BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë takim historik, Berisha: U takuan në 11 Janarin e Republikës Komuniste

Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë takim historik, Berisha: U
Qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Kosovës kanë zhvilluar dje një takim historik në Prizren, duke ridimensionuar rolin e shqiptarëve në Ballkan. Mbledhja e paralajmëruar e dy qeverive, e konsideruar si ngjarja më e rëndësishme për shqiptarët gjatë viteve të fundit, është zhvilluar në Prizrenin e Lidhjes Shqiptare, pra në qytetin simbol të bashkimit dhe të unitetit të shqiptarëve. 
Ministrat e kabinetit "Rama" u nisën dje rreth orës 08:00 të mëngjesit me autobus drejt Prizrenit, për t'u takuar me homologët kosovarë. Përpara nisjes së autobusit, ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto e cilësoi këtë takim si një moment shumë të rëndësishëm në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Por, simbolikën dhe rëndësinë e këtij takimi ka dashur ta zhurmojë një njeri. Ky është Sali Berisha, ish-kryeministri nuk ka lënë pa ironizuar datën në të cilën u zhvillua kjo mbledhje. Ai e ka cilësuar këtë ditë, si një ditë që nuk ka asnjë lidhje me idealin e Prizrenit, duke u shprehur se 11 janari është e dënuar edhe me ligje e në mënyrë të parevekoueshme nga historia e kombit shqiptar, si dita kur  Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i pasluftës shpalli Republikën Popullore (Orëelliane) të Shqipërisë që do faktohej si forma e regjimit më mizor të shtypjes, persekutimit, dhe izolimit të shqiptarëve në tërë historinë e tyre.
“Takimi i parë apo mbledhja e përbashkët e dy qeverive u mbajt në qytetin e Prizrenit, djepin e idealit kombëtar të shqiptarëve. Por 11 janari është një datë që nuk ka asnjë lidhje me idealin e Prizrenit. Ajo është e dënuar edhe me ligje e në mënyrë të parevokueshme nga historia e kombit shqiptar. Më 11 janar të vitit 1946, Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i Pasluftës shpalli Republikën Popullore (Orëelliane) të Shqipërisë që do faktohej si forma e regjimit më mizor të shtypjes, persekutimit, izolimit të shqiptarëve në tërë historinë e tyre”, shkruan Berisha në “Facebook”. Gjithsesi, Berisha ka pohuar se bashkëpunimi ndërshqiptarë është në interesin e rajonit. “Takim për tu përshëndetur! Të dashur miq, sot në një hotel të Prizrenit u mbajt mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Mbledhje të këtij lloji janë një praktikë e civilizuar në disa rajone të Europës. Ndaj dhe ju ftoj të dashur miq të përshëndesim këtë akt, ndonëse modest në përmbajtjen e tij, dhe çdo akt tjetër të bashkëpunimit të gjithanshëm ndërshqiptar si një interes jetik për shqiptarët dhe i dobishëm për bashkëpunimin në rajonin tonë”, shkruan Berisha.  
 
Moikom Zeqo: Bashkim kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë
 
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Prizren, është përshëndetur nga studiues, diplomatë dhe eksponentë më në zë të politikës shqiptare. Studiuesi Moikom Zeqo, në një prononcim për gazetën “Sot”, vlerëson pozitivisht mbledhjen e dy kabineteve të qeverive të ndryshme shqiptare, si dhe apelon që mes Shqipërisë dhe Kosovës të ketë bashkim kombëtar. “Ky takim është një nismë e re politike jo vetëm për historinë e kombit shqiptar, por edhe në rrafshin e rajonit. Është një ngjarje që ka ndodhur një herë në 2 mijë vjet, që dy kabinetet të krijojnë praktikën juridike mes dy shteteve. Politika evropiane dhe euroatlantike bazohen nën siglën e integrimit. Duhet të krijohen komitete institucionale për veprime të përbashkëta në kulturë, arsim, transport etj. Ky takim presupozohet të jetë një proces, ku të krijohet bashkimi kombëtar”, deklaroi Zeqo. Më tej studiuesi Moikom Zeqo, thekson se integrimi i Shqipërisë në BE është siguri për rajonin. “Nëse do të ketë një integrim evropian që presupozon një Parlament evropian është logjike që të ushtrohet praktika e integrimit që përfaqësohet nga dy shtete të ndryshme shqiptare. Ata që shqetësohen për këtë bashkëpunim i duhet thënë se, integrimi i Shqipërisë është një siguri për rajonin”, u shpreh Zeqo. 
 
Lisen Bashkurti: Shqipëria dhe Kosova drejt bashkimit ekonomik
 
Presidenti i Akademisë Diplomatike Shqiptare, prof. dok Lisen Bashkurti, në një prononcim për gazetën “Sot”, vlerëson tejet pozitive mbledhjen e qeverive Shqipëri-Kosovë. Profesor Bashkurti, thekson se ky takim në Prizren dëshmon bashkimin e plotë ekonomik mes dy vendeve si dhe rrit sigurinë në rajon. “Takimi i dy qeverive shqiptare në Prizren u mblodh në momentin e duhur historik në vendin më të përshtatshëm simbolik dhe në situatën më të favorshme edhe sfidante për shqiptarët në Ballkan. Momenti i duhur qëndron në faktin që tanimë Kosova ka hyrë në vitin e gjashtë të pavarësisë, është njohur nga 104 shtete, ka marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, ka firmosur marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë me ndërmjetësim të BE dhe ka hyrë në procesin e Stabilizim Asociimit. Nga ana tjetër, Shqipëria është tanimë anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut, është përfshirë në zonën Shengen dhe po troket për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Koha, vendi dhe situata fituan vlerë në takimin e dy qeverive shqiptare në Prizren para së gjithash nga vlerat që sanksionoi ky takim. Së pari, miratimi i dokumentit strategjik është arritja më e madhe e formalizimit juridik, demokratik të dy shteteve shqiptare në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe për një periudhë shumëafatgjate”, tha ai. 
 
Tritan Shehu: Takimi është një ngjarje pozitive
 
Ish deputeti demokrat, Tritan Shehu, vlerëson si pozitive takimin e dy kabineteve në Prizren. Ai thekson faktin që bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë të thellohet në të gjitha fushat. Ish deputeti demokrat nënvizon si shumë të rëndësishëm zgjerimin e bashkëpunimit të vendit tonë, duke u mbështetur në detyrimet e integrimit. “Takimi është një ngjarje pozitive. Ka shumë hapësira për të zgjeruar marrëdhëniet ekzistuese midis dy vendeve tona. Ka shumë fusha e sektorë të tjerë, që mund të njësohen midis dy vendeve tona për të vazhduar zgjerimin e bashkëpunimit tonë. Gjithmonë brenda standardeve europiane e në përmbushje të detyrimeve tona në rrugën e integrimit. Kjo është e thelbësore për ne së bashku, si dhe për rajonin. Por më duket krejt i pa vend koncepti "epokal" i propaganduar”, u shpreh Shehu. Ai u shpreh se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë qenë të kahershme dhe nuk mund të flasim për epokë të re të këtyre marrëdhënieve. Tritan Shehu veç vlerësimit të mbledhjes së dy qeverive shqiptare, i kujton kryeministrit Edi Rama, se detyra e rëndësishme e mandatit të tij është integrimi i Shqipërisë; marrja e statusit. 
 
 

Më të lexuarat