BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rama përplaset me Ilir Metën në Parlament, kreu i Kuvendit deklaron se njeh vetëm Gramoz Ruçin si përfaqësues të PS

Rama përplaset me Ilir Metën në Parlament, kreu i Kuvendit
Shënohet përplasja e parë midis Edi Ramës dhe Ilir Metës, dy drejtuesve më me peshë të koalicionit në pushtet. Shfaqen simptomat e para të një krisjeje mes dy aktorëve kryesorë të mazhorancës. Shkak është bërë një amendament i rëndomtë dhe rutinor i Bashkim Finos, por divergjencat tregojnë diçka më të thellë dhe serioze, ndoshta, shenjat e një konflikti të maskuar me kujdes deri më tani. Në debatin për numrin e punonjësve të Agjencisë së Ndarjes Territoriale janë përfshirë edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, ish-kryeministri Bashkim Fino, ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli dhe disa deputetë. Por, protagonistët kryesorë ishin kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Kryeminsitri Edi Rama, fillimisht, kërkoi që të votohej amendamenti i Finos për të shtuar katër punonjës  për këtë agjensi, por Ruçi dhe Meta ishin kundër.
 
Gjithsesi, Meta e hodhi në votim, por kur Ruçi reagoi fort, Meta e quajti të pavlefshëm votimin. Ndërkaq, kryeministrit Rama bëri një propozim për zgjidhje, por ishte i paqartë. Kjo solli reagimin e Metës, i cili duke iu drejtuar Ramës me emër, deklaroi se njihte vetëm Gramoz Ruçin si përfaqësues të Partisë Socialiste. “Unë për këtë z. Rama kontaktoj vetëm me kryetarin e grupit të PS, z. Ruçi”, pohoi Meta. Me fjalë të tjera, Ilir Meta nuk e njeh Edi Ramën si autoritetin kryesor të PS, por vetëm Gramoz Ruçin. Kjo deklaratë ka ardhur pas një bisede në vesh Rama-Meta si dhe pas rrëzimit të propozimit të LSI për paketën për biznesin fason. Kryetari i Kuvendit i ka dhënë një mesazh të qartë kryeministrit Rama, duke i thënë se nuk mund t’i imponohet për rregullat dhe procedurat parlamentare. Mesazhi është i shumëfishtë, ndonëse Rama është përpjekur ta kalojë me qetësi. 
 
Reagimi i Metës: Kontaktoj vetëm me Ruçin  
 
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha dje se kërkesa e Ruçit ishte e drejtë, por shtoi se për procedurat parlamentare dhe vendimet kontaktonte dhe konsultohej vetëm me Gramoz Ruçin dhe jo me Edi Ramën. “Ruçi ka shumë të drejtë. Çdo amendament duhet të dorëzohet 24 përpara. Ju thatë se e keni dorëzuar këtë amendament. Unë kërkova që kjo të hidhet në votim. Por, për të respektuar rregulloren, kur ka një kontestim për mënyrën e votimit, unë jam i detyruar që të respektoj rregulloren. Unë për këtë z. Rama kontaktoj vetëm me kryetarin e grupit të PS, z. Ruçi”, ka theksuar Meta. 
 
Përplasja në Kuvend
 
Një problem i rëndomtë në pamje të parë, por kjo agjenci ka shkaktuar polemika, ndërhyrje, përplasje, votime, anulim votimi dhe kontestime në seancën e djeshme plenare. Komisioni i Ligjeve kishte propozuar që kjo agjensi të kishte 12 punonjës, ndërsa Komisioni i Ekonomisë 8 punonjës. Bashkim Fino mbrojti variantin e parë, ndërsa Erjon Braçe dhe Anastas Angjeli, variantin e dytë. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, e hodhi në votim propozimin e Finos, çka u konfirmua me votën e shumicës së deputetëve. Fitorja e Finos u duartrokit dhe u shoqërua me ovacione. Kjo bëri që Erjon Braçe të largohej nga seanca plenare në shenjë demonstrative. Por, entuziazmi zgjati fare pak. Menjëherë ka ardhur reagimi i Gramoz Ruçit, i cili e konsideroi votimin të pavlefshëm, pasi amendamenti i Finos nuk ishte dorëzuar 24 orë para, siç e parashikon rregullorja. Ruçi kërkoi anulimin e votimit, si i paligjshëm dhe në kundërshtim me rregulloren. Pas Ruçit ka ardhur edhe reagimi i Ramës, i cili mori një përgjigje të fortë nga Meta.  Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat