BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Rama zgjedh guvernator të huaj, bie dekreti i Nishanit si diversion i Berishës për përçarjen e PS-LSI

Rama zgjedh guvernator të huaj, bie dekreti i Nishanit si diversion i
Nuk ka më dilema. Partia Socialiste, aktorja kryesore e koalicionit në pushtet, do të rrëzojë dekretin e Presidentit Bujar Nishani për guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë, duke e konsideruar si një provokim dhe diversion të Sali Berishës për të përçarë koalicionin PS-LSI. Menjëherë pas zyrtarizimit të kandidatit, Presidenti Nishani ka përhapur fjalë se dekretin e ka konsultuar paraprakisht me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.
 
Por, gjithçka ka rezultuar një diversion, pasi kandidatura nuk është konsultuar as me kryeministrin Rama dhe as me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, por është produkt i zyrës së Sali Berishës. Teksa pritet një qëndrim edhe më i prerë i deputetëve të Partisë Socialiste, mësohet se kryeministri Edi Rama ka piketuar tashmë një guvernator të huaj për në krye të Bankës së Shqipërisë. Madje, në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ndryshe nga ç’pritej, nuk është diskutuar fare dekreti i kreut të shtetit, pasi konsiderohet si çështje e mbyllur. Sipas burimeve, kryeministri Rama ka dhënë urdhër nga Brukseli që çështja e dekretit të Nishanit të mos diskutohej. Ndërkaq, mungesa e diskutimit është konfirmuar edhe nga deputeti socialist, Ervin Bushati. Anëtari i Komisionit të Ekonomisë, deklaroi dje pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS, se dekreti i Presidenti Nishani për Gent Sejkon guvernator të BSH-së nuk ishte pjesë e diskutimeve të grupit të PS-së. 
 
Bushati: Sejko, kandidat i papërshtatshëm
 
Deputeti socialist ka lënë të kuptohet se kandidatura e Presidentit Nishani, për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, është e papërshtatshme. Sipas Bushatit, kreu i ri i BSH-së duhet të ketë njohuri makroekonomike e të politikave monetare dhe jo vetëm një njeri që vjen nga Bankat. Bushati tha se ka ardhur koha që kreu i Bankës së Shtetit të jetë një person që nuk vendos vetëm për normën e interesit për bankat në vend. “Për mendimin tim si ekonomist, jam i gjykimit që nuk duhet parë vetëm tek fusha e atyre që vijnë me background nga banka sepse guvernatori në radhë të parë është një njeri që duhet të kuptojë mirë politikat ekonomike dhe më shumë konceptet makro sesa ka të bëjë me punën ditë për ditë të bankave të nivelit të tyre apo tregtare. Mendoj se duhet parë më gjerë se dikush që thjesht është marrë me bankat. Kjo mund të ishte një avantazh, por për mendimin tim nuk është kryesore. Dikush me një background më të mirë edhe në Akademi pse jo, që i kupton më mirë politikat ekonomike dhe ato monetare që gjithmonë e më shumë duhet të jetë në mbështetje të ekonomisë sidomos këtë kohë që kemi periudhë ngërçi dhe ku hapi i politikës monetare ka mbetur vetëm tek ulja e nivelit të interesit që mesa duket për disa momente nuk po jep akoma ato që pritet”, u shpreh Bushati.
 
Ndërsa deputeti Namik Kopliku, theksoi se posti i guvernatorit është i papërshtatshëm për Sejkon, ashtu sikurse është i papërshtatshëm posti i Presidentit për Bujar Nishanin.