Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport
  • Valentina Leskaj zgjidhet zv/presidente e Asamblesë së KiE
  • Ndërtimi i 11-katëshit pranë “Zyber Hallullit”, Beqiri: Kundërshtojmë me forcë këtë përbindësh, rrezikon jetën e fëmijëve
  • KQZ e shqetësuar: 183 njësi nuk kanë sjellë informacion për qendrat e votimit, thirrje për depozitim të menjëhershëm
  • Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimin për ndeshjen Flamurtari-Teuta, dyshohet për paracaktim të rezultatit
  • Dita ndërkombëtare e Doganave, aplikohet kanali jeshil, Rama: Transformimi i mallrave në pika të shpejta dhe të efektshme
  • Siri, kurdët rimarrin kontrollin e Kobanës, pas 4 muajsh luftime me ISIS
  • Mbledhja e KLD, shtyhet shkarkimi për gjyqtarin e Kavajës, Osman Aliun
  • Elbasan, 40-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati, shkak kushtet e rënda ekonomike

Qeveria e re strukturë të re në disa ministri, ndryshojnë selitë e tyre

Qeveria e re strukturë të re në disa ministri, ndryshojnë selitë e tyre

Me zyrtarizimin e qeverisë së re ndryshon edhe struktura e disa ministrive, si pasojë ndryshojnë edhe edhe selitë e tyre. Ministria e Financave, e Ekonomisë dhe e Mbrojtjes do të lëvizin nga dikasterët aktuale, duke u zhvendosur. Kështu, Ministria e Mbrojtjes do të zhvendoset tek Shkolla e Bashkuar. Dikasteri i drejtuar deri më tani nga ministri në ikje, nga Arben Imami, do të ndahen në dy ministri për shkak të hapësirës së madhe dhe mundësisë që ofron, duke pasur dy hyrje. Ministria e Financave, që pritet të drejtohet nga Shkëlqim Cani dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes nga Arben Ahmetaj do të zhvendosen atje. Ndërsa është menduar që ministrat e shtetit të funksionojnë pranë Kryeministrisë.

Ministria e Inovacionit dhe Administrata Publike ku është propozuar për t'u drejtuar nga Milena Harito, Ministria për Çështjet Vendore ku është propozuar Bledar Çuçi dhe ajo për për Marrëdhëniet me Parlamentin nga Ilirjan Celibashi do të vendosen tek Ministria aktuale e Financave. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ku është propozuar Erjon Veliaj do të vendoset të Ministria aktuale e Punës, ndërsa ende mbetet e paqarte se ku do të vendoset godina e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, që pritet të drejtohet nga Eglantina Gjermeni.

Pjesa tjetër e ministrive, që nuk ka ndryshuar strukturë do të mbeten në të njëjtat godina. Pas  strukturimit të ministreve, ministrave të rinj do t'u duhet të lënë mandatin e deputetit. Kështu, për shkak se deputetët që do të pranojnë të bëhen ministra do të duhet të lënë mandatin, atëherë ata do të zëvendësohen me  kandidatë që gjenden poshtë listës fituese. Ka qenë ky premtimi parazgjedhor i Ramës, i mbështetur në Shkodër dhe nga Ilir Meta, që ka motivuar edhe ata kandidatë që ishin në vendet jofituese të listës të punonin për mbledhjen e sa më shumë votave për Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

 

Friday, August 30, 2013 - 10:31
Total votes: 22