BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rinasi jashtë kontrollit, shërbimet partnere japin alarmin për trafikun e klandestinëve, raport Tahirit për rritjen e fluksit drejt BE dhe SHBA

Rinasi jashtë kontrollit, shërbimet partnere japin alarmin për
Indiciet dhe dyshimet se Aeroporti i Rinasit po shfrytëzohet nga klandestinë, ekstremistë, njerëz të dyshimtë dhe trafikantë, për veprimtari të jashtëligjshme, për të depërtuar drejt BE, SHBA, Turqisë, Sirisë, vendeve të lindjes, perëndimit dhe anasjelltas, ka alarmuar dhe vënë në lëvizje si asnjëherë më parë, shërbimet partnere. Hallkat e dobëta dhe të thyeshme të sigurisë, sistemi i pasigurtë i kontrollit, mungesa e monitorimit në disa zona dhe ekspozimi i personelit të sigurisë ndaj veprimeve kompromentuese në Aeroportin e Rinasit, ka vënë në lëvizje shërbimet e partnere.
 
Sipas burimeve, shërbimet italiane, të Bashkimit Evropian dhe agjentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryesisht agjentë të CIA, kanë shprehur shqetësimin, jo vetëm për pikat e dobëta të sistemit të sigurisë dhe të kontrollit, por edhe për lëvizjet e dyshimta të ekstremistëve që kërkojnë të bashkohen me grupet e ISIS si dhe për funksion në rritje të klandestinëve. Përpos alarmit, vendet partnere kanë nisur edhe lëvizjet konkrete, duke dërguar përfaqësues në terren, për të monitoruar nga afër lëvizjet dhe funksionimin e sistemit të sigurisë. Shërbimet amerikane dyshojnë se persona me dokumente të falsifikuara dhe pasaporta të rreme, kalojnë në Aeroportin e Rinasit dhe hyjnë në Shqipëri për qëllime terroriste dhe trafikimi, që dëmtojnë jo vetëm interesat amerikane, por pikësëpari janë rrezik për sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Ndërkaq, klandestinët që përdorin aeroportin për të shkuar në vendet e BE, rrisin rriskun për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë. Një raport  mësohet se ka shkuar në tavolinën e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, ky pasqyrohen shifra shqetësuese, ndërsa theksohet domosdoshmëria për marrjen e masave të menjëhershme. Në raport pasqyrohet rritje e fluksit të klandestinëve dhe personave të dyshimtë, ku Shqipëria tejkalon edhe Maqedoninë. 
 
Shërbimet italiane 
 
Jo vetëm shërbimet amerikane, por edhe shërbimet e vendeve të tjera partnere, kanë shprehur dyshimet për kalimin e personave të rrezikshëm në Aeroportin e Rinasit. Madje, autoritetet italiane mësohet se i kanë kërkuar informacione të detajuara palës shqiptare në lidhje me udhëtimet e shtetasve italianë drejt Turqisë, të cilët më pas dyshohet se përfundojnë në konfliktin sirian. Shërbimet italiane të sigurisë i kanë bërë këto kërkesa drejt shtetit shqiptar, pas arrestimit të një shtetasi maroken, në Itali. Ky shtetas mësohet se është shprehur se për të udhëtuar drejt Sirisë, besimtarët italianë përdorin tranzit Aeroportin e Rinasit, për të udhëtuar drejt Turqisë dhe më pas kalojnë në tokën siriane.   Adriatik Doçi