BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rama: Pranoj dorëheqjen e ministrave, respekt për gazetarët, burg politikanëve që shpifin

Rama: Pranoj dorëheqjen e ministrave, respekt për gazetarët,
Kryeministri, Edi Rama ka sqaruar opinionin publik për ndryshimet në qeveri dhe nismën për shpifjen, pas takimit me aleatin e tij, Ilir Meta në vilën qeveritare 30. Kreu i qeverisë rikonfirmon se nuk do të ketë ndryshime në qeveri, por nuk mund të ndalë dorëheqjen e ministrave të tij. “Mos prisni asgjë nga ato që fantazoni, komentoni dhe nga ato që analizoni vetë në këtë aspekt. Janë fantazi që i krijoni vetë. Edhe zgjedhjet e parakohshme janë pjesë e kësaj fantazie. Ministri i Drejtësisë dha dorëheqjen, shprehu shkakun, dhe ne zgjodhëm ministrin e ri për t’i dhënë një shtytje më shumë. Kam thënë që nuk bëj ndryshime në qeveri, por nuk kam thënë që asnjë ministër nuk ka të drejtë të japë dorëheqjen”, u shpreh Rama. Ai komentoi dhe emërimin e Ylli Manjanit si ministër i Drejtësisë. “Zgjedhja e ministrit të Drejtësisë është bërë me vullnetin tim të plotë. Do vijojmë forcimin e linjës së reformave e konsolidimin e koalicionit”, tha Rama. Më tej, Rama tha se në fokus të bisedimeve me krerët e koalicionit është përmirësimi i cilësisë së qeverisjes në të gjithë sektorët. “Çdo të premte, siç e keni parë, mbledhim njësinë e koordinimit të koalicionit. Sot ishte në fokus progres-raporti, është më i miri ndonjëherë për Shqipërinë, dhe e vendos Shqipërinë qartësisht në një nivel të vlerësueshëm lart edhe në raport me vendet që janë në periudhë negociatash. Jemi në prag të një buxheti të ri dhe kemi diskutuar për ecurinë e disa sektorëve për të garantuar një rritje të cilësisë së qeverisjes si një qeverisje e koalicionit”, u shpreh Rama.
 
Rama u kërkon ndjesë gazetarëve
 
Kryeministri, Edi Rama u ka kërkuar edhe njëherë ndjesë gazetarëve, duke e cilësuar keqkuptim kriminalizimin e shpifjes. "Ndjesa ime, që e përsëris ta dëgjojë kushdo ndër njerëzit e shtypit se ka plot të tillë që meritojnë respekt: kurrë nuk do të cenohet asgjë për çka ka të bëjë me fushën e lirisë së tyre. Sa i përket shpifësve që marrin flamurin e lirisë së shtypit dhe flasin në emër të kësaj lirie le të bëjnë atë që janë mësuar të bëjnë", theksoi Rama. Shefi i mazhorancës tha edhe një herë se gjoba ose burgosja janë vetëm për politikanët, të zgjedhurit nga vota e popullit, që shpifin ndaj funksionarëve të shtetit. "Shpifësve të shqetësuar nga debati i hapur lidhur me propozimin e qeverisë si dhe me konkluzionin e gabuar që qeveria është tërhequr nga propozimi. Për asnjë çast asnjëherë dhe kjo është e verifikueshme lehtësisht nga prononcimet e mia të bëra më par. Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë një nismë për të cenuar qoftë dhe në formën e një nisme ligjore lirinë e plotë të fituar të shtypit në vite të tëra betejash dhe përpjekje, nisma ka lidhje vetëm për ata që paguhen nga taksat e popullit shqiptar si të zgjedhur ose si funksionarë të lartë nuk mund të përdorin votat e popullit dhe funksionet që burojnë nga vota e popullit për të shpifur”, tha Rama. Eneida Jaçaj
 
 

Më të lexuarat