BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rama pranon dështimin e Tahirit: Ne nuk e masim punën e policisë me shifra, por me kontakte dhe fjalë

Rama pranon dështimin e Tahirit: Ne nuk e masim punën e policisë
Kryeministri Edi Rama ka hequr dorë dje nga matja e performancës së policisë me anë të krahasimit të shifrave, duke pranuar zyrtarisht dështimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ndërsa Tahiri ka folur për gjithçka dhe për çdo sukses, por ka fshehur shifrat e zbulueshmërisë për vitin 2014, Rama ka pohuar se shifrat janë të pakuptimta dhe se puna e policisë nuk matet me shifra. Vetëm disa javë më parë, Rama ka deklaruar se statistikat e policisë do të mateshin dhe krahasoheshin me të njëjtën periudhë me vendet e rajonit, dhe jo me kohën e qeverisjes “Berisha”. Por, dje Rama ka pohuar se puna e policisë nuk matet me shifra, pro me kontakte të drejtpërdrejta.
 
Këtë deklaratë, Rama e artikuloi gjatë përurimit të mjediseve të rikonstruktuara, në Qendrën e Formimit Policor në Tiranë. “Rritja e besimit të publikut tek Policia e Shtetit nuk vjen përmes shifrave, sado kuptimplota të jenë ato dhe sado fort të flasin ato, por vjen në radhë të parë përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me Policinë e Shtetit, kontekstit të drejtpërdrejtë me trupat e policisë në veprim, me patrullat e policisë në rrugë, me sjelljen e punonjësve të policisë në çdo komisariat dhe në çdo zyrë ku qytetari ndeshet me uniformën blu. Kjo epokë që kemi çelur duhet të jetë epoka e kalimit të policisë në krahun e qytetarit, nga një epokë kur policia i ka qëndruar përballë qytetarit si një hije shqetësuese që në rastin më të mirë ka kallur frikë nga ligji, ndërsa në rastin më të keq ka ushtruar forcën e paarsyeshme në shkelje të ligjit”, ka deklaruar Rama. Më tej, kryeministri ka shpallur edhe objektivat sa i takon reformimit të policisë. “Ambicia jonë është e shprehur; brenda këtij mandati Policia e Shtetit shqiptar duhet të jetë një polici plotësisht e përputhur me modelin më të mirë të policive në rajon dhe brenda këtij procesi drejt anëtarësimit të plotë në BE, Policia e Shtetit duhet të jetë një polici model i përputhur me modelet më të mira të policive të BE. Sot Policia e Shtetit e ka nën kontroll territorin, e ka vendosur botën e krimit nën presion dhe është ne një luftë të vazhdueshme me të gjitha format e shfaqjes së krimit si kërcënim apo si veprim aktiv ndaj sigurisë së qytetarit”, ka deklaruar Rama. 
 
Tradhtia në polici 
 
Kryeministri ka përmendur si arritje zhdukjen e tradhtisë brenda Policisë së Shtetit. “Vetëm në këto ditë dhe orë të fundit, policia e shtetit ka dhënë një tjetër provë shembullore se po shkon duke u ngushtuar ajo rruga e gjerë e ikjes në drejtim të paditur të atyre që kryejnë krime. Arrestimi i elementëve të përfshirë në veprat terroriste të pak kohëve më parë, flet për një rritje jashtëzakonisht domethënëse, të kontrollit mbi territorin dhe të profesionalizmit të Policisë së Shtetit. Sot, nuk ka më tradhti nga brenda të forcave të Policisë së Shtetit. Sot, Policia e Shtetit paguhet më mirë, ka kushte më të mira pune dhe mbi të gjitha po vendos dita-ditës dinjitetin e humbur për shumë vite me radhë, si forca që garanton sigurinë e jetës dhe të pronës publike dhe private”, ka pohuar Rama. 
 
 

Më të lexuarat