BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rritet shuma e parave të grabitura në BSH, paratë u investuan në pasuri të paluajtshme, vjedhësit alibi me kazinotë

Rritet shuma e parave të grabitura në BSH, paratë u investuan
Thellohet skandali i vjedhjes së Bankës së Shqipërisë. Shuma e parave të grabitura në Bankën e Shqipërisë nga punonjësi Ardian Bitraj që kap shifrën e 600 milionë lekëve, duket se shkon shumë më tepër se sasia e parave të deklaruara nga vetë punonjësi i bankës. Ndonëse Bitraj ka pranuar se ka vjedhur 600 milionë lekë nga banka për katër vjet në bashkëpunim me një tjetër punonjëse të kësaj banke, Mimoza Bruzia, Prokuroria ka hedhur dyshime të forta se punonjësi i bankës nuk është treguar i sinqertë në deklaratën e tij lidhur me shumën e grabitur. Ndërsa 45-vjeçari ka rrëfyer në Prokurori të gjithë procesin e grabitjes spektakolare, ka ngritur alibi se paratë i ka shpenzuar në kazinotë poshtë banesës së tij, alibi e cila është hedhur poshtë nga organi i akuzës e cila dyshon se paratë e vjedhura janë investuar në pasuri të paluajtshme. Kjo pasi Bitrajt i janë gjetur lekë në banesë, ndërsa organi i akuzës paralajmëron vendosjen e masës së sekuestros për këtë kategori të pasurive të Bitrajt. Në këtë kuadër, në vijim të veprimeve hetimore, për të vërtetuar deklaratat e përgjegjësit të arkës stok, një pjesë e grupit hetimor ka shkuar në kazinotë ku Bitraj pretendon se ka lënë 6 miliardë lekë të vjetra. Mësohet se do të sekuestrohet dhe kamerat e sigurisë së këtyre bizneseve, për të parë shumën e parave që ka lënë Ardian Bitraj, i cili për 4 vite vodhi një nga institucionet më të sigurta në Shqipëri. Ndërkohë në pyetje do të merren dhe punonjësit e kazinove, për të parë nëse ata e mbajnë mend Bitrajn dhe në çfarë shumash luante në kazino. 
 
Rrëfimi i grabitjes
 
Punonjësi i Bankës së Shqipërisë pretendon se shumat prej 600 milionë lekësh i ka tërhequr përgjatë 4 viteve, me dijeninë e koleges së të njëjtit sektor, Bruzaj, duke ndjekur një mekanizëm për skenar filmash. Ai ka deklaruar se hynte në këtë sektor, ku i ishin besuar çelësat nga Banka e Shqipërisë me libra, të cilat i zëvendësonte me lekë të prerjeve 5 mijëshe. Bitraj është shprehur se lekët i fshihte në trup dhe se ka patur ditë që ka kaluar pragun e bankës edhe me 10 milionë lekë të fshehura. Ditën e enjte në Gjykatën e Tiranës është dhënë masa e sigurisë për të dy punonjës të Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë, në fshehtësi të plotë duke qenë se ngjarja kategorizohet si tepër e klasifikuar nga banka qendrore dhe institucionet që po e hetojnë. Gjykata ka vendosur t’i lërë në burg dy ish-punonjësit me akuzën e shpërdorimit të detyrës për Ardian Bitraj dhe shpërdorim detyre dhe moskallzim krimi për Mimoza Bruzia.
 
Falë auditit të brendshëm të Bankës Qëndrore është zbuluar se disa nga arkat e parave ishin prekur dhe mungonte një sasi e konsiderueshme parash. Burime nga grupi hetimor i ngritur për këtë çështje nga policia dhe prokuroria dhe ekspertë të bankës ka mundur të zbardhë të gjithë skemë, kjo dhe falë dëshmisë së Ardian Bitraj.
Funksionet e Bankës së Shqipërisë
 
Në Departamentin e Emisionit ku punon dhe dy shtetasit Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia ka dy funksione në Bankën e Shqipërisë. I pari është nxjerrja në qarkullim e parasë, hedhja e kartmonedhave të reja dhe i dyti grumbullimi i tepricave dhe tërheqja nga qarkullimi i kartmonedhave të dëmtuara. Dyshohet se dy ish-punonjësit e bankës kanë përfituar nga të funksionet, pasi kanë përvetësuar si nga ato që do te hidheshin ne tre ,po ashtu dhe nga ato që kanë dalë nga tregu. Joana Tafa
 

Më të lexuarat