BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rama dhe Tahiri përurojnë zyrën e shërbimeve publike në Vlorë: Denonconi online vonesat e shërbimeve, aty fshihet korrupsioni

Rama dhe Tahiri përurojnë zyrën e shërbimeve publike në
Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, morën pjesë në përurimin e zyrave të shërbimeve unike në Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Këto zyra, ministri Tahiri i quajti një mundësi për të grupuar të gjitha shërbimet e Policisë së Shtetit në një pikë, për të garantuar shërbim në kohë, shërbim me cilësi si dhe luftë ndaj korrupsionit.
 
"Ne jemi fort të bindur që duhet të bëjmë shumë dhe kemi ende shumë rrugë përpara për të ndryshuar perceptimin e qytetarëve për Policinë e Shtetit", është shprehur ministri Tahiri duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve me forcat e rendit. 
 
Ndërsa kryeministri Rama gjatë fjalimit të tij, theksoi se zyrat e reja që po hapen për shërbime ndaj qytetarëve kanë si qëllim luftën kundër korrupsionit. Sipas kreut të qeverisë, qytetari sot ka mundësinë që rastet e korrupsionit t’ia bëjë me dije direkt ministrave përmes kutive postare në faqet online të ministrive.
 
"Jemi sot këtu për festën e pavarësisë, por edhe festën e nesërme të çlirimit të atdheut tonë, vitin e 70-të të çlirimit që përkon me një vit të jashtëzakonshëm të sfidave të mëdha për të çliruar qytetarët shqiptarë nga barra e tmerrshme e një të shkuare aspak të lavdishme dhe një trashëgimie shumë të rëndë në të gjithë fushat dhe posaçërisht në çdo sportel e çdo zyrë ku qytetarët kërkojnë shërbime cilësore e transparente e të shpejta. Sot është një ditë tjetër e mirë për Policinë e Shtetit se jemi këtu në një tjetër çelje të dyerve të një strukture tërësisht të transformuar dhe këtu nuk bëhet fjalë për transformimin fizik të një godine, por të një shërbimi. Tani ky shërbim mundësohet në çdo cep të vendit. Se çdo qytetar të ketë nevojë për policinë nuk do ketë nevojë për të shkuar në drejtori, apo të shkojë nga një nëpunës tek tjetri në një rrugë sfilitëse", është shprehur kreu i Qeverisë.
 
Më tej ai theksoi se Shërbimet online si dhe kutia e shërbimeve në faqen e kryeministrit dhe në faqen zyrtare të çdo ministri do jenë vendi, ku qytetarët mund të ankohen për vonesën e shërbimeve, që sipas kreut të Qeverisë, pas këtyre vonesave fshihet korrupsioni.
 
"Për këtë arsye në kemi hartuar një program të ri bashkëpunimi mes qeverisë e qytetarit për të shkundur burokracinë dhe për të shkundur korrupsionin në vonesat e shërbimit. Çdo qytetar është e ftuar ti bëjë me dijë ministrit përgjegjës, vonesën më të cilën është duke u përballur. Që të zbulojmë çdo rast kur shkaktarët e vonesës nuk kanë asnjë arsye objektive, por vetëm arsye korruptive", ka thënë kryeministri Rama.
 

Më të lexuarat