BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Rivaliteti mes grave në PD, Albina Deda: Mbështes zonjat që karrierën politike nuk e kanë dhuratë

Rivaliteti mes grave në PD, Albina Deda: Mbështes zonjat që
Deputetja demokrate e Qarkut të Lezhës, Albina Deda, në një intervistë për gazetën “Sot”, ka komentuar zgjedhjet në Partinë Demokratike, bojkotin dhe ngjarje të tjera që lidhen me aktualitetin politik në vend. Deputetja Deda, duke u ndalur te rivaliteti mes grave në PD, është shprehur se mbështet zonjat që karrierën politike nuk e kanë dhuratë, por luftojnë për të ecur përpara me punën dhe kontributin e tyre për të sjellë fitoren e së djathtës shqiptare. Deda shprehet se nuk i përgjigjet thirrjeve të disa deputetëve për t’i dhënë fund bojkotit, ndërsa shtoi se emrat që lakohen në media për forumet drejtuese nuk kanë dhënë asnjë kontribut për PD.
 
Partia Demokratike zgjodhi Këshillin e ri Kombëtar, i cili do të pasojë me zgjedhjen e kupolës së re drejtuese. Si e vlerësoni zgjedhjen e anëtarësisë së re në Këshillin Kombëtar? 
 
Zgjedhjet e anëtareve të rinj në Këshillin Kombëtar, ishin më të mirat e mundshme. U rizgjodhën figura të PD, ish-deputetë si dhe mjaft të rinj. Ardhja e të rinjve i jep PD një mundësi të re për zgjedhjen e forumeve drejtuese, si dhe rrit shpresën dhe besimin e publikut.
 
Kur pritet të konstituohet Këshilli i ri Kombëtar? 
 
Shumë shpejt. Këto ditë pritet që PD dhe kryetari Basha, të ketë përfunduar konstituimin e Këshillit Kombëtar. Fundi i javës së parë të nëntorit, por, gjithmonë në varësi të zhvillimeve në PD dhe axhendës, mund të sjellë këtë konstituim.
 
A e ka përfunduar listën e kandidatëve për në kupolën drejtuese, kryetari Basha? 
 
Po. Është përcaktuar tashmë lista e forumeve të PD, por, jo të gjithë ata që përfliten në media mund të jenë në këto lista. Do të ketë surpriza dhe të rinj. Disa të përfolur në media, uroj që të mos jenë në këto lista, pavarësisht kontributit dhe karrierës në PD, pasi nuk i japin asnjë mesazh pozitiv publikut dhe demokratëve, që janë në pritje të zhvillimeve të reja dhe kanë kthyer sytë e shpresës nga PD. Cikli për disa ka "mbaruar". Shumë prej tyre nuk janë të mirëpritur as në zonat e tyre, jo të drejtojnë opozitën dhe ta çojnë atë drejt pushtetit. T’u hapet rrugë të rinjve, atyre që japin besim dhe të tjerë do t’i afrohen strukturave të PD.
 
A ka rivalitet mes grave në Partinë Demokratike? 
 
Kudo ka rivalitet, por kur ai bëhet dashakeqës, është i rrezikshëm. Unë personalisht vij nga strukturat e PD dhe forumi i LDG. Jam deputete e Qarkut Lezhë, dhe jam kujdesur që në strukturat e PD të ketë sa më shumë gra dhe përfaqësim. PD ka vend për të gjithë, dhe nëse je një person që nuk e ke dhuratë politikën dhe ke patur gjatë rrugës vështirësi të tipit "rivalitet dashakeqës", je edhe më mikpritëse për gratë dhe vajzat që duan të jenë të përfaqësuara, të cilat i sheh që përpiqen, dhe rruga nuk ju lehtësohet e dora mikpritëse nuk ju shtrihet. Do të doja që gjërat të ndryshojnë, për gratë dhe vajzat, siç do doja që dhe unë për gjatë vitit të parë të mandatit të isha mirëpritur nga koleget më të "vjetra". Për rastin e zj. Grida Duma, absolutisht e kam thënë dhe më herët që është një zë i ri dhe personazh i pëlqyer nga publiku për prezencën, formimin dhe angazhimin e saj pranë PD. Këtë e tregoi dhe votimi maksimal në Këshillin Kombëtar. Të rinjtë dhe vlerat intelektuale duhen mirëpritur, dhe kjo për hir të rrugës tonë të përbashkët drejt pushtetit dhe largimit sa më shpejt të kësaj qeverie të revanshit dhe skandaleve, që nuk njeh Kushtetutën dhe dhunon opozitën. Le t’u japim shansin të gjithëve të shpalosin idetë dhe bagazhin e tyre në të mirë të misionit që kemi të gjithë, pavarësisht "xhelozive femërore të të pazëvendësueshmeve".
 
