BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rama: Shqipëria, jo vend mysliman, por europian me besime të ndryshme

Rama: Shqipëria, jo vend mysliman, por europian me besime të ndryshme
Kryeministri Edi Rama, në një dalje publike për mediat, komentoi mbi vizitën historike të Papa Françeskut në Tiranë. Rama nga Aeroporti “Nënë Tereza” u shpreh se Ati i Shenjtë zbuloi një Shqipëri ndryshe. Duke u ndalur tek bashkëjetesa fetare, kreu i qeverisë tha se Shqipëria nuk është një vend mysliman apo i krishterë, por një vend europian.
 
“Deri në sekondën e fundit ishte në lartësinë e pritshmërisë. Jam shumë krenar për gjithçka kemi arritur të bëjmë të gjithë së bashku. Shumë krenar për atë që bëmë sot duke dëshmuar me praninë dhe angazhimin e tyre atë që është e përditshmja jonë e klerit shqiptar e të gjithë ata që përfaqësojnë fetë e ndryshme. E të gjithë ata që i dhanë këtë pluhur të artë, e në sytë e TV pamë këtë Shqipëri. Sprova e bashkëjetesës e cila ka kaluar përmes terreve ndodhet sot përmes tundimeve. Pas ftesës së marrë pas vizitës time në Vatikan, ardhja e Papës dhe pritja e tij sot me kaq dëshirë dhe entuziazëm nga të krishterë dhe myslimanë është me të vërtet një mrekulli shumë e rrallë. Ne e kemi të vështirë të perceptojmë se çfarë thesari kemi në duar dhe për ta bërë këtë thesar në pah e në sytë e të gjithëve.
 
Ky fakt ka një rëndësi të madhe, se sa thjesht e vetëm për ne, që jetojmë me këtë fakt prej kohësh. Është një fakt imponues për këtë se bota bëhet gjithnjë e me e vogël, ajo që ndodh në ekranet diku lart përmes një barbarie, mund të ndodh kudo dhe poshtë dritares së shtëpisë sonë. Fakti që mes Europës shqiptarët kanë një vend të vogël që duan të bëhen pjesë e BE dhe nuk kanë asnjë ndasi mes besimeve fetare, fati se shqiptarët të krishterë e myslimanë besojnë se Shqipëria e ka vendin në BE. Shqipëria nuk është një vend mysliman por një vend europian me të gjitha besimet. Kjo vizitë e bën Shqipërinë shumë të rëndësishme, në hartën e rrugëtimit të vendeve të lira dhe demokratike”, tha Rama.
 
Më tej në fjalën e tij, Rama ka falendruar për herë të parë hapur, Institucionin e Presidencës, dhe Presidentin Bujar Nishani dhe Bashkinë e Tiranës, për kontributin për organizimet e ardhjes së Papës në vendin tonë. 
 
“Dua të falënderoj të gjitha ata që e bënë të mundur këtë ditë. Pasi i kam shprehur falënderimet Atit të Shenjtë. Falënderime të gjithëve, sepse të gjithë jemi krenarë për këtë ditë, për ta bërë Shqipërinë të bëhet ndryshe e të lexohet ndryshe. Pas kësaj dite do jetë më e lehtë. Kanë ardhur shumë njerëz të huaj qytetarë të BE, për të kuptuar se pse Papa zgjodhi Shqipërinë. Dua të falënderoj gjithë përfaqësuesin e klerit që kanë punuar për këtë ditë. Dua të falënderoj anëtarët e komitetit të posaçëm shtetëror që kanë bërë një punë të madhe. Dua të falënderoj Ministrinë e Kulturës, ministren e Kulturës. Policinë e Shtetit, ministrin e Brendshëm si dhe gardën e Republikës e cila ishte në lartësinë e detyrës. Një organizim i tillë do të ishte i pasuksesshëm nëse nuk do kishte gjetur bashkëpunimin e qytetarëve të Tiranës.
 
Shumë miq të huaj kanë ngelur të befasuar nga ky organizim. Dua të falënderoj Ministrinë e Jashtme dhe ministrin për bashkëpunimin me Selinë e Shenjtë. Dua të falënderoj dhe Presidentin për pritjen e tij. Dua të falënderoj edhe Bashkinë e Tiranës për financimin modest por gjithsesi i rëndësishëm. Dua të falënderoj gjithë punëtorët që u morën me këtë punë, punuan ditë e natë. Sot jemi të gjithë të bashkuar në ndjenjën e kësaj dite. Ndihemi të gjithë pjesë e një mrekullie që në pjesën e përditshme e harrojmë. Kemi një thesar që njerëzit e kërkojnë e nuk e gjejnë. Edhe pse historia s’ka qenë bujare me ne, shqiptarët sot meritojnë të respektohen. Shqiptarët duhet të respektohen e jo paragjykohen si një vend mysliman. Shqipëria e sotme është si një vend që ndriçon”, u shpreh kryeministri Rama.
 

Më të lexuarat