BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PS-PD konsensus për Gent Sejkon, guvernatori i ri premton se do zbulojë abuzimet e Fullanit dhe do t’i japë fund luksit në BSH

PS-PD konsensus për Gent Sejkon, guvernatori i ri premton se do
Dy forcat e mëdha politike në vend, tashmë e kanë mëse të qartë se kush do të drejtojë Bankën e Shqipërisë. PS dhe PD kanë gjetur konsensusin për Gent Sejkon, i cili pritet të votohet nga Kuvendi si Guvernatori i ardhshëm i Bankës së Shqipërisë. Dekreti i Presidentit Nishani për propozimin e Gent Sejkos si kandidat për Guvernator të Bankës së Shqipërisë, kaloi me konsensus për votim në seancën plenare të ditës së enjte, nga Komisioni parlamentar i Ekonomisë.
 
Sejko u premtoi ligjvënësve të Komisionit parlamentar të Ekonomisë se do të zbulojë aferat e Ardian Fullanit dhe se do t’i japë fund luksit të shfrenuar në Bankën e Shqipërisë. Kandidati Sejko dha garanci se do të hetojë vlerën e parave që u zhdukën nga Thesari i Bankës së Shqipërisë. “Një nga prioritetet e mia parësore është të vlerësoj dhe të shoh dokumentet e inventarizimit të humbjes, për të vlerësuar edhe një herë nëse kjo vlerë është e saktë, nëse ndarja e përgjegjësive janë të sakta dhe për më tepër përveç kësaj të shoh kryesisht nëse sistemet e kontrolleve të brendshëm dhe funksionimi i kontrolleve në Departamentin e Thesarit të Shtetit është ndryshuar është implementuar, funksionojnë gjërat në rregull apo ka probleme serioze”, u shpreh Sejko. Ai u shpreh se do të ndërmarrë masa që mos të ndodhin më ngjarje të tilla, si vjedhja e 713 milionë lekëve. "Thelbësore dhe ajo që unë gjykoj që duhet të ketë ndryshim thelbësor janë sistemet e kontrollit të brendshëm të Bankës së Shqipërisë të cilat kanë dështuar, referuar ngjarjes së ndodhur dhe disa departamente dhe funksione të Bankës Qëndrore që nuk kanë qenë në lartësinë e duhur, si departamenti i thesarit, i kontrollit të brendshëm, i administrimit, do të bëja diçka ndryshe. Pra, duhet riparë sepse është e dukshme që këto departamente nuk kanë kryer rolin dhe funksionin e tyre", tha Sejko. 
 
Pagat
 
Gent Sejko deklaroi se do të marrë masa me abuzimin me pagat e larta dhe dietat pa kriter të punonjësve të Bankës, nëse do të zgjidhet guvernator. Por, sipas tij, vlerësimi nuk duhet të arrijë deri aty saqë punonjësit profesionalë të ndihen të pavlerësuar dhe të largohen, pasi kjo nuk do t’i shërbente mbarëvajtjes së procesit të punës. “Plani im është për të bërë studim në rajon për të parë raportet e bankave qendrore në raport me industrinë brenda të cilave ata operojnë, mund të merret edhe një kompani, të cilat duhet të kenë vlerësime sa më objektive, që të ketë vlerësim objektiv mos të kemi mbivlerësim. Po nga ana tjetër të jemi në treg që mos të nënvlerësojmë dhe të kemi humbje të burimeve njerëzore. Me ato raporte qe kam parë BSH është konkurruese, ndoshta dhe diçka më poshtë se bankat e nivelit të dytë që kanë paketa më atraktive. Çdo rishikim i pavlerësuar i paketave të këtyre punonjësve, do të kishte rrjedhje të stafit dhe pozicione të tjera jashtë bankës. Nëse do të ketë shpërpjesëtim në raport me rajonin do të jem i hapur të bëj rishikime, nëse ka fryrje, do ta rishikoj”, tha Sejko. 
 
Kreditë e larta
 
Deputetët e majtë dhe të djathtë, i kërkuan Sejkos që të marrë masa për kreditë e larta në bankat e nivelit të dytë, kreditë me probleme dhe me faktin që bankat dalin me fitim, ndërkohë që kreditë e këqija rriten. "Shkaku kryesor për kredinë e keqe ka qenë rendja nga ana e bankave në industri të cilat kanë pasur rritje të theksuar dhe ardhja e krizës, dhe vendosja e këtyre industrive në pozicione të vështira, por dhe mungesa e profesionalizmit, për të thënë realitetin, nga ana e bankave për të bërë një strukturim të duhur të portofoleve të kredisë dhe të kredive ndaj klientëve. Sfida e Bankës Qendrore dhe Bankave të nivelit të dytë është hedhja e këtij likuiditeti në ekonomi. Pra, sfida është si të bëjmë, të përkthejmë këto para në kredi në mënyrë që bankat të mos i vendosin në placement, në vendosje në bankat e huaja, po ti hedhin në kredi në ekonominë shqiptare", tha Sejko. Kreu i komisionit, Erjon Braçe, vlerësoi si të ligjshme procedurat e ndjekura për kandidaturën e Sejkos, duke i hapur rrugë për në Kuvend për votimin e tij. "Nominimin nga ana e presidentit të Republikës të zotit Sejko është në përputhje me ligjin dhe i kalon seancës plenare në vlerësimin e tij lidhur me dekretin e Presidentit të Republikës për të votuar ditën e enjte të javës tjetër", tha Braçe. Eneida Jaçaj
 

Më të lexuarat