BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rama 1 mijë ton municione për kurdët në Irak, në unison me SHBA kundër grupit islamik ISIS

Rama 1 mijë ton municione për kurdët në Irak, në unison
Qeveria shqiptare do të dërgojë 1 mijë ton municione për kurdët në Irak. Kryeministri Edi Rama, në unison me SHBA, Francën dhe Gjermaninë, do të ndihmojë kurdët kundër grupit radikal islamik ISIS, i cili ka shpallur Kalifatin në një zonë të Irakut. Vendimi është marrë nga qeveria, por ai është lënë në heshtje. Pritet që kryeministri Edi Rama ta publikonte vetë vendimin e qeverisë, në një konferencë për shtyp ditën e enjte. Rama do të dalë në një konferencë për shtyp ditën e enjte, për të konfirmuar vendimin e qeverisë. SHBA prej ditësh ka filluar një operacion të gjerë kundër ISIS dhe nga ana tjetër edhe Franca ka çuar armë dhe municione për kurdët në Irak. Sipas nenit 12 të Ligjit për Armët thuhet se, “Organi kompetent i Policisë së Shtetit miraton autorizimin e veçantë në favor të personave fizikë e juridikë për futjen dhe nxjerrjen nga territori shtetëror të armëve të gjuetisë e atyre sportive, për nevoja të vetë personit, në kuadër të pjesëmarrjes në veprimtari që zhvillohen brenda ose jashtë vendit. Shtetasit e huaj që marrin pjesë në veprimtaritë e përmendura në pikën 1, të këtij neni, pajisen me autorizim të përkohshëm për mbajtjen e armës, në kushte lehtësuese, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave”. 
 
Franca dhe Berlini dërgojnë municione
 
Bashkimi Europian do të ndihmojë kurdët kundër grupit islamik ISIS. Franca është shteti i parë evropian që do t'u dërgojë armë kurdëve në Irakun e Veriut, për të mbështetur luftën e tyre kundër ekstremistëve të organizatës "Shteti Islamik" (IS). Shtete të tjera, si SHBA u kanë dërguar tashmë armë kurdëve në Irakun e Veriut. Qeveria gjermane do të vërë në dispozicion pajisje jo vdekjeprurëse si automjete të blinduara, aparate për të parë natën e jelekë antiplumb. Një zëdhënës i së Ngarkuarës me Punët e Jashtme, Catherine Ashton tha në Bruksel se diplomatja është e gatshme që t'i mbledhë "që këtë javë" ministrat e jashtëm të BE në Bruksel. Ndërkohë në Irakun e Veriut kanë mbërritur vëzhgues të tjerë ushtarakë amerikanë. Ata duhet të verifikojnë si mund të dërgohen në siguri civilët e kërcënuar nga islamistët. Me dërgimin e vëzhguesve ushtarakë, numri i ushtarëve amerikanë të stacionuar në Irak arrin në gati 1000. SHBA po shqyrtojnë mundësinë edhe të një ndërhyrjeje ushtarake, për të shpëtuar mijëra refugjatë jezidë nga milicët terroristë. Edhe qeveria e Pragës po shqyrton gjetjen e rrugëve për t'i furnizuar me armë kurdët në Irak. "Ne kemi një përfytyrim për ato që duan të kenë kurdët dhe ne kemi disa gjëra për të ofruar. Këtu nuk bëhet fjalë për furnizime me armë nga rezervat e ushtrisë, por nga firma private, tha ministri, pa e precizuar më tej këtë informacion. Për këtë nuk nevojitet as vendim qeveritar, shtoi ai. Krahas Francës dhe Italisë, edhe Çekia bënte pjesë në mbështetëset e forta për furnizimin me armë të kurdëve”, bënë të ditur një prej zyrtarëve të lartë të BE.
 
Neni 9
Tregtimi i armëve
1)Veprimtaritë e tregtimit të armëve të gjahut dhe atyre sportive, pjesëve të tyre e municioneve përkatëse licencohen, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, nga struktura përkatëse në përbërje ose varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Miratimi në heshtje nuk zbatohet në rastin e këtyre licencimeve.
2) Licenca, sipas pikës 1, të këtij neni, lëshohet edhe për armët e tjera, objekt i përcaktimeve të këtij ligji, të cilat nuk përfshihen në objektin e rregullimit të ligjit nr.9707, datë 5.4.2007, “Për kontrollin shtetëror të veprimtarisë së import-eksportit të mallrave ushtarake dhe mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar, dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave të dalë në zbatim të tij.
 
3)Në licencën e lëshuar përcaktohen veprimtaritë dhe llojet e caktuara të armëve për të cilat ajo miratohet.
4)Veprimtaritë e tregtimit, të përmendura në pikën 1, të këtij neni, përfshijnë tregtimin e brendshëm, importin dhe eksportin.
5)Dokumentacioni, kushtet dhe kriteret për lëshimin e këtyre licencave përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Eneida Jaçaj 
 

Më të lexuarat