BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Reforma territoriale, Çuçi vizitë në bashkitë pilot, projekti shërben për shkrirjen e njësive vendore në 59 bashki

Reforma territoriale, Çuçi vizitë në bashkitë
Progresi dhe sfidat e zbatimit të reformës territoriale, ishin në qendër të vizitës që Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, zhvilloi në bashkinë e Urës Vajgurore. Ministri Çuçi, së bashku me partnerët ndërkombëtar të projektit të reformës territoriale (STAR), ndoqën nga afër punën në këtë bashki, e cila prej tre muajsh është pjesë e projektit pilot, që synon krijimin e një modeli për konsolidimin administrativ dhe financiar të bashkive të reja. 
 
Ministri Çuçi u shoqërua nga Ambasadori i Zvicrës, Christoph Graf, Përfaqësuesja e Përhershme e OKB, Zineb Touimi-Benjelloun, dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë si USAID, Italia dhe Suedia, donatorë të projektit STAR. 
 
Të pranishmit u informuan për ecurinë dhe eksperiencën e fazës së pilotimit në këtë bashki. Ekspertë të projektit dhe kompanisë KPMG, në bashkëpunim me stafin lokal, po punojnë intensivisht për të kryer inventarizimin e aseteve fikse, pronave nën administrim, etj. si dhe konsolidimin e financave të njësive, Poshnje, Kutali dhe Cukalat, që bashkohen në bashkinë e re të Urës Vajgurore. Ky grup ekspertësh po bën vlerësimin e të dhënave financiare, bazës ligjore, strukturës administrative dhe sistemeve të IT në njësitë vendore, që janë pjesë e bashkive pilot, Urë Vajgurore dhe Pogradec. 
 
Ministri Çuçi dhe ambasadorët pjesëmarrës vizituan gjithashtu komunën Cukalat, e cila sot është jo-funksionale sa i përket gjendjes fizike të godinës, por edhe në raport me shërbimet që i ofron komunitetit. Kjo komunë e cila sot grumbullon vetëm 5 milionë lekë të ardhura në vit, shpenzon mbi 80% të buxhetit për shpenzime operative dhe në vitin 2013 nuk ka bërë asnjë investim me të ardhurat e veta, pritet që me ndarjen e re territoriale të kthehet në një qendër administrative e cila do të ofrojë shërbime më moderne dhe efikase.       
 
Projekti pilot është drejt përfundimit dhe në javët në vijim pritet të propozohet metodologjia, e cila do të shërbejë si një udhëzues për shkrirjen e njësive vendore në 59 bashkitë e tjera, sipas hartës së re administrativo-territoriale.   
  
 

Më të lexuarat