Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Forecast

Berat, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skyNorth-northwest, Light air, 0.7 m/s30°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0128 bar

Durrës, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skySouth, Light air, 1.2 m/s28°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0117 bar

Korçë, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skyWest-northwest, Light breeze, 2.2 m/s28°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0139 bar

Kukës, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skyWest-southwest, Light breeze, 2.4 m/s29°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0136 bar

Shkodër, Albania

08/27/2014 - 08:00

Clear skyNorth-northeast, Light air, 1.1 m/s22°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0120 bar

Tirana, Albania

08/27/2014 - 11:00

KlarværSør, Flau vind, 0.6 m/s29°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0120 bar

Vlorë, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skyNorthwest, Light air, 0.3 m/s31°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0117 bar

Weather forecast from yr.no.

PS paralajmëron shkatërrimin e monopolit “Belle Air”, grabiti qytetarët me bileta, anulon oraret e fluturimit

PS paralajmëron shkatërrimin e monopolit “Belle Air”, grabiti qytetarët me bileta, anulon oraret e fluturimit

Partia Socialiste paralajmëron shkatërrimin e monopolit të fluturimeve në Shqipëri “Belle Air”, menjëherë pas konstituimit të qeverisë së re në shtator. Kompania që hyri në tregun e fluturimeve nga Lulzim Basha, krijoi situatë monopoli, duke nxjerr jashtë loje kompanitë e tjera, ndërsa tani abuzon me çmimet e biletave dhe oraret. Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka denoncuar dje skandalin që ka përfshirë kompaninë e fluturimeve “Belle Air” me shitjen fiktive të biletave të pasagjerëve dhe vonesat në oraret e nisjes së fluturimit. Sipas deputetit socialist, kompani të tilla do të vendosen në sitën e qeverisë së re, e cila në shtator do të miratoi një ligj të ri për të mbrojtur udhëtarët nga kompanitë abuzuese dhe klienteliste të pushtetit. “Shikoni ndërkohë se çfarë po ndodh këto ditë me Belle Air në Kosovë. Në legjislaturën e re parlamentare do të miratojmë një ligj të ri, të përafruar tërësisht me direktivën europiane për të drejtat e udhëtarëve në linjat ajrore, e cila vendos rregulla të qarta për mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimet e kompanive ajrore”, ka deklaruar Balla. Ndërkohë, socialisti Balla bën me dije se kjo kompani po abuzon me shërbimin ndaj qytetarëve, me çmimet e biletave të fluturimit dhe me peshën e bagazheve në Shqipëri edhe në Kosovë.  “Si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, kushdo që ka udhëtuar me kompaninë ajrore Belle Air është ndjerë i vjedhur nga çmimi i lartë, i rraskapitur nga pritja e vonesave pafund dhe i fyer nga arroganca. Fluturime që anulohen pa asnjë arsye apo udhëtarë që i zbresin nga avioni edhe pasi kane kryer check-in normalisht dhe kane hipur në bordin e avionit. Udhëtarët vidhen edhe me abuzimin në peshën e bagazheve. Nëse të gjitha kompanitë e vlerësojnë peshën e bagazheve të lejuara për një familje së bashku, për Belle Air duhet të ndahesh edhe nga bashkëshortja apo fëmija yt dhe do paguash 10 euro për çdo kilogram”, deklaron Balla.  Por, sipas deputetit socialist kompania, “Belle Air” ka edhe një cilësi të dobët të avionëve që përdor, të cilët kanë shumë vite në përdorim, e cila mbahet si kompani me cilësi të lartë. “Belle Air e shet veten si një kompani low-cost, por në fakt sot ajo ka çmime më të larta me Italinë sesa Alitalia. Ka ardhur koha t’i kontrollohet edhe flota e avionëve. Pak ditë më parë, udhëtova drejt Italisë për të parë disa të afërm në Milano me një avion MD 80, të cilin Belle Air e kish marrë me qira nga një kompani rumune. Ky avion ishte i vjetër sa më nuk ka: prodhim i vitit 1983. Kompania rumune e kish blerë nga Alitalia para 10 vjetësh. Shërbimi në bord më tregoi se ata punonin kryesisht në vende afrikane dhe se ishin me fat që po punonin këtë muaj në Europë”, tha ai.

Si u shfaq “Belle Air”

Kompania “Belle Air” u shfaq si kompani gjatë vitit 2006, pasi iu hoq licensa e operimit një kompanie mjaft të suksesshme low-cost “Albatros”, e cila asokohe kishte një “të metë” të madhe që menaxhohej nga nipërit e ish-presidentit Alfred. “Belle Air” u shfaq menjëherë si një kompani alternative në Shqipëri në kohën kur ministër i Transporteve ishte pikërisht ministri Lulzim Basha. Shkatërrimi i kësaj kompanie nga Basha, ishte një ndër arsyet e konfliktit midis Moisiut dhe Berishës. Tashmë, në shënjestrën e Bashës dhe Berishës është kompania “Albanian Airlines”.

Linjat e fluturimit
Së Shpejti:

Tiranë-Londra
Tiranë-Stansted
Tiranë-Lyon
Tiranë- Bratislava
Tiranë- Malmo
Tiranë-Geneva
Tiranë-Basel
 Tiranë-Dusseldorf
Tiranë-Dortmund
Tiranë-Memmingen

Linjat nga Tirana

Ancona
Bari
Bologna
 Cuneo
Firenze
Forlì
Genova
Liege
Milano
 Milano
Napoli
Parma
Perugia
Pescara
Pisa
 Prishtina
Rimini
 Roma
 Stuttgart
 Torino
Trieste
Venezia
Verona
Zurich
Liege
Tirana

Nga Prishtina në:

Ancona
Bari
Bologna
Firenze
 Liege
 Milano
 Milano
Napoli
Perugia
 Pescara
Rimini
Roma
Stuttgart
Torino
Treviso
Venezia
Verona
 Zurich

“Belle Air” po shkon drejt falimentimit për shkak të borxheve

Me falimentimin e Sali Berishës dhe të pushtetit të tij të korruptuar, po falimentojnë edhe kompanitë që kanë monopolin e disa shërbimeve në Shqipëri, falë lidhjeve të shumëfishta, klienteliste dhe kriminale me pushtetin. Me ardhjen në pushtet të Sali Berishës, një kompani lulëzoi në tregun e fluturimeve në kurriz të qytetarëve, pasi qeveria falimentoi kompanitë e tjera, që nuk zbatonin urdhrat e saj për të mbushur zarfet. Bëhet fjalë për kompaninë ajrore “Belle Air”, e njohur ndryshe si kompania e Lulzim Bashës, pasi ky i fundit e futi në treg kur ishte ministër Transportesh, duke nxjerr jashtë loje kompanitë e tjera si “Albatros” apo “Albania Airlines”. Kjo kompani, e cila ka vjedhur qytetarët shqiptarë duke ngritur çmimin e biletave e favorizuar nga situata monopol, tashmë po falimenton bashkë me qeverinë e Sali Berishës. Kjo kompani tashmë po shet bileta duke mos kryer fluturime. Kjo kompani u akuzua nga socialistët se me ndihmën e partisë e cila ra nga pushteti në zgjedhjet e 23 qershorit, ka pasur monopolin e tregut shqiptar si kompani e afërt me njerëzit në pushtet. Deputeti i PS-së, Sajmir Tahiri, kishte deklaruar para disa ditësh se Belle Air po ofron bileta falas për emigrantët që të vijnë për të votuar Sali Berishën. Ata kishin treguar se kjo kompani është privilegjuar nga pushteti i PD-së dhe i është falur një borxh prej 12 milionë euro nga Aeroporti i Rinasit.“Djemtë dhe vajzat, motrat dhe vëllezërit e pushtetit të Saliut, në bashkëpunim me kompaninë Belle Air, monopoli spektakolar i Lul Bashës, kanë filluar të ofrojnë bileta falas për emigrantët e studentët shqiptar, duke i detyruar të votojnë për Sali Berishën dhe ta provojnë këtë duke fotografuar votën e tyre”, pati thënë dy ditë para zgjedhjeve deputeti Tahiri. Kjo kompani fluturimesh po i shton skandalet çdo ditë, një herë me vonesa ne orareve nisjeve, një herë me bileta fiktive ku avionët nuk nisen kurrë dhe herën tjetër me cilësi shërbimi ndaj klientëve shumë të dobët. Deri tani”Belle Air” ishte kamufluar nga qeveria klienteliste Berisha, duke i bërë reklama si agjencia më e mirë e fluturimeve, ndërsa tani me rrëzimin e pushtetit monopolist kjo kompani ngeli krejt zbuluar, gjë që çon në rrënimin e saj.
Enkeleda Agalliu

Tuesday, August 13, 2013 - 09:52
Total votes: 29