BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rama: Vrasjet e biznesmenëve të paralajmëruara, gjykatat lirojnë killerat e mafies

Rama: Vrasjet e biznesmenëve të paralajmëruara, gjykatat
Vrasja e biznesmenit Artan Santo ka shërbyer si objekt debati, i iniciuar nga opozita, dje në Kuvend. Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka kërkuar që kjo vrasje të mos përdoret politikisht, ndërsa akuzoi gjykatat se lirojnë killerat e mafies. “Kisha dëshirë të them edhe unë diçka në lidhje me 13 biznesmenët e vrarë. Nuk ka asnjë arsye të shohësh gishtin kur tregon hënën. Është dritëshkurtësi. Ajo që tha ministri nuk ishte përpjekje për të përcaktuar statusin e të vdekurve, por për të ftuar opozitën në një reagim serioz lidhur me vrasjet e paralajmëruara si rezultat i një sistemi drejtësie të kalbur. Bëhet fjalë për njerëz që nuk është ministri i Brendshëm që i quan kriminelë por që i ka përkufizuar si të tillë gjykata. I ka dënuar dhe kanë rigjetur rrugën e lirisë përmes gjyqtarësh të korruptuar. Janë mbi 100 raste që ministri i Brendshëm i ka bërë me dije Presidentit të Republikës. Askush ndër ta nuk ngre zërin dhe nuk bashkon zërin me ne për t’u dhënë fund këtyre kronikave të vrasjeve të paralajmëruara”, tha Rama. Kreu i ekzekutivit u ndal edhe në aksionin e policisë në Lazarat, ku bëri me dije se pas këtij aksioni, tashmë i vjen radha çarmatimit të popullsisë. “Pas aksionit në Lazarat, synojmë çarmatimin e popullsisë”, paralajmëroi Rama. 
 
Ligji për armët
 
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te ligji për armët, i cili sipas tij i jep fund fazës së xhunglës dhe nuk lejon më që njerëzit të vriten si në 21 Janar. "Sot dëshiroja të thoja dy fjalë për këtë ligj i nxitur dhe nga reagimet e opozitës që dhe i thotë vetes forcë konservatore e djathtë. Koha tregoi se qasja e tyre për armëmbajtjen pa leje ishte dritëshkurtër dhe reagimet e deputetëve tanë në opozitë në Komisionet e Sigurisë dhe Ligjeve që ju kundërvunë rritjes disproporcionale të ndëshkimit për armëmbajtje pa leje nuk solli asgjë tjetër veçse vazhdimin e të njëjtës histori. Sot duhet thënë edhe diçka tjetër që me vullnetin e shumicës dhe me propozimin qeverisë vendoset në ligj në mënyrë të qartë dhe të prerë, pamundësia për të përsëritur 21 janarin dhe për të shkrehur plumba prej vërteti mbi protestuesin kudo qofshin dhe për çfarë do arsye protestofshin”, u shpreh Rama. Kreu i ekzekutivit theksoi se kontrolli i përdorimit të armëve është shumë i nevojshëm. “Do doja që ta mbyllja aty ku e nisa te domosdoshmëria për tu ndarë qartë dhe prerë nga bataku ku duan të na thithin sa herë vijnë këtu ditën e enjte duke mbyllur veshët duke shtrënguar dhëmbët dhe duke mos reaguar në asnjë formë ndaj provokimeve të vazhdueshme dhe dhunës verbale që këta zotërinjtë këtu e kanë kthyer në status. Marrin fjalën këtu dhe fjalën bandit e kanë kthyer në normalitet. Shtrembërojnë të vërtetën në mënyrën më monstruoze dhe ankohen se këtu ka një plan mafioz për ti mbyllur gojën opozitës. Kur e ka pasur opozita mundësinë që të flasë pa matje kilometrazhi. Ne kemi vetëm një problem të madh si të vijmë në këtë sallë dhe mos vrasim kohën duke vrarë shpresa dhe duke prishur shijen e atyre që ndjekin Parlamentin. S’kemi problem nga debati me ta. Kemi mundësinë për të folur me gjuhën e rezultateve. Ky ligj do na japë mundësinë për të kaluar nga një fazë xhungle në mbajtjen e përdorimin e armëve, në një fazë kur policia dhe shoqëria do kenë mundësi të vendosë në kontroll armëmbajtjen”, tha Rama. 
 
