Meta:
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ishte dje i pranishëm në Shkodër me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të vendit, ku vlerësoi lart kontributin e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Fillimisht në praninë e një numri të madh qytetarësh shkodranë, kryeparlamentari Meta vendosi kurora me lule në bustin e 5 heronjve të Vigut, tashmë i vendosur në një shesh të ri dhe me pamje të denjë për veprën e tyre. Kreu i Kuvendit gjatë vizitës së tij në Shkodër ka vlerësuar vendosjen e “5 Heronjve të Vigut” në rrethrrotullimin e Dobracit. Duke rikthyer dhe njëherë vëmendje tek debati për prezencën e figurës së Enver Hoxhes në homazhet e zhvilluara me rastin e 70 vjetorit, gjatë fjalës së tij në homazhet e zhvilluara pranë monumentit, Meta theksoi se LANÇ nuk ka qenë vepër e asnjë individi të caktuar dhe çdo përpjekje për tu kapur pas ndonjë figure të caktuar për të dëmtuar vlerat e kësaj lufte është e dështuar. “Vepra e “5 Heronjve të Vigut” shkëlqen në këtë 70-vjetor. Siç e shikoni këtu nuk ka asnjë portret. Çdo përpjekje për t’u kapur pas figurave, e dështuar”, tha Meta.
 
Nderimi i heronjve
 
Në një prononcim për mediat, Kryetari i Kuvendit deklaroi se përmes rivendosjes së monumentit të “5 heronjve të Vigut” në Shkodër, rivendoset dinjiteti i atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit dhe Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare. “Kjo është një ngjarje mjaft domethënëse, që populli i Shkodrës nderon sot bijtë më të shquar të Shkodrës, të Lezhës dhe të Mirditës, pesë heronjtë e Vigut që dhanë jetën për çlirimin e atdheut. Në prag të 70-vjetorit të çlirimit të vendit, vëmë në vend jo vetëm dinjitetin e tyre, por edhe të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, për të cilën Shkodra, Lezha, Mirdita dhe e gjithë Shqipëria kanë bërë sakrifica të panumërta duke dhënë jetën e bijve më të mirë. Ndaj sot vepra e “5 heronjve të Vigut” në prag të 70-vjetorit të çlirimit të atdheut shkëlqen dhe ndriçon rrugën tonë për të ardhmen, rrugë që bazohet tek mirënjohja për sakrificat e tyre sublime në emër të një Shqipërie më të mirë, për gjeneratat e të ardhmes”, tha Meta. Kryetari i Kuvendit e vlerësoi këtë ditë si të rëndësishme dhe tregues se populli i Shkodrës dhe i të gjithë Shqipërisë nuk harron sakrificat e atyre që dhanë jetën për të ardhmen e atdheut.
 
“Unë dua t’u shpreh mirënjohjen Prefektit, kryetarëve të njësive vendore që u angazhuan në këtë aksion mjaft të rëndësishëm dhe njëkohësisht deputetëve dhe të gjithë popullit të Shkodrës e në mënyrë të veçantë familjarëve të “5 heronjve të Vigut”, familjarëve të dëshmorëve, të cilët kanë kohë që e prisnin këtë ditë. Mendoj që kjo është një ditë e rëndësishme që tregon se populli i Shkodrës dhe populli shqiptar nuk i harron bijtë e vet më të mirë të cilët sakrifikuan gjithçka për të ardhmen e atdheut. I paharruar dhe i përjetshëm kujtimi i “5 heronjve të Vigut” dhe i të gjithë dëshmorëve të atdheut”, theksoi Kryetari i Kuvendit.
 
Meta u ndal më pas dhe një familjen e heroit tjetër Naim Gjylbegu, ku vlerësoi kontributin e tij për çlirimin e atdheut dhe rolin e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Në këtë ceremoni Meta shoqërohej nga deputetë të maxhorancës të qarkut Shkodër Agron Cela, Mimoza Hafizi, Paulin Sterkaj dhe Spartak Braho, si edhe Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Paulin Radovani, drejtues të tjerë lokalë, familjarë të pesë heronjve dhe qytetarë të shumtë.  Klarita ÇAUSHI
 

Më të lexuarat