BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ristani: 1.4 tonë drogë nën hundën e qeverisë, këmbanat e alarmit nuk i dëgjon vetëm Rama

Ristani: 1.4 tonë drogë nën hundën e qeverisë,
Deputeti Arben Ristani përmes një deklarate për mediat thekson se kufirit shqiptar i ka shpëtuar plot 1.4 tonë drogë, e cila u kap ditën e djeshme në Bari.
Ai shprehet se ky është një fakt, i cili  vërteton edhe një herë shqetësimin e opozitës dhe opinionit publik se segmente të rëndësishme të shtetit  dhe anëtarë të qeverisë janë të përfshirë në këtë trafik.
 
"1.4 tonë drogë i ka shpëtuar kontrollit të kufirit shqiptar, ka kaluar nën hundën e autoriteteve tona, në mos me bashkëpunimin e tyre, dhe u kap dje në Bari.
Kjo  vërteton edhe një herë shqetësimin e opozitës dhe të opinionit publik në Shqipëri, se segmente të rëndësishme të shtetit dhe anëtarët e qeverisë janë përfshirë në këtë trafik, duke e kthyer edhe një herë vendin tonë në listën e zezë të drogës.
 
Droga e kapur dje në Itali, si një medalje e re në gjoksin e Tahirit, konfirmon gjithashtu mashtrimin me shifrat qeveritare dhe të vërtetën e përkeqësimit të treguesve të rendit dhe lëshimit skandaloz të punës nga drejtuesit e policisë.
 
Kjo medalje, por edhe medaljet e tjera që dalin nga mesazhi i Edi Ramës për Saimir Tahirin,  e bëjnë edhe më urgjente rritjen e koshiencës për situatën.Ngjarja e fundit e bën edhe më urgjente thirrjen e Ministres së Mbrojtjes për të dëshmuar në Komisionin e Sigurisë lidhur me informacionet që ekzistojnë për përdorimin e forcave të armatosura në trafikun e narkotikëve, cka mund të rezultojë një medalje e re edhe për ministren në fjalë.
 
Droga e kapur dje në Itali është në serinë e këmbanave të alarmit, dhe kjo dukuri po shqetëson tashmë jo vetëm vendet fqinje, por gjithë Europën.Partia Demokratike i bën thirrje kryeministrit që të marrë masa të menjëhershme dhe të ndalojë këtë trafik të çmendur droge, që nuk mund të zhvillohet pa dijeni dhe pa bekimin e tij dhe të ministrave të tij.
Partia Demokratike nuk mund të pajtohet me damkosjen e imazhit të vendit dhe me zhbërjen e gjithë reformave dhe punës së realizuar në vite për sigurimin e kufijve dhe për nxjerrjen e Shqipërisë nga harta e zezë e drogës.Kjo nuk është Shqipëria që meritojnë qytetarët e këtij vendit"- deklaroi Ristani.
 

Më të lexuarat