BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Rikthimi i opozitës Kuvend, Basha kërkon marrëveshje sipas parimeve evropiane: Përpjekja e eurodeputetëve do ketë sukses

Rikthimi i opozitës Kuvend, Basha kërkon marrëveshje sipas
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit të PD, ka përmendur sërish se bojkoti i opozitës ka ndodhur nga kriminalizimi i Kuvendit dhe dhuna e ushtruar ndaj opozitës. Ai shtoi se përpjekja e europianëve do të kurorëzohet me sukses, ndërsa i bëri thirrje maxhorancës që të jetë pjesë konstruktive e këtij procesi.
 
"Ne kemi marrë këtë përkushtim e angazhim kryesisht për interesat e shqiptarëve që meritojnë një demokraci parlamentare funksionale. Për këtë lypset angazhimi i palëve për të ndërprerë praktikat e dhunshme e antiligjore që sollën asgjesimin e jetës parlamentare dhe së dyti angazhimi për të bërë të mundur që këto "kurrët" të mos përsëriten përmes amendimit të legjislacionit dhe përkushtimit politik për të eliminuar një herë e mirë krimin nga parlamenti dhe të rikthehet kushtetuta dhe ligjshmëria në aulën e tempullin e demokracisë. Vullneti ynë ka qenë pozitiv, nuk e e kemi kthyer në pazar kuajsh. Kemi kërkuar ndreqjen e këtyre shkaqeve. Jam i lumtur që kemi ndërgjegjësim qytetar por dhe të institucioneve ndërkombëtare, të cilët i falenderoj për kohën që na kanë dedikuar", është shprehur Basha për mediat.
 
I pyetur nëse do të arrihet deri të mërkurën marrëveshja, Basha tha se kjo marrëveshje duhet të ndodh sipas parimeve europiane, duke i bërë thirrje mazhorancës që të reflektojë.
 
 “Duket të ndodhë sipas parimeve dhe standardeve, ne asnjë pengesë për ta përmbyllur këtë proces, duke qenë në proces negociatash shpreh besimi se përpjekja e eurodeputetëve do realizohet me sukses dhe i bëjë thirrje mazhorancës të reflektojë”, ka mbyllur fjalën e tij Basha. 
 
Berisha kundër hyrjes së opozitës në Kuvend pa një marrëveshje: Nuk kam besim tek Rama, duhet të mblidhen forumet e PD
 
 
Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, është shprehur kundër hyrjes së opozitës në Kuvend, duke shtuar se për këtë duhet një marrëveshje.
 
Ai më tej ka thënë se nuk ka besim tek kryeministri Rama, ndaj ka kërkuar mbledhjen e forumeve të Partisë Demokratike.
 
"Është bërë një punë shumë e rëndësishme siç na informoi eurodeputeti. Unë që e njoh mirë atë ju garantoj që është me thinoksi, një lloj procesi në mëndje, ka një koncept rudimentar dhe armiqësor ndaj opozitës. E konsideroj bojkotin një lloj fatkeqësie të imponuar. Mes demokracisë dhe bojkotit, unë zgjedh demokracinë. Por mos t’i paragjykojmë gjerat, unë shpreha konsideratën time. Dy të dërguarit e PE kanë bërë një punë shumë serioz për t’i dhënë zgjidhje pa asnjë tendencë. Po të ekzistojë vullneti edhe bojkoti përfundon. Gjërat janë shumë afër. Unë pranoj çdo vendim që do marrë këshilli Kombëtar i PD, çështjet janë të afruara shumë. Por a do t’u fusë Rama shkelmin, unë them se po", është shprehur Berisha.
 
Vizita e Kukan mbledh grupet e PD dhe PS
 
 
Në përfundim të takimeve me Kukan, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë njoftuar mbledhjen e grupeve respektove parlamentare, që pritet të zhvillohen në orën 14:30, në selinë e demokratëve dhe në orën 18:00 pritet te mblidhet grupi socialist. Pas mbledhjes se grupit parlamentar te PD-se, Basha pritet te jape nje deklarate per mediat per te komunikuar vendimin e marre pas takimit me Kukan. 
 
Kukan: Së bashku me Fleckentesin do i japim fund këtij ngërçi politik
 
 
Pas takimit përreth 50 minuta me Lulzim Bashën në selinë blu, eurodeputeti Kukan u shpreh për mediat se ardhja e tij në Tiranë ishte me misionin për të vijuar bisedimet e nisura tre ditë më parë nga kolegu i tij, eurodeputeti Fleckenstein, për “të pajtuar” opozitën me mazhorancën. Kukan tha se dialogu politik është i rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Ashtu si Fleckenstein, edhe Kukan shprehet optimist se këtij ngërçit politik do t’i jepet fund.
“Unë erdha për të vazhduar bisedimet që u nisën nga Fleckenstein, kolegu nga Parlamenti Evropian dhe pata takime me liderët politikë me qëllimin për të arritur një dialog politik në Shqipëri, gjë që është shumë e rëndësishme për vendin në vazhdimin e procedurave për rrugën drejt Evropës në mënyrë të suksesshme. Kjo është ajo çfarë po bëj tani, jam në një kontakt të vazhdueshëm me Fleckentesin pasi duam të veprojmë dorë më dorë me shpresën për të pasur një rezultat, e për t’i dhënë fund këtij ngërçi”, tha Kukan. 
Ndërkohë, përpjekjet e eurodeputetit Kukan nuk kanë qenë të lehta, pasi ai ka shkuar dy herë sot tek zyra e kreut të opozitës, për të arritur një marrëveshje. 
 
 
Përpjekjet e fundit për rikthimin e opozitës në Kuvend, Meta përfundon takimin me Kukan: Të kthehet në Kuvend, i'a kemi plotësuar të gjitha kërkesat 
 
 
Kreu i Kuvendit ka përfunduar takimin me eurodeputetin, Eduard Kukan, me të cilin ka diskutuar për bojkotin e opozitës dhe rikthimin e kësaj të fundit në Kuvend.  
 
Në një dalje për mediat, kreu i Kuvendit ka thënë për eurodeputetin Kukan, se është një njohës i mirë i politikës dhe se takimi me të është i frytshëm për nxitjen e dialogut politik në Shqipëri.
 
  "Besoj se janë plotësuar të gjitha kërkesat e opozitës, i takon asaj nëse do kthehet në Kuvend. Opozita është e mirëpritur të kryejë rolin e saj në Parlament. Jemi të interesuar për gjithëpërfshirje dhe transparencë në Kuvend dhe jo djegie mandatesh", është shprehur kryeparlamentari Meta.   Më tej ai ka thënë se shpreson se në seancën e 24 dhjetorit, opozita të jetë në Kuvend, duke shtuar se duhet të ndahet politika nga fryma e bojkotit të konflikteve.   

Më të lexuarat