BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Rama-Tahiri blindojnë policinë me armë paralizuese, pushkë, shotganë dhe thika, ja të gjitha lëndët kimike dhe pajisjet kundër turmave

Rama-Tahiri blindojnë policinë me armë paralizuese, pushkë,
Kryeministri Edi Rama, në bashkëpunim dhe në koordinim me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ka firmosur një vendim, i cili parashikon llojet e armatimit që do të përdoren nga Policia e Shtetit, në rastet e përdorimit të forcës siç e parashikon ligji. Me propozim të ministrit Tahiri, kreu i qeverisë ka firmosur një vendim që blindon Policinë e Shtetit me armë nga më të ndryshmet. Vendimi parashikon të gjitha mjetet e përdorimit të forcës nga ana e Policisë së Shtetit. Bie në sy që, për herë të parë, Policia e Shtetit do të përdorë armë paralizuese, lëndë neuroparalizuese, armë të ftohta, kryesisht thika dhe deri tek një armë e veçantë antitank njëpërdorimshe. Armatimi i Policisë së Shtetit ndahet në tre kategori. Së pari, përcaktohen armët me të cilat do të pajiset Policia e Shtetit. Së dyti parashikohen lëndët kimike dhe mjetet që do të përdorë policia për shpërndarjen e turmave. Së treti, parashikohen të gjitha mjetet mbrojtëse të policisë nga sulmet e mundshme të çfarëdo lloji. “Llojet e armatimit, municionit, lëndëve neuroparalizuese dhe mjeteve të tjera të përdorimit të forcës nga Policia e Shtetit. Strukturat e Policisë së Shtetit në funksion të zgjidhjes së detyrave, pajisen me armatim, municion, lëndë neuroparalizuese dhe mjete të tjera të përdorimit të forcës, sipas kësaj lidhje: Armë zjarri të shkurtra: Pistoletë 9 x 19 mm. Armë të gjata: Pushkë gjysmë automatike kalibër 5.56 mm deri 9 x 19 mm; Automatikë kalibër 5.56 x 45 mm Nato deri 9 x 19 mm; Pushkë me përpikmëri të lartë gjysmë automatike kalibër 5.56 x 45 mm deri te 12.7 x 99 mm; Shotgun kalibër 12 Ga; Armë me veprim elektromuskular; Armë antitanke një përdorimshe; Armë të ftohta”, thuhet në vendimin e qeverisë. 
 
Vendimi hyn në fuqi 
 
Vendimi për miratimin e lëndëve neuroparalizuese dhe mjeteve të tjera të përdorimit të forcës ka hyrë në fuqi dy ditë më parë. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 99, të ligjit nr. 108/2014, datë 31.7.2014, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Miratimin e llojeve të armatimit, lëndëve neuroparalizuese dhe mjeteve të tjera të përdorimit të forcës nga strukturat e Policisë së Shtetit, sipas lidhjes që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 2. Tabela organike e pajisjes me armatim, lëndë neuroparalizuese dhe mjete të tjera të përdorimit të forcës miratohet me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme, me propozimin e drejtorit të Policisë së Shtetit. Ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendim. Sipas ligjit, punonjësi i policisë ka të drejtë të mbajë armë. Llojet e armatimit, të lëndëve neuroparalizuese dhe të mjeteve të tjera të përdorimit të forcës nga policia përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Në ushtrimin e detyrës, policia përdor mjete lëvizëse, ngjyra, shenja, përdorimi i të cilave përcaktohet po me vendim të Këshillit të Ministrave.
 
Përdorimi i forcës
 
Punonjësi i policisë përdor forcën për të përmbushur detyrën vetëm kur kjo është e nevojshme dhe vetëm nëse të gjitha masat e tjera janë të pasuksesshme apo të pamundura. Punonjësi i policisë përdor forcën në përputhje me parimin e proporcionalitetit. Punonjësi i policisë përzgjedh nivelin e nevojshëm të forcës ndërmjet mundësive të përshkallëzuara, që, ndër të tjera, përfshijnë bindje me fjalë, shtrëngim fizik, mjete goditëse, mjete me lëndë paralizuese, mjete me goditje elektrike, qen policie dhe armë zjarri. Të dëmtuarit i jepet ndihmë, ku përfshihet edhe ajo mjekësore, pas përdorimit të forcës, në rast se kjo është e nevojshme dhe e mundur. Punonjësi i policisë duhet të paralajmërojë se do të përdorë forcën para përdorimit të saj. Ky paralajmërim mund të mos kryhet nëse rrethanat nuk e lejojnë, veçanërisht kur përdorimi i menjëhershëm i forcës është i nevojshëm për të parandaluar një rrezik real dhe të çastit.
 
Paralajmërimi 
 
Sipas ligjit, grupe personash paralajmërohen sa më shpejt të jetë e mundur se do të përdoret forcë ose forma e forcës së përdorur do të ndryshohet, në mënyrë që pjesëmarrësit të lejohen të largohen. 
 
Përdorimi i armëvetë zjarrit 
 
Punonjësi i policisë ka të drejtë të përdorë armën e zjarrit, sipas legjislacionit për përdorimin e armëve të zjarrit. Për kryerjen e operacioneve të sigurisë së veçantë dhe zgjidhjen e situatave, të cilat nuk mund të përballohen nga shërbimet e tjera të policisë, përdoren struktura speciale operacionale të policisë.
 
Armatimi për Policinë e Shtetit 
 
Armë zjarri të shkurtra:
Pistoletë 9 x 19 mm
 
1. Armë të gjata:
Pushkë gjysmë automatike kalibër 5.56 mm deri 9 x 19 mm;
Automatikë kalibër 5.56 x 45 mm Nato deri 9 x 19 mm;
Pushkë me përpikmëri të lartë gjysmë automatike kalibër 5.56 x 45 mm deri te 12.7 x 99 mm;
Shotgun kalibër 12 Ga;
Armë me veprim elektromuskular;
Armë antitanke një përdorimshe;
Armë të ftohta.
 
2. Municion:
Municione për armët e shkurtra e të gjata sipas kalibrave përkatës me të gjitha llojet e cilësisë së veprimit;
Municione me lëndë irrituese në formë pluhuri, lëngu me përbërje CS; CN; OC, që hidhen me shotgun, me granatë dore, pajisje hedhëse, prajt ose tubet, për mbrojtjen, menaxhimin dhe kontrollin e turmave;
Municione që hidhen me shotgun me saçme: gome, metalike, sintetike;
Granata akustike dhe verbuese;
Lëndë plasëse për shpërthim dyersh.
 
3. Pajisjet e mbrojtjes dhe përdorimit të forcës personale e kolektive:
Jelek antiplumb niveli i III, IIIA, IV;
Kaska antiplumb me pajisje komunikimi dhe pa pajisje komunikimi;
Mburoja individuale, kolektive antiplumb;
Kaska balistike antiplumb;
Kostum për mbrojtje nga mjetet e forta;
Mburoja “Policia”
Shkop gome/metalik
Pranga;
Maska gazi;
Mjete optike (kamera, dylbi për ditë dhe natë);
Pajisje kërkimi (metalkërkues, minakërkues, detektor);
Bllokues rruge;
Syze balistike;
Mjete ndriçuese. Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat