BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rama mbledh pas festës së PS ministrat dhe deputetët për t’i informuar për krizën në koalicion, kërkon gatishmëri deri më 29 korrik

Rama mbledh pas festës së PS ministrat dhe deputetët për

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur dje grupin parlamentar socialist një ditë pas takimit me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, ku në fokus të diskutimeve ishte reforma në drejtësi. Kreu i ekzekutivit mësohet se ka urdhëruar deputetët që të jenë në gatishmëri deri më 29 korrik për votimin e draftit për reformën në drejtësi së bashku me projektligjet. Debati për reformën në drejtësi mund të kalojë çdo lloj parashikimi dhe, për këtë arsye, kryeministri Rama u ka kërkuar deputetëve që deri më 29 korrik të jenë në Shqipëri dhe të mos mungojnë në seancat plenare. Gjithashtu, mësohet se Rama u ka thënë deputetëve që vota pro reformës në drejtësi të jetë e unifikuar. Ai u ka përsëritur edhe një herë deputetëve se, deri më 29 korrik, duhet të anulohen të gjitha takimet, aktivitet dhe preokupimet personale, pasi gatishmëria dhe pjesëmarrja në seancë duhet të jetë maksimale për të votuar reformën në drejtësi. Gjithashtu, deputetët duhet të kenë të hapur telefonat, pasi në çdo kohë mund të marrin njoftime nga sekretaret e Kuvendit, për të votuar reformën në drejtësi. Sipas burimeve, Rama mësohet t’u ketë thënë deputetëve që të lënë fushatën elektorale deri në fund të muajit, të pezullojnë takimet me banorët në zonat elektorale dhe t’i përkushtohen votimit për reformën në drejtësi. Edhe numri dy i PS, Gramoz Ruçi, ka ripërsëritur apelin e tij të përjavshëm, se nuk duhet të ketë mungesa në seanca, pasi nuk bëhet kuorumi dhe rrezikon të dështojë votimi edhe për projektligjet e tjera. 

Takimi me deputetët dhe ministrat

Sot, menjëherë pas aktivitetit për 25 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, kryeministri Rama do të mbledhë në darkë ministrat dhe deputetët për krizën në koalicion dhe zgjedhjet e parakohshme. Thellimi i krizës, mosmarrëveshjeve, konflikteve dhe tensionimi i klimës së bashkëpunimit, ka bërë që të vendoset në pikëpyetje e ardhmja e koalicionit. Ditët e fundit ka pasur një acarim të marrëdhënieve PS-LSI, që lidhen me një sërë mosmarrëveshjesh të bashkëpunimit, dhe kjo ka sjellë një agravim të situatës. Duke filluar që me reformën në drejtësi, lideri i LSI, Ilir Meta, ka kërkuar që të arrihet konsensusi me opozitën, ndërsa kryeministri Edi Rama nuk pranon kushtet e demokratëve dhe është gati ta votojë draftin edhe pa opozitën. E duke vazhduar me sulmet e vazhdueshme të LSI në drejtim të Policisë së Shtetit për grabitjen në Rinas, ligjin për kamerat publike, akuzat e kreut të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për rrugën “Sami Frashëri”, etj, ka bërë që koalicioni qeverisës të rrezikojë të prekë fundin. Sot, Rama me ministrat dhe deputetët do të diskutojnë për shkaqet e përçarjes të koalicionit qeverisës, dhe nuk do të përjashtohet mundësia që qeveria të përmbyset dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. 

Propozimi i ri 

Ndërkaq, dje në mbledhje, Partia Socialiste mësohet se ka pranuar propozimin e ri të SHBA dhe BE për institucionet e vetingut, duke i hapur rrugë konsensusit me opozitën. Një ditë pas takimit me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, dje, në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama u ka komunikuar deputetëve propozimin e ri hibrid për nenin 88 të hartuar nga ambasadorët e SHBA, Donald Lu dhe BE, Romana Vlahutin. Sipas burimeve nga mbledhja e grupit të PS, kryeministri Rama ka vlerësuar propozimin e ri që vjen nga ndërkombëtarët për institucionet e vetingut, duke u shprehur se formula e re e ndërmjetme do të afrojë palët në një konsensus të gjerë, ndërsa theksoi se partitë politike do të votojnë një reformë që ka mbështetjen e SHBA dhe BE e jo të një pale të caktuar politike. Sipas burimeve, mësohet se kreu i ekzekutivit u ka kërkuar anëtarëve të Komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi, që të hyjnë në bisedime me deputetët demokratë për propozimin e ri të ndërkombëtarëve, dhe deri të enjten kjo çështje duhet të ketë përfunduar. Eneida Jaçaj

 

Më të lexuarat