BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rama tërhiqet nga vijat e kuqe, akuzon SHBA dhe BE për bllokimin e konsensusit për reformën në drejtësi

Rama tërhiqet nga vijat e kuqe, akuzon SHBA dhe BE për bllokimin e

Formula e re e propozuar nga SHBA-BE për reformën zgjedhore, sipas së cilës PD fitoi në propozimin për komisionin “ad hoc” me numër të barabartë deputetësh për radiografinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka rrëzuar vijat e kuqe të kryeministrit Edi Rama, të cilat ai nuk linte rast pa ia përmendur opozitës si formë presioni, sa herë flitej për reformën në drejtësi. Një ditë pasi Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit, Victroria Nuland, deklaroi se ka një propozim hibrid për çështjen e vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët në kuadër të reformës në drejtësi, ka folur edhe kryeministri Edi Rama. Qëndrimi i kryeministrit ditën e djeshme ishte 180 gradë ndryshe nga ai i para pak kohëve, kur ai deklarohej i vendosur për të mos lejuar një reformë që u jep të drejta partive. Ndërsa më parë ai deklaronte se reforma ishte një paketë ekspertësh dhe që këmbëngulte se nuk do të lëshohej vetingu në duar të partive, kryeministri njëherësh kryetar i PS, duke patur parasysh propozimin e fundit të SHBA-BE, pohoi dje pas mbledhjes së grupit se PS dhe shumica qeverisëse do të votojnë një reformë që ka mbështetjen e plotë të SHBA dhe BE. “Të jeni të sigurt e mbi të gjitha të jenë të sigurt të gjithë shqiptarët, që as SHBA dhe as BE, nuk bëjnë asgjë që cënon thelbin e kësaj reforme. Formula e propozuar akomodon plotësisht një kërkesë të përsëritur e të stërpërsëritur pa pushim të PD dhe unë habitem se pse PD nuk po thotë, “PO”, e lumtur”, u shpreh Rama, duke e vlerësuar reformën si historike dhe me një rëndësi strategjike për të nesërmen e vendit tonë. I pyetur më tej nëse ai i kujtonte vijat e kuqe me të cilat kishte paralajmëruar opozitën, kryeministri akuzoi SHBA dhe BE se ishin pikërisht ato që i kishin vënë për vetingun. “Për sa i takon vijave, ju siguroj që unë i njoh shumë mirë ngjyrat dhe ndërkohë, siç e kam thënë dhe e përsëris: Vija e kuqe nuk është bërë nga peneli im por është një vijë e kuqe që është përcaktuar nga SHBA dhe BE dhe që ka në esencën e vetë procesin e vetingut. E kam thënë dhe e përsëris: Për ne nuk ka qenë asnjëherë problemi tek si Parlamenti do të votojë pasi kemi lëshuar 2/3, kemi rënë dakord për çdo qasje që garanton pjesëmarrjen e opozitës bazuar dhe në rekomandimin e Komisionit të Venecias. Por thelbi, mësojeni, është jo se kush do mbushi me ujë shishet, por sa i pastër do jetë burimi prej nga vjen uji. Që do të thotë, si do të garantojmë që filtri i kandidaturave që pastaj i shkojnë Parlamentit të jetë i sigurt. E nëse filtri është i sigurt, për ne nuk ka asnjë problem tjetër”, u shpreh Rama.

Rama: Jo duart e partive në skanimin e drejtësisë

 Vija e kuqe u përmend për herë të parë nga kryeministri Edi Rama rreth një muaj më parë. “Deri ditën kur PD të votojë reformën në drejtësi vetingu do të jetë vija e kuqe e pakapërcyeshme. O do bëjmë reformën në drejtësi dhe ta shembim këtë sistem nga themelet ose nuk do të votojmë asgjë të ngjashme që nuk garanton këtë qëllim të madh dhe që nuk garanton që në harkun e 10 viteve kur normalisht kemi ambicjen që Shqipëria të jetë anëtare BE”, pati deklaruar Rama. Kjo deklaratë, ditën e djeshme u tret në ujë si të mos ishte thënë asnjëherë. 

Kompensimi i energjisë për 5 mijë pensionistë, hyn në fuqi vendimi 

Hyn në fuqi vendimi më i ri i qeverisë për kompensimin e energjisë elektrike prej 648 lekë në muaj për 5 mijë pensionistë. Vendimi i firmosur më 29 qershor ka hyrë dje në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare. Qeveria ka shtuar kategoritë e reja të cilat do të përfitojnë kompensimin, ku përfshihen rastet kur përfitojnë të moshuarit. Pensionistët në zonat rurale do të përfshihen gjithashtu në skemën e pagesës për kompensim të energjisë elektrike pas heqjes së fashës së konsumit prej 300 këh në muaj. Me Vendimin e Këshillit të Ministrave që u miratua së fundmi, u shtuan përfituesit edhe për disa familje pensionistesh që banojnë në zonat rurale dhe të gjitha periferitë e qyteteve si dhe disa qendra të banuara që nuk merren me bujqësi. Bazuar në numrin e përafërt të kërkesave përllogaritet që numri i të kompensuarve të shtohet me rreth 5 mijë persona ndërkohë që efektet financiare prej rreth 45 milionë lekë do të përballohen brenda fondit të sigurimeve shoqërore të programuar për vitin 2016. Kjo kategori ju shtohen 203 mijë familjeve që kanë përfituar nga kompensimi i energjisë pas heqjes së fashës prej 300 këh në muaj, një vit më parë. Dokumentat që duhen për të përfituar kompensimin e energjisë elektrike janë: Fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit, certifikatën familjare për invalidët, fotokopjen e librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara si dhe deklarata që plotësohet pranë zyrave rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Kategoritë e reja që përfitojnë kompensim janë; Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror, pension pleqërie fshati ose pension social, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar; Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie ose pension social që janë me banim në fshat, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët; Në rastet kur në të njëjtën familje ka dy pensionistë të vetëm dhe kontrata është në emër të pensionistit jokryefamiljar, kompensimin e përfiton pensionisti në emër të të cilit është kontrata e energjisë elektrike; Në rastet kur, si e ardhur e vetme e familjes është pensioni familjar dhe kontrata është në emër të kryefamiljarit pasjetues, të fëmijëve ose në emër të kryefamiljarit të vdekur, kompensimi u akordohet personave përfitues të pensionit familjar. 

 

Më të lexuarat