BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PS-PD përplasen për dekriminalizimin, ndahen tek testi i drogës, shtyhet mbledhja e komisionit

PS-PD përplasen për dekriminalizimin, ndahen tek testi i drogës,
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste duket se nuk do të gjejnë gjuhën e përbashkët për të kaluar projektligjin për pastrimin e politikës shqiptare nga kriminelët. Pas zvarritjeve nga ana e mazhorancës, ditën e hënë është vendosur që të mblidhet Komisioni i posaçëm i Dekriminalizimit për të nisur diskutimet për draftin e propozuar nga opozita. Kryetari i këtij komisionit, demokrati Oerd Bylykbashi, deklaroi dje se opozita është e gatshme për të diskutuar për çdo detaj të draftit dhe do të pranojë ndërhyrje nga ana e mazhorancës që përforcon draftin. Ishte planifikuar që ky komision të mblidhej dje, por për arsye që nuk u bën të ditura, u shty për në datën 14 shtator, ditën e hënë.
 
Shtyrja është kërkuar nga deputetët e Partisë Socialiste, por pa sqaruar arsyet. “Projektligji është propozuar formalisht por në substancën e tij ky ligj do të diskutohet nga e hëna ku do të thirret Komisioni i Dekriminalizimit. Për të diskutuar në substancë dhe në detaje ne jemi të hapur për të diskutuar çdo zgjidhje strukturore të asaj substance, me kushtin që ligjin ta bëjmë më të mirë e më të fortë. Ndërkohë, nuk do të pranojmë asnjë lloj vonese dhe nuk ka negocim në lidhje me faktin që kriminelët duhet të largohen menjëherë nga parlamenti i Shqipërisë”, deklaroi dje kryetari i Komisionit për Dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi. 
 
Testi i drogës
 
Edhe pse mazhoranca ka paralajmëruar draft tjetër, ende nuk është bërë e qartë se me cilën nga pikat e draftit të opozitës nuk bie dakord. Një ndasi duket se deri më tani ka të bëjë me propozimin e opozitës që çdo ligjvënës të bëjë testin e drogës para se të bëjë betimin në Parlament. I pyetur nëse testi i drogës është i tepërt, Bylykbashit tha se në draft nuk ka pika të tepërta, ndërsa deklaroi se nëse mazhoranca ka rezerva mund t’i shpreh gjatë diskutimeve në Komisionin e posaçëm të Dekriminalizmit, që pritet të fillojë mbledhje të rregullta nisur nga dita e hënë. “Unë nuk besoj se kemi vendosur gjëra të tepërta në këtë projektligj. Unë besoj se janë të gjitha çështje dhe zgjidhje përkatëse që i interesojnë opinionit publik. Të mos ketë kriminelë dhe persona të padenjë në parlament dhe në politikë. Nëse do të ketë probleme dhe halle të PS-së, le ti bëjë publike. Ne do ti diskutojmë. Ato gjëra që do të çojnë në pamundësi për dekriminalizim, nuk pranohen në asnjë rast”, u shpreh Bylykbashi. 
 
Qëndrimet e Ramës
 
Kryetari i komisionit komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Rama, që disa ditë më parë tha se nuk e kishte parë draftin opozitës dhe nuk do të pranonte kushtet kohore të vëna nga Partia Demokratike. “Nuk ka rëndësi nëse e lexon Rama apo jo, e rëndësishme është që ky proces duhet të vazhdojë përpara pa asnjë vonesë. Afatet nuk i vendos Partia Demokratike por interesi publik që denoncon me zë të lartë këtë turp që kryeministri Rama ka bërë, kriminalizimin e parlamentit dhe gjithçkaje tjetër, e për rrjedhojë Rama ka një detyrim absolut për të zbatuar marrëveshjen e 24 Dhjetorit”, tha Bylykbashi. Në vijim, kryetari i komisionit u shpreh se kjo paketë duhet të kalojë brenda këtij muaji, pavarësish mungesës, sipas tij, të vullnetit që ka mazhoranca për të pastruar politikën nga elementët kriminalë. “Është e qartë se Rama nuk i shpëton dot kësaj taktike të përcaktuar që është vonesa dhe taktika për të zvarritur procesin e dekriminalizimit”, u shpreh kryetari i Komisionit për Dekriminalzimin.  Erneta Shevroja
 

Më të lexuarat