BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rama luftë me deputetët për kandidimin e Veliajt në Tiranë, senatorët kundër, kërkojnë votim në struktura

Rama luftë me deputetët për kandidimin e Veliajt në
Orë nervozizmi dhe temperature në Partinë Socialiste. Kryeministri Edi Rama duket se po përgatit terrenin për të propozuar Erion Veliajn si kandidat të mazhorancës shqiptare për Bashkinë e Tiranës, duke djegur kësisoj Blendi Klosin dhe Pandeli Majkon, të cilët përfaqësojnë senatorët dhe elitën e vjetër në selinë rozë.
 
Senatorët e Partisë Socialiste, ndonëse nuk janë shprehur publikisht, janë kundër Erion Veliajt, i cili po futet me pahir dhe ilegalisht në garën për bashkinë më të rëndësishme në vend. Të pyetur nga “SOT”, deputetët e Tiranës, por edhe të qarqeve të tjera, nuk hedhin poshtë asnjë kandidat. Por, deputetët kanë një kërkesë: Të respektohet vullneti i strukturave të Tiranës. Të kontaktuar nga gazeta, deputetët Xhemal Qefalia, Sadri Abazi, Besnik Baraj, Fatmir Toçi, Arben Çuko etj., kanë deklaruar se mbështetin çdo kandidat që del nga forumet. Kjo kërkesë hedh poshtë dhe djeg Veliajn, pasi ky i fundit nuk është propozuar nga strukturat, sikundër u propozua Majko, Klosi dhe Dhimitri. Ndërkohë, sipas burimeve pranë gazetës, Rama është për kandidaturën e Veliajt. Madje, kryeministri u ka kërkuar mendim deputetëve të Tiranës për Veliajn. Dhe përgjigja ka qenë; respektimi i vullnetit të strukturave të Tiranës. 
 
Lëvizjet e kryeministrit 
 
Në mbledhjen e fundit me deputetët e Qarkut të Tiranës, kryeministri Rama ka sinjalizuar propozimin e Veliajt në Tiranë, ndonëse Veliaj nuk ishte pjesë e kandidaturave të propozuara nga Asambleja e PS së Tiranës. Gjithsesi, kryeministri ka fituar edhe 24 orë kohë në mbledhjen e fundit në selinë rozë, jo vetëm për ta futur Veliajn në listën e kandidatëve për Tiranën, por edhe për ta piketuar si kandidat të parë. Koha nga përfundimi i takimeve maratonë në selinë rozë deri në momentin final të publikimit të emrave zyrtarë, është mbushur plot me takime, konsulta, ndërhyrje, paraskena, lobime, presione, kërcënime e për përçarje, bisedime dhe taktika. Dilema e kryeministrit Edi Rama është e madhe. Imponimi i Veliajt, jashtë vullnetit të strukturave, mund të pasojë me një rebelim të xhaketave të vjetra, të cilat u lanë jashtë jo vetëm pushtetit qendror, por po lihen jashtë edhe nga pushteti vendor. 
 
Dilema 
 
Me anë të Veliajt, Rama zgjidh dilemën për Tiranën, por mund të provokojë shpërthimin e një vatre konflikti në selinë rozë. Nga ana tjetër, propozimi i Klosit ose i Majkos, do të arrinte harmonizimin e brezave në PS, por Klosi dhe Majko janë më të pavarur, gjë që shihet me shqetësim nga Rama. Orët në vijim do të jenë vendimtare për zyrtarizimin e kandidatit. Sinjalet e rebelimit janë dhënë. Senatorët kanë qenë të zymtë dhe të prerë ditët e fundit. Ndërkaq, Gramoz Ruçi ka qenë i paqartë. Qëndrimi i Ruçi, për shkak të peshës dhe rëndësinë që përfaqëson, do të kishte një ndikim të madh në përcaktimin e kandidatit përfundimtar për Tiranën. Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat