BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Sali Berisha: Balili është marrë në mbrojtje nga Rama dhe jo nga LSI, dorëzoni pajisjen e përgjimit dhe mos kërcënoni gjyqtarët, vendi i zhytur në skandale

Sali Berisha: Balili është marrë në mbrojtje nga Rama dhe jo
Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer sërish çështjes së arratisjes së Klemend Balilit, duke bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. Ai mohoi se me këto deklarata po mbronte LSI-në në këtë çështje duke akuzuar drejtpërdrejtë Ramën se ka mbrojtur Balilin. Në lidhje me përgjimet, Berisha ka deklaruar se është një veprim skandaloz dhe ka bërë apel që pajisja t’u dorëzohet autoriteteve përkatëse duke ndihmuar hetimin. Ish-kryeministri nuk ka sjellë në vëmendje edhe rastin kur sipas tij gjyqtarëve u është bërë presion, në rastin e Arben Frrokut. “Balili u shpall “Eskobari i Ballkanit”. Çfarë ndodhi me të? Ua them unë. Meqenëse policia greke dhe DEA njoftuan që kishin bërë hetim dhe gjetën se është miliarderi i Ballkanit me drogë, vetë kreu i Balilit në Parlament u tha qytetarëve “një punë e mirë e policisë shqiptare me DEA”. Europoli në përgjigje të mashtrimeve në deklaratën e datës 19 maj informon se 17 persona janë arrestuar, 11 grekë  dhe  6 shqiptarë nga bashkëpunimi mes policisë greke dhe belge, DEA-s amerikane dhe italiane. E përjashtuar tërësisht policia shqiptare pasi kjo polici i kishte thënë asaj greke se Balili është vetë Ediskobari kryeministër dhe se ai nuk mund të preket. Kur ambasadori ynë bëri marrëzinë, demantoi CNN grek me notë zyrtare, CNN grek i nxori letrën e policisë shqiptare ku i thuhej se ky është i bardhë si bora. Çështja e Balilit është çështje tronditëse për Shqipërinë, rajonin dhe botën”, ka thënë Berisha. Ish-kryeministri ka deklaruar se ngjarja është hetuar prej disa muajsh nga autoritetet e huaja dhe ka akuzuar Ramën për presione. “Janë po këta që thonë se po e hetojnë prej muajsh, këta që e deklaruan të bardhë si bora, janë po këta që e përcollën. Pasi me urdhër të Edi Ramës na kërcënoi me gjyq për shpifje, ia mbathi në drejtimin që ia mbathi Arben Frroku tre muaj më parë. Ai ia mbathi por Ediskobari mbeti këtu. Pasi ia mbathi u bënë të gjallë, i pari Koço. Akuza ndaj Sali Berishës po mbron LSI. Unë nuk mbroj LSI, por nuk mund të them se hekurat që i ka nxjerrë me qindra herë në televizor Ediskobari për ata që nuk paguajnë një faturë dritë. Hekurat i ka Ediskobari. Hekurat i ka Tahiri, as Panariti dhe as Manjani. Hekurat janë ekskluzivitet i Eskobarit. Pse duhet ti them atij se ti je i LSI kur mbrojtjen totale kriminelit europian ia jep Edi Rama”, ka thënë Berisha. 
 
Përgjimet 
Sali Berisha nuk ka lënë pa përmendur as çështjen e përgjimeve dhe ka bërë thirrje që pajisja e përgjimit t’i vihet në dispozicion organit të hetimit. Berisha e ka quajtur përgjimin akt banditesk dhe u ka bërë thirrje autoriteteve italiane të japin ndihmën e tyre. “Dorëzo pajisjen! Pajisje të tilla që ta dini ju kanë hyrë gjatë qeverisjes Nano, Berisha dhe do hynë në Shqipëri. Shullazin por jo Presidentin kurrën e kurrës nuk mund ta përgjosh, jo kundërshtarin politik. Kjo polici i ka përdorur. Kjo është shumë e rëndë, nuk do kalojë kështu. Përgëzoj komisionin, dënoj aktin arrogant, të pacipë, të ministrit që me diskonsideratë u ngrit dhe iku. Vlerësoj faktin që deputetët me pyetjet e tyre bënë transparencë për këtë skandal. Ju garantoj që kjo nuk mbyllet këtu”, ka thënë Berisha. Ish-kryeministri ka deklaruar se Edi Rama e ka zhytur vendin në skandale llumi dhe ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin për implikime në to. “Skandalet në të cilat Rama e ka zhytur Shqipërinë dhe e ka shndërruar në vendin më të neveritshëm, më të pabesueshëm, vendin më qesharak, më të rrezikshëm. Këtu kalohet nga skandali në skandal. Kjo është  qeveri e ka zhytur vendin në një llum skandalesh të një pas njëshme”, ka deklaruar ai.
 
Bujar Muçaku 
 

Më të lexuarat