Opozita ka më shumë se 4 muaj që është shkëputur nga jeta parlamentare. A pritet një vendim i afërt, që opozita të rikthehet në Parlament?
 
Përderisa nuk ka një reagim nga mazhoranca, nuk mund të flitet për vendim të opozitës. Falë vendosmërisë së opozitës dhe presionit ndërkombëtar, u vunë në rendin e ditës dy kërkesa të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore. Këto kanë qenë dhe janë një detyrim kushtetues, ndërsa qeveria Rama-Meta kanë qenë prej disa muajsh në shkelje flagrante të këtij detyrimi. Opozita ka ndërprerë marrëdhëniet me Kuvendin, për të mos u pajtuar dhe për të mos u bërë fasadë me shpërfilljen skandaloze të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga shumica Rama-Meta dhe me kriminalizimin e Parlamentit. Për këto dy çështje, opozita ka sensibilizuar gjithë opinionin publik shqiptar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, ku Kuvendi është kthyer në një vend ku vendimet e Gjykatës Kushtetuese hidhen në kosh dhe Parlamenti kthehet në një “arenë gladiatorësh” kundër opozitës, me urdhër të vetë Ramës "sulltanit" . Por, a ka garanci që kjo mazhorancë nuk do t’i shkelë prapë këto detyrime? Asnjë garanci. Ne nuk mund të pranojmë që zbatimi i vendimeve të gjykatave, të varet nga humori dhe konjukturat e ditës. Ndaj, ne kemi kërkuar dhe kërkojmë një marrëveshje me garancinë e miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë lidhur me këto dy çështje madhore që na bëjnë të mos e ndërpresim bojkotin deri në arritjen e kësaj marrëveshjeje. Për sa kohë Rama vazhdon të mos e shohë të vërtetën, të heshtë për promovimin e trafikantëve në politikë, në administratën e lartë dhe në Kuvendin e Shqipërisë. Le të flasë hapur me shqiptarët për këtë fenomen të shëmtuar dhe të distancohet publikisht dhe politikisht nga fenomeni dhe nga dhuna në Kuvend.
 
Brenda PD janë ngritur komisionet respektive, që dublojnë ato parlamentare. Por, a mund të bëhet opozita e fortë, për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, nëpërmjet komisioneve paralele të ngritura në SHQUP? 
 
Opozita, siç shpjegova arsyet e bojkotit, u detyrua nga rrethanat që të merrte këtë vendim duke ndjekur të gjitha projektligjet dhe vendimet e mazhorancës hap pas hapi për të kundërshtuar çdo ndryshim që prek interesat e qytetarëve dhe vendit. Besoj keni ndjekur prononcimet e PD pas konkluzioneve të komisioneve përkatëse për projektligje dhe vendime të ndryshme që janë shqyrtuar në këto kohë të bojkotit. Opinioni publik është informuar çdo ditë për revanshin, kalimin pa konsultim në Parlament të ligjeve, reformave të nxituara dhe të pastudiuara, instalimin e shtetit policor dhe të dhunës që kryefjalë të ditës ka kërcënimin me burg të bizneseve, shoqërisë civile dhe paralajmërimin se kjo është gjuha e shtetit me qytetarët e saj.
 
Do ta mbështesnit ju deputeten rebele të PD, Mesila Doda, që grupi parlamentar demokrat t’i jepte fund bojkotit dhe t’i rikthehej punimeve të Kuvendit?
 
Grupi parlamentar ka një qëndrim dhe këtë e ka argumentuar qartë. Nëse ka thirrje për të shkuar në Parlament nga disa deputetë, unë nuk bëj pjesë tek ata deputetë që i përgjigjem "thirrjeve", por i qëndroj argumentave, qëndrimeve të shumicës së grupit, zhvillimeve politike, pasi jam deputete e dalë me votën e demokratëve, kam përgjegjësi dhe jam e përgjegjshme. Përderisa mazhoranca dhunon përfaqësuesit e votuar nga demokratët dhe nuk njeh ligjet dhe Kushtetutën, nuk mund dhe nuk duhet të kem asnjë mëdyshje për të dëgjuar "thirrjet" e askujt. Deputetja Mesila Doda është e lirë të thotë gjithçka sipas mendimit të saj. Thirrjet mbeten thirrje…Unë them që kontributi, vitet në shërbim të PD dhe karrierës politike duhen menaxhuar më mirë nga të gjithë. Demokratët presin që ne të jemi bashkë të gjithë për të larguar sa më shpejt klikën që ka uzurpuar me dhunë institucionet deri dhe Parlamentin.
 
Pse grupi parlamentar demokrat nuk mblidhet prej dy muajsh? 
 
Grupi parlamentar mblidhet shumë herë, më shpesh sipas komisioneve apo disa komisioneve së bashku. Deputetët janë angazhuar edhe nëpër zona pranë strukturave të PD në rrethe për të biseduar, diskutuar çdo problem që i shqetëson ato, për keqqeverisjen dhe përkeqësimin e jetës së tyre, propozimin nga vetë ata se si mund të reagojmë si opozitë për të ndaluar këtë revansh. Të gjithë deputetët janë angazhuar që të thonë mendimet e tyre në median e shkruar dhe të folur. Foltorja e PD ka qenë më shumë se asnjëherë tjetër, një tribunë e denoncimit të kësaj situate dhe përkeqësimit të jetës së qytetarëve çdo ditë. Grupe pune punojnë me përkushtim dhe profesionalizëm pranë PD për reformat dhe platformën opozitare, që forumet drejtuese të cilat do zgjidhen së shpejti, të përballen me të gjitha mjetet demokratike në betejën opozitare që do të jetë vërtet e fortë në ditët në vijim.
 
Çfarë prisni realisht nga vizita e Ramës në Beograd? 
 
Unë i bashkohem qëndrimit të shumicës së shqiptarëve, që Rama nuk duhet ta vizitojë Beogradin. Pse? Sepse Serbia vazhdon me urrejtjen, nacionalizmin dhe albanofobinë e saj. Sepse Rama duhet të kujtojë Masakrën e Tivarit dhe shumë të tjera, e të mos kalojë mbi kufoma për të mbërritur në Beograd. Sepse thirrjet nacionaliste në stadium ndaj shqiptarëve janë dëshmi e qartë e urrejtjes shekullore të Beogradit. Sepse u shfaq gjuha e ashpër e autoriteteve shtetërore të Beogradit, me nota urrejtjeje për flamurin tonë kombëtar, kur ata kishin qindra flamuj serbë në stadium. Sepse pati deklarata të shumta pro kombëtares sonë nga shumë autoritete ndërkombëtare dhe bota e sportit. Kryeministri që përfaqëson shqiptarët, nuk mund të shkojë në Beograd kur nuk është i mirëpritur. Kjo vizitë nuk do sjellë asgjë pozitive, sepse Beogradi dëshmoi qartë se nuk mund të distancohet nga dhuna dhe urrejtja shekullore ndaj nesh. Dhe nëse një njeri i papërgjegjshëm si Rama shkon në Beograd, as unë dhe asnjë shqiptar nuk mund të presë asgjë pozitive.
 
Kush mund ta ketë provokuar incidentin në Beograd? 
 
Flamuri Shqiptar mbi stadiumin e Beogradit dhe mbrojtja që ju bë nga djemtë " heronj" të kombëtares, na bëri të ndjehemi krenarë dhe përballë kësaj e humbet rëndësinë fakti se nga erdhi. "Shqipet fluturojnë lart e më lart" dhe Beogradi duke bllokuar tifozët shqiptarë nga të gjitha trojet, harroi se mund të ishim prezent, dhe mijëra serbë në stadium zgurdulluan sytë nga qielli të befasuar. Flamuri është gjëja e vetme që shqiptarët nuk të falin. Aty është historia, dhimbja, krenaria dhe përpjekjet tona në shekuj. Atë që se bëri politika dhe shteti, e bënë djemtë e Shqipes në mes të Beogradit. Për mua ka qenë një nga momentet më të veçanta që zoti dhe djemtë mundën të na bëjnë superior në mes të histerisë së serbëve. Ai që e ka bërë këtë, për mua është një "gjeni" që nuk i nevojitet asnjë shpikje tjetër.
 
Si e gjykoni qëndrimin e zonjushës Dasara Malltezi për incidentin në Beograd? 
 
E kam lexuar këtë status dhe nëse është i vërtetë, Sara duhet ta shpjegojë më mirë qëndrimin e saj, pasi jemi të lirë të komentojmë për situatën dhe të gjithë komentuam në këndvështrimin tonë. Secili prej nesh ka mendimet e tij, përfshirë këtu dhe Sarën. Ajo ka personalitetin e saj dhe nuk është kopja e askujt, si një vajzë e re që guxon të shprehë atë që mendon.
 
Intervistoi: Eneida Jaçaj
 

Më të lexuarat