Akuzat e Berishës
 
Ish kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ai e ka cilësuar kreun e ekzekutivit kriminel. Berisha theksoi se opozita është në Parlament për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Ndërkohë, Berisha vetë është shndërruar në një politikan që po lakohet për gjuhën e ulët dhe vulgare që përdor në Kuvend. Edhe pse u përjashtua nga Kuvendi për 10 ditë, ai vijon të përdorë një gjuhë që nuk i ka hije një ish kryeministri. “Ky Parlament i mbushur me kriminelë, përdhunues që drejtohet nga kreu i Meduzës Edi Rama, është i papajtueshëm me ekzistencën e një opozite demokratike. Pas diskutimit të Strazimirit me urdhër të Edi Ramës e agreson këtu teksa pinte një cigare. Ky një akt i pashembullt që dëshmon fytyrën e vërtetë të Edi Ramës. Përfaqësues të opozitës janë këtu për të mbrojtur interesa të qytetarëve…nuk shoh më hapësirë për opozitën shqiptare në parlament”, tha ish kryeministri Berisha. 
 
Debatet në Kuvend për vrasjet e biznesmenëve 
 
-Tahiri, Dodës: Zonja merr guximin për një gjë që nuk është ligj. Duhet kurajo e madhe të thuash të kundërtën e asaj që bëhet me ligj. Do ishte e shëndoshë nëse do kishte një projektligj për legalizimin e armëve. Ne kemi sjellë një paketë ligjore të re për ti siguruar qytetarëve siguri. Ligji nuk liberalizon të drejtën për të mbajtur armë por kufizon në mënyrë radikale të drejtën për të mbajtur armë. Ky nuk është të falimentojë shteti ky është të garantojmë të gjithë bashkë sigurinë te njëri- tjetri.
 
-Doda: Si nuk të vjen zor të gjykosh ata që kanë vdekur se kanë qenë të përfshirë në krime. Ku e gjen guximin, si nuk të vjen zor që je gënjeshtar. Le armët në duar me këtë igj që ke bërë. Mos qesh kur flas unë, se është mungesë respekti mbi të gjitha. Askush prej jush nuk i zë në gojë ndryshimet që kemi bërë së bashku në Kodin Penal. Sot vrasjet do ndodhin duke mbajtur armë me leje dhe do justifikohen se ishin momente rreziku.
 
-Halimi: Në 300 ditë, 96 vrasje me armë zjarri. Më dhimbset dhe Artan Santo, nuk e njoh se nuk jam as tiranas, po e takoja çdo mëngjes në atë cep ku u vra, kur unë shkoja në Kuvend ai në punën e tij. Më dhimbsen fëmijët e tij që u vra babai në atë mënyrë. Kjo sepse kemi në krye një kryeministër të paaftë që është rrezik për vendin e demokracinë. Çdokush në këtë sallë e kupton se nuk është privilegj të jesh në qeveri, por është detyrë, është shërbim ndaj qytetarëve, kur nisin fëmijët në shkolla të jenë të sigurt, të sigurt kur flenë natën dhe nuk tronditen nga vrasjet e grabitjet.
 
-Strazimiri: Keni gjithë mirëkuptim tim zonjë, iu ka ardhur me sms kjo kërkesë. Sigurisht që nuk do të merrem me ju. I kemi bërë publike emër për emër, kemi bllokuar seancë parlamenti këtu ne, për shkak se kalon radha për të futur ca persona që nuk e meritojnë të jenë këtu. 
 
-Xhaçka: A mund të na thoni zotëri meqenëse nuk na e thotë ministri dhe nuk e dimë në të tjerët, kush është ky personi në kërkim, se duam ta dimë, të mos shoqërohemi dhe ne se ndoshta mund të jetë në grupin tuaj, tonin, ta dimë, kush është? 
 
-Rama: Për dhunën verbale të deputetëve, majtas apo djathtas duhet të ketë qëndrim maksimalisht të ashpër. Kur unë prezantova programin e qeverisë, në një ditë jo të zakonshme kuvendore, e gjithë opozita u çua dhe iku nga salla duke u kapur pas fjalisë “S’keni parë akoma asgjë” dhe duke e interpretuar si një paralajmërim për gjëra të kobshme.
 
-Berisha: Ky parlament i mbushur me kriminelë, përdhunues që drejtohet nga kreu i Meduzës Edi Rama, është i papajtueshëm me ekzistencën e një opozite demokratike. Pas diskutimit të Strazimirit me urdhër të Edi Ramës e agreson këtu teksa pinte një cigare. Ky një akt i pashembullt që dëshmon fytyrën e vërtetë të Edi Ramës. Eneida Jaçaj
 

Më të lexuarat