Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Forecast

Berat, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skyNorth-northwest, Light air, 0.7 m/s30°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0128 bar

Durrës, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skySouth, Light air, 1.2 m/s28°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0117 bar

Korçë, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skyWest-northwest, Light breeze, 2.2 m/s28°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0139 bar

Kukës, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skyWest-southwest, Light breeze, 2.4 m/s29°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0136 bar

Shkodër, Albania

08/27/2014 - 08:00

Clear skyNorth-northeast, Light air, 1.1 m/s22°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0120 bar

Tirana, Albania

08/27/2014 - 11:00

KlarværSør, Flau vind, 0.6 m/s29°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0120 bar

Vlorë, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skyNorthwest, Light air, 0.3 m/s31°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0117 bar

Weather forecast from yr.no.

Rregullat e reja për ndryshimin e emrit

Rregullat e reja për ndryshimin e emrit

Ligji i ri për gjendjen civile parashikon që kërkesa për ndryshimin e emrit/mbiemrit t’i paraqitet përgjegjësit të zyrës së gjendjes civile, ku kërkuesi ka vendbanimin. Tarifat për paraqitjen e kërkesës përcaktohet me urdhër të përbashkët të ministrit përgjegjës për gjendjen civile e të ministrit të Financave, dhe parapaguhen nga kërkuesi me depozitimin e kërkesës. Ligji parashikon gjithashtu se përgjegjësi i zyrës së gjendjes civile formon fashikullin e kërkesës me dokumentet përkatëse dhe, pasi ka verifikuar nëse ka shënime të mëparshme në regjistrin e gjendjes civile, brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve e përcjell fashikullin pranë prefektit të qarkut nën juridiksionin e të cilit ndodhet zyra e gjendjes civile, së bashku me mendimin e tij lidhur me plotësimin e dokumentacionit dhe verifikimin paraprak të arsyeve të kërkesës së paraqitur. “Prefekti, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe kërkesës, kryen këto verifikime: a) Për pasjen ose mospasjen e juridiksionit; b) Hetimin për praninë e shkaqeve që legjitimojnë kërkesën dhe legjitimimin e kërkuesit, sipas nenit 57; c) Respektimin e procedurave e të afateve kohore brenda të cilave duhej të ishte paraqitur kërkesa; ç) Vlerësimin e arsyeve të kërkesës; d) Marrjen e dokumenteve zyrtare, provave të nevojshme apo informacionit të nevojshëm për trajtimin e kërkesës. Prefekti, kur çmon se janë përmbushur kushtet dhe procedurat sipas këtij ligji, urdhëron afishimin e shpalljes së kërkesës në zyrën e gjendjes civile ku është paraqitur kërkesa, pranë vendbanimit të kërkuesit, si dhe në dy prej gazetave, për një periudhë prej 15 ditësh, si dhe/ose në “Fletoren zyrtare”, thuhet në ligj. Sipas ligjit, shpallja duhet t’u njoftohet personave të interesuar për ndryshimin e emrit/mbiemrit të kërkuesit apo të atyre personave që mund të preken nga ndryshimi i kërkuar. Forma dhe përmbajtja e shpalljes përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për gjendjen civile, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile. Tarifat për afishimin e shpalljes përcaktohen me urdhër të përbashkët të ministrit përgjegjës për gjendjen civile e të ministrit të Financave dhe parapaguhen nga kërkuesi përpara se të bëhet afishimi i shpalljes.“Kur prefekti çmon se kërkesa nuk plotëson dokumentacionin shoqërues apo elementet formale të saj, cakton një afat jo më të shkurtër se 30 ditë për plotësimin e kërkesës, duke njoftuar kërkuesin dhe zyrën e gjendjes civile, ku ai ka vendbanimin, për plotësimin e saj. Nëse brenda këtij afati kërkuesi nuk plotëson të metat e kërkesës, prefekti vendos për deklarimin e braktisjes së procedurës dhe arkivimin e kërkesës. Në këtë rast kërkesa nuk evidentohet në shënimet e gjendjes civile”, parashikon ligji.

Saturday, April 27, 2013 - 10:41
Total votes: